Kthehu te Seancat

PROCESVERBAL-NGA-SEANCA-XX-E-KUVENDIT-TE-KOMUNES-SE-TUZIT

DOCDokument Word87 KB

Shkarko

PROCESVERBAL

NGA SEANCA XX E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

MBAJTUR MË 23 DHJETOR 2021

Seancën e hapi kryetari i Kuvendit, i cili filloi punimet në orën 14:00.

Sekretari i Kuvendit i thirri këshilltarët e pranishëm.

Këshilltarët që munguan: Enis Gjokaj, Mirza Pepiq, Simon Ivezaj, Sanda Abdiq, Elvir Kajosheviq, Danijela Djeljaj, Samra Gjokoviq, Halil Dukoviq, Petar Ljucdjonaj, Naser Krkanoviq, Esmina Orahovac.

Në seancën e Kuvendit përveç këshilltarëve morën pjesë: Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës, Ivan Ivanaj, nënkryetar, Haris Ramoviq, nënkryetar i komunës, Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Driton Gjokaj, Sekretar i Sekretariatit për Financa, Esmin Beqoviq, U.D. sekretar i Sekretariatit për zhvillim ekonomik, Elvisa Redžematović, sekretare e Sekretariatit për Pronë, Leka Ivezaj, sekretar i Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe punë komunale, Ismeta Gjoka Sekretare e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Vasel Sinishtaj U.d. Kryeadministrator, Nikolla Camaj drejtor ekzekutiv i Sh.PK “Komunalno/Komunale” Tuz, Rexhep Çunmulaj, ushtrues detyre i shefit të policisë dhe inspekcionit komunal.

Kryetari i Kuvendit deklaroi se ka kuorum dhe se Kuvendi në përputhje me Rregulloren e Punës mund të punojë dhe të marrë vendime të vlefshme.

Pas thirrjes së këshilltarëve, Kryetari i Kuvendit vuri në votim Procesverbalin nga seanca XIX e Kuvendit të Komunës, i cili u miratua nga 20 (njëzet) këshilltarë, nuk pati kundërshtime, nuk pati asnjë abstenim.

Kryetari i Kuvendit i njoftoi të pranishmit se ka ardhur propozimi për plotësimin e rendit të ditës së seancës dhe fjalën ia ka dhënë kryetarit të Komunës, Nik Gjeloshaj.

Kryetari Nik Gjeloshaj propozoi që në rend të ditës të përfshihen këto pika:

-Propozimi i Vendimit për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit deri në ndarjen përfundimtare të pronës për krijimin e kushteve për punën e Komunës së Tuzit.

-Propozimi i Vendimit të furnizimit publik me ujë në territorin e Komunës së Tuzit,

- Propozim Vendimi për miratimin e Planit Financiar të Organizatës Turistike të Tuzit për vitin 2022,

- Propozim Vendimi mbi dhënien e pëlqimit në Çmimoren për dhënien me qira në objektin e tregut për shitjen e mallrave të përzier SH.P.K "Pijace/Tregu" Tuz,

- Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit të Programit të kryerjes së veprimtarive komunale të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Pijace/Tregjet” Tuz për vitin 2022.

Kryetari i Kuvendit vuri në votim individualisht secilin nga vendimet e propozuara më sipër, të cilat pas votimit me votat e 20 (njëzet) këshilltarëve u bënë pjesë përbërëse e rendit të ditës.

Kryetari i Kuvendit para votimit të rendit të ditës së propozuar, propozoi që Projektvendimi për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit deri në ndarjen përfundimtare të pronës për krijimin e kushteve për punë të komunës së Tuzit të jetë pika 2 e rendit të ditës.

Kuvendi me votat e 20 (njëzet) këshilltarëve miratoi rendin e ditës si në vijim:

RENDI I DITËS

1. Propozimi i Vendimit mbi Buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2022;

2. Propozimi i Vendimit për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit deri në ndarjen përfundimtare të pronës për krijimin e kushteve për punën e Komunës së Tuzit;

3. Propozimi i Vendimit mbi kompensimet për shfrytëzimin e rrugëve komunale të Komunës së Tuzit;

4. Propozimi i Vendimit mbi përcaktimin e kompensimit për punë të organeve drejtuese dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuar themelues i të cilave është Komuna e Tuzit;

5. Propozimi i Vendimit mbi blerjen e patundshmërive – objekteve ndërtimore;

6. Propozimi i Vendimit mbi stimujt dhe investime në zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Tuzit;

7. Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Statut të SHPK „Vodovod i kanalizacija/Ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz;

8. Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin e Bordit të drejtorëve të SHPK „Vodovod i kanalizacija/Ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz, numër 01-031/21-14778 prej më 01.12.2021;

9. Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Statut të SHPK „Pijace / Tregu” Tuz;

10. Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin e Bordit të drejtorëve të SHPK „Pijace/Tregu” Tuz, numër 01-031/21-14822 prej më 02.12.2021;

11. Propozimi i Vendimit mbi vazhdimin e implementimit të Planit të veprimit për të rinjtë;

12. Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Planit lokal aksional për barazinë gjinore për periudhë 2022-2023;

13. Propozimi i Vendimit mbi kompensimin dhe të drejtat e tjera të pjesëmarrësve të LNÇ dhe anëtarëve të familjeve të tyre;

14. Propozimi i Vendimit mbi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Programit të objekteve të përkohshme për territorin e Komunës së Tuzit;

15. Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Draftit të Programit të rregullimit hapësinor të Komunës së Tuzit për vitin 2022;

16. Propozimi i Konkludimit mbi miratimin e Raportit mbi gjendjen e rregullimit hapësinorë të Komunës së Tuzit për vitin 2021;

17. Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Planit të Veprimit të qëndrueshëm të energjisë dhe klimës për Komunën e Tuzit (SECAP)

18. Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Programit vjetor për kryerjen e veprimtarive komunale të SHPK „Komunalno/Komunale” Tuz për vitin 2022 së bashku me Propozim vendimin mbi dhënien e pëlqimit në të njëjtin;

19. Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendim mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të SHPK „Komunalno/Komunale” Tuz;

20. Propozim Vendimi për furnizimin publik me ujë në Komunën e Tuzit.

21. Propozim Vendimi për miratimin e Çmimores për dhënien me qira në objektin e tregut për shitjen e mallrave të përzier Sh.P.K “Pijace/Tregu” Tuz.

22. Propozim Vendimi për miratimin e Programit për kryerjen e veprimtarive komunale të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Pijace/Tregu" Tuz për vitin 2022.

23. Propozim Vendimi mbi dhënien e pëlqimit në planin financiar të Organizatës Turistike të Tuzit për vitin 2022.

1. PIKA NJË– Propozimi i Vendimit mbi Buxhetin e komunës së Tuzit për vitin 2022;

Fjalë hyrëse dhe sqarime lidhur me pikën e parë i ka dhënë Driton Gjokaj, Sekretar i Sekretariatit për Financa.

Propozuesi i vendimit ka paraqitur dy amendamente në projektbuxhetin.

Amandamenti 1:

- Te kapitulli i buxhetit 4413-Shpenzime për objekte ndërtimi dhe infrastrukturore (Sekretariati për Financat) shtoni shumën 75 000,00 euro.

- Kapitulli i buxhetit 4416-Mirëmbajtja e investimeve (Sekretariati për Financa) zvogëlohet për të njëjtën shumë.

Arsyetim:

Në kapitullin 4413 të buxhetit për ndërtimin e objektit të BL Dheu i Zi i shtohen mjete në vlerë prej 75.000.00 euro.

Komuna e Tuzit kishte planifikuar shumën prej 50.000.00 euro për ndërtimin e këtij objekti në Buxhetin e vitit 2021, është shpallur procedura e prokurimit publik (dokumentacioni i tenderit), e cila nuk ka mundur të realizohet deri në fund për shkak se nuk ka pasur ofertues të interesuar. Duke u afruar fundi i vitit rrjedhës për përsëritjen e procedurës së prokurimit publik nuk kishte kohë të mjaftueshme, propozoj që mjetet për ndërtimin e objektit të BL Dheu i Zi të planifikohen në buxhet për vitin e ardhshëm në një shumë më të madhe sepse ka pasur rritje të çmimeve në tregun e materialeve të ndërtimit.

Amandamenti 2:

- Në kapitullin e buxhetit 41811-Subvencionim për mbështetjen e prodhuesve bujqësorë (Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural) shtoni shumën prej 50.000,00 euro.

Kapitulli i buxhetit 4149-Shërbime të tjera (Sekretariati për Zhvillim Ekonomik) zvogëlohet për të njëjtën shumë.

Arsyetim:

Duke marrë parasysh se Komunës së Tuzit çdo ditë i drejtohen qytetarët me kërkesa për mbështetje në aktivitetin në të cilin angazhohen shumica e qytetarëve të Malësisë, gjegjësisht në bujqësi, besojmë se shuma e planifikuar nuk është e mjaftueshme për të plotësuar të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këtë lloj mbështetje. Prandaj propozoj që ky kapitull i buxhetit të rritet për 50 000,00 euro dhe të bëhet 344 000,00 euro.

Në bazë të Rregullores së Kuvendit, këto amandamente janë bërë pjesë përbërëse e projektbuxhetit.

Në diskutim për këto pika morën pjesë këshilltarët e mëposhtëm:

Adnan Pepić, Agron Dushaj, Smail Çunmulaj, Senad Gilaj.

Në diskutim për këtë pikë mori pjesë edhe kryetari Nik Gjeloshaj.

