Kthehu te Seancat

5.Vendimi-per-kompensimin-e-keshilltareve

DOCDokument Word33 KB

Shkarko

Në bazë të nenit 38 paragrafi 1 pika2 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fleta zyrtare e Malit të Zi”,nr. 2/18, 34/19, 38/20, 50/22, 84/22), nenit 48 të Statutit të komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale”, nr. 24/19, 05/20, 51/22, 55/22), Kuvendi i komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur më 20.07.2023 ka sjell

VENDIM

mbi kompensimin këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Tuzit

Neni 1

Më këtë vendim përcaktohen kushtet dhe lartësia e kompensimit dhe e të ardhurave të tjera të këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Tuzit, lidhur më kryerjen e funksionit të këshilltarit.

Neni 2

Të gjitha shprehjet që në këtë vendim përdorën për personat fizik në gjininë mashkullore përfshijnë të njëjtat shprehje në gjininë femërore.

Neni 3

Këshilltarët e Kuvendit të komunës së Tuzit kanë të drejtë për kompensim si vijon:

• për kryerjen e funksionit të këshilltarit- shtesa e këshilltarit;

• për pjesëmarrje gjatë martesës.

Neni 4

Kompensimi nga neni 3 alinea 1 e këtij vendimi caktohet në lartësi prej 250,00 euro në muaj.

Kompensimi nga neni 3 alinea 2 e këtij vendimi, do të paguhet për çdo ditë të pjesëmarrjes në martesë, në shumën e një kompensimi ditor për një udhëtim zyrtar në vend.

Neni 5

Të drejtën e kompensimit në lartësinë e mëditjes për udhëtim zyrtar në vende kanë anëtarët e trupave punues të cilët i formon Kuvendi i komunës së Tuzit e të cilët nuk janë këshilltarë.

Pagesa e kompensimit nga paragrafi 1 i këtij neni paguhet për çdo ditë të prezencës në seancën e trupit punues.

Neni 6

Punët lidhur më pagesën i kryen organi kompetent për kontabilitet, sipas urdhrit të sekretarit të Kuvendit të komunës së Tuzit, në bazë të evidencës zyrtare, me së voni deri më 10 të muajit të ardhshëm nga muaji për të cilin behet pagesa.

Neni 7

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ndalohet përdorimi i Vendimit mbi kompensimin këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale”,nr. 32/19).

Neni 8

Ky vendim hyn në fuqi ditën e tetë prej ditës së publikimit në "Fletën zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale".

Numër: 02-016/23-4804/1

Tuz, më 20.07.2023

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI,

Fadil Kajoshaj