Kthehu te Seancat

11.Keshilli-per-statut-dhe-akte

DOCDokument Word30 KB

Shkarko

Ne bazë të nenit 54 të Statutit të komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale” nr. 24/19, 05/20, 51/22, 55/22), neneve 4 dhe 9 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale” nr. 15/19), e në përputhje me listën e kandidatëve të cilën e ka dorëzuar Këshilli për zgjedhje dhe emërime, Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 11.04.2023 ka sjellë

VENDIM

MBI EMËRIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT PËR STATUT DHE AKTE

Neni 1

Në Këshillin për Statut dhe akte të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:

Për kryetar të Këshillit: Albian Sinishtaj

Kurse për anëtarë:

1. Amella Beqiraj

2. Nikolla Camaj

3. Mevlludin Dizdareviq

4. Mirza Pepiq

Neni 2

Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjatë deri tek pushimi i mandatit të kuvendit.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.

Numër: 02-016/23-2595/1

Tuz, më 11.04.2023

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI,

Fadil Kajoshaj