Pas diskutimit filloi votimi.

- Kuvendi miratoi Vendimin për Buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2022; (20 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, një këshilltar abstenoi).

2. PIKA DY – Propozimi i Vendimit për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit deri në ndarjen përfundimtare të pronës për krijimin e kushteve për punën e Komunës së Tuzit;

Fjalën hyrëse dhe sqarimet lidhur me pikën e dytë i dha kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Në diskutimin për këtë pikë të rendit të ditës morën pjesë këshilltarët Vasel Berishaj dhe Sulejman Beqaj.

Pas diskutimit për këtë pikë ka nisur votimi.

-Kuvendi ka miratuar Vendimin për rregullimin e përkohshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit deri në ndarjen përfundimtare të pronës për krijimin e kushteve për punën e Komunës së Tuzit;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

3. PIKA TRE- Propozimi i Vendimit mbi kompensimet për shfrytëzimin e rrugëve komunale të Komunës së Tuzit;

Vërejtje hyrëse dhe sqarime për pikën e tretë dhe të katërt, gjegjësisht Propozimin e Vendimit për caktimin e shpërblimit për punën e organeve drejtuese në institucionet publike dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar të themeluara nga Komuna e Tuzit, i ka dhënë Driton Gjokaj, Sekretari i Sekretariatit për Financa.

Në diskutim për pikën e tretë mori pjesë këshilltari Senad Gilaj.

.

- Kuvendi miratoi Vendimin mbi kompensimet për shfrytëzimin e rrugëve komunale të Komunës së Tuzit;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

4. PIKA KATËR- Propozimi i Vendimit mbi përcaktimin e kompensimit për punë të organeve drejtuese dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuar themelues i të cilave është Komuna e Tuzit;

– Kuvendi ka miratuar Vendimin mbi përcaktimin e kompensimit për punë të organeve drejtuese dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuar themelues i të cilave është Komuna e Tuzit;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

5. PIKA PESË- Propozimi i Vendimit mbi blerjen e patundshmërive – objekteve ndërtimore;

Fjalën hyrëse dhe sqarimet lidhur me këtë pikë të rendit të ditës i dha Elvisa Rexhematoviq, ushtruese e detyrës së sekretares së Sekretariatit për Pronë.

Nuk pati të interesuar për diskutimin.

-Kuvendi ka miratuar Vendimin mbi blerjen e patundshmërive – objekteve ndërtimore;

(18 këshilltarë votuan, 18 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

6. PIKA GJASHTË- Propozimi i Vendimit mbi stimujt dhe investime në zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Tuzit;

Fjalën hyrëse dhe sqarimet lidhur me këtë pikë të rendit të ditës i dha Ismeta Gjoka, Sekretare e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Nuk pati të interesuar për diskutimin.

-Kuvendi miratoi Vendimin mbi stimujt dhe investime në zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Tuzit;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

Pas përfundimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit tha se pranon kërkesën e Nikollë Camajt, drejtor ekzekutiv i SH.P.K “Komunale” Tuz, për të diskutuar dhe vendosur që për pikën tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë të rendit të ditës të diskutohet dhe vendoset pas pikes se gjashte.

7. PIKA SHTATË- Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Programit vjetor për kryerjen e veprimtarive komunale të SHPK „Komunalno/Komunale” Tuz për vitin 2022 së bashku me Propozim vendimin mbi dhënien e pëlqimit në të njëjtin;

Fjalë hyrëse dhe sqarime me këtë pikë si dhe me pikën e projektvendimit të përditshëm për dhënien e pëlqimit të Vendimit për ndryshime në Statutin e Sh.PK "Komunalno" Tuzi ka dhënë Nikolla Camaj Drejtoresha Ekzekutive e Sh.PK "Komunalno". "Tuzi.

Në diskutim mori pjesë këshilltari Štefan Camaj.

-Kuvendi miratoi Vendimin mbi miratimin e Programit vjetor për kryerjen e veprimtarive komunale të SHPK „Komunalno/Komunale” Tuz për vitin 2022 së bashku me Propozim vendimin mbi dhënien e pëlqimit në të njëjtin;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

8. PIKA TETË- Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendim mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të SHPK „Komunalno/Komunale” Tuz;

-Kuvendi miratoi Vendimin mbi dhënien e pëlqimit në Vendim mbi ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të SHPK „Komunalno/Komunale” Tuz;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

9. PIKA NËNTË- Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Statut të SHPK „Vodovod i kanalizacija/Ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz;

10. PIKA DHJETË- Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin e Bordit të drejtorëve të SHPK „Vodovod i kanalizacija/Ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz, numër 01-031/21-14778 prej më 01.12.2021;

11. PIKA NJËMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Statut të SHPK „Pijace / Tregu” Tuz;

12. PIKA DYMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin e Bordit të drejtorëve të SHPK „Pijace/Tregu” Tuz, numër 01-031/21-14822 prej më 02.12.2021;

Kryetari Nik Gjeloshaj dha fjalët hyrëse dhe sqarime për pikën nëntë, dhjetë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë.

Nuk pati të interesuar për të marrë pjesë në diskutimin për këto pika.

-Kuvendi miratoi Propozimi i Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Statut të SHPK „Vodovod i kanalizacija/Ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz.

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

-Kuvendi miratoi Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin e Bordit të drejtorëve të SHPK „Vodovod i kanalizacija/Ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz, numër 01-031/21-14778 prej më 01.12.2021;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

-Kuvendi miratoi Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Statut të SHPK „Pijace / Tregu” Tuz;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

-Kuvendi miratoi Vendimit mbi verifikimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin e Bordit të drejtorëve të SHPK „Pijace/Tregu” Tuz, numër 01-031/21-14822 prej më 02.12.2021.

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

13. PIKA TREMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi vazhdimin e implementimit të Planit të veprimit për të rinjtë;

Fjalë hyrëse dhe sqarime lidhur me këtë pikë i dha Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale.

Nuk pati të interesuar të merrte pjesë në debat.

-Kuvendi miratoi Vendimit mbi vazhdimin e implementimit të Planit të veprimit për të rinjtë;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

14. PIKA KATËRMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Planit lokal aksional për barazinë gjinore për periudhë 2022-2023;

Fjalë hyrëse dhe sqarime lidhur me këtë pikë i dha Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale.

Nuk pati të interesuar të merrte pjesë në debat.

-Kuvendi miratio Vendimit mbi miratimin e Planit lokal aksional për barazinë gjinore për periudhë 2022-2023;

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, asnjë abstenim).

15. PIKA PESËMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi kompensimin dhe të drejtat e tjera të pjesëmarrësve të LNÇ dhe anëtarëve të familjeve të tyre;

Fjalë hyrëse dhe sqarime lidhur me këtë pikë i dha Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale.

Në diskutim për këtë pikë mori pjesë edhe këshilltari Senad Gilaj.

-Kuvendi miratoi Vendimin mbi kompensimin dhe të drejtat e tjera të pjesëmarrësve të LNÇ dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

(18 këshilltarë votuan, 17 këshilltarë ishin pro, asnjë kundër, një këshilltar abstenoi).

16. PIKA GJASHTËMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Programit të objekteve të përkohshme për territorin e Komunës së Tuzit,

Fjalë hyrëse dhe sqarime lidhur me këtë pikë i dha Leka Ivezaj, Sekretar për Planifikim dhe rregullim hapësinor dhe punë Komunale.

Në diskutim morën pjesë këshilltari Adnan Pepiq dhe kryetari Nik Gjeloshaj.

-Kuvendi miratoi vendimin mbi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Programit të objekteve të përkohshme për territorin e Komunës së Tuzit.

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

17. PIKA SHTATËMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Draftit të Programit të rregullimit hapësinor të Komunës së Tuzit për vitin 2022;

Fjalë hyrëse dhe sqarime lidhur me këtë pikë i dha Leka Ivezaj, Sekretar për lanifikim dhe rregullim hapësinor dhe punë Komunale.

Nuk pati të interesuar për të marrë pjesë në diskutim për këtë pikë.

-Kuvendi miratoi programin e rregullimit hapësinor të Komunës së Tuzit për vitin 2022.

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

18. PIKA TETËMBËDHJETË- Propozimi i Konkludimit mbi miratimin e Raportit mbi gjendjen e rregullimit hapësinorë të Komunës së Tuzit për vitin 2021;

Fjalë hyrëse dhe sqarime lidhur me këtë pikë i dha Leka Ivezaj, Sekretar për planifikim dhe rregullim hapësinor dhe punë Komunale.

Nuk pati të interesuar për t marrë pjesë në diskutim për këtë pikë.

-Kuvendi miratoi Raportin mbi gjendjen e rregullimit hapësinorë të Komunës së Tuzit për vitin 2021;

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

19. PIKA NËNTËMBËDHJETË- Propozimi i Vendimit mbi miratimin e Planit të Veprimit të qëndrueshëm të energjisë dhe klimës për Komunën e Tuzit (SECAP)

Fjalën hyrëse dhe sqarimet lidhur me këtë pikë i dha kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Askush nuk ishte i interesuar të merrte pjesë në debat.

-Kuvendi miratoi Vendimin mbi miratimin e Planit të Veprimit të qëndrueshëm të energjisë dhe klimës për Komunën e Tuzit (SECAP)

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

20. PIKA NJËZET- Propozim Vendimi për furnizimin publik me ujë në Komunën e Tuzit.

Vërejtje hyrëse dhe sqarime lidhur me këtë pikë i dha