Komuna e TuzitKomuna e Tuzit

PANAIRI I PARË I BUJQËSISË - 12 dhe 13 DHJETOR 2020

Publikuar Lexo në gjuhën malazeze

QENDRA E TUZIT

Komuna e Tuzit organizon Panairin e parë të bujqësisë „Agroprodukt 2020- Tuz”, i cili do të mbahet vikendin e dytë të dhjetorit (12 dhe 13) 2020.

Ftojmë të  gjithë prodhuesit bujqësor që janë të interesuar si dhe personat të cilët merren me përpunimin dhe prodhimin e ushqimit që të paraqitën për pjesëmarrje në panair ku do të ekspozojnë prodhimet e veta.

Gjithashtu ftojmë të gjithë të interesuarit që ta vizitojnë  panairin ku besojmë se do të gjejnë prodhime sipas qejfit të vet.

Paraqitjet bëhen me plotësimin e Fletëparaqitjes dhe i njëjti dërgohet në email adresën agrotuzi@tuzi.org.me ose dorëzohet në zyrën e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural deri më 20 nëntor në orën 16:00.

Për të gjitha informacionet mund të drejtoheni pranë Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural, në kontakt telefonin:067/083-309; 067/179-284 dhe 067/083-367.

Fletëparaqitjen mund ta merrni në web faqen e Komunës ose në Sekretariatin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Formulari