Komuna e TuzitKomuna e Tuzit

Tuzi fiton targat e regjistrimit TZ

Publikuar Lexo në gjuhën malazeze

Duke filluar nga sot, qytetarët e Komunës së Tuzit zyrtarisht do të kenë targat e veçanta të rregjistrimit të autmjeteve me shkurtesën TZ.
Nga targat që qytetarët i kishin PG-Podgoricë, tani e tutje do ti kenë me shkurtesën TZ-Tuzi. Kjo vjen pasi që në bazë të ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi nga 1 shtatori Tuzi është komunë e plotë. Regjistrimi i targave të vjetra të regjistrimit me të rejat do të bëhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve.