Rreth institucionit
QKI „Malësia“ është themeluar në vitin 2004, ndërsa veprimtarinë e ka filluar më 5 korrik 2005, me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillimin dhe organizimin e veprimtarive kulturore, artistike, informative dhe edukative, si dhe për ruajtjen, promovimin dhe afirmimin e vlerave kulturore të Malësisë. Që nga themelimi, institucioni e zhvillon veprimtarinë në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën malazeze.
Deri në decentralizimin e kompetencave lokale QKI „Malësia“ ka funksionuar në kuadër të Kryeqytetit të Podgoricës. Në vitin 2021 kompetencat për institucionin kaluan te Komuna e Tuzit, e cila me Vendimin për themelimin e Institucionit Publik Qendra Kulturore-Informative „Malësia“ të 24 janarit 2022 mori kompetencat e themeluesit. Veprimtaria financohet nga buxheti i Komunës së Tuzit.
Në ambientet e QKI „Malësia“ organizohen koncerte, shfaqje, ekspozita, promovime librash, prezantime artistike, tribuna, takime, jubile dhe manifestime, në fushat e muzikës, folklorit, letërsisë, teatrit, filmit dhe artit pamor. Institucioni është partner dhe bashkëorganizator i Komunës së Tuzit në aktivitete dhe manifestime kulturore.
Dhënia me qira e hapësirave
Sipas Vendimit të Këshillit të IP QKI „Malësia“ Tuz nr. 01-116/22 të datës 14.03.2022:
| Hapësira dhe destinimi | Kohëzgjatja | Çmimi (EUR) |
|---|---|---|
| Salla — aktivitete me përgatitje më të madhe, prova dhe skenografi (promovime politike, konventa, festivale) | deri në 4 orë | 300,00 |
| Salla — aktivitete me përgatitje dhe prova (koncerte) | deri në 4 orë | 200,00 |
| Salla — ligjërata, tryeza, prezantime, promovime librash | deri në 3 orë | 150,00 |
| Koridori–galeria | 4 orë brenda një dite | 150,00 |
Në çmim përfshihen pajisjet (ndriçimi, zërimi, klimatizimi, video projektori) dhe shërbimet e personelit teknik. Pagesa bëhet në xhirollogarinë 530-30439-70, NLB Banka. Rezervime: kicmalesija@t-com.me · +382 20 875 143.
Çfarë bëjnë
- Koncerte dhe shfaqje
- Ekspozita të artit pamor
- Promovime librash dhe prezantime artistike
- Tribuna, takime dhe manifestime kulturore
- Shfaqje dhe filma për fëmijë
- Dhënia me qira e sallës dhe e galerisë
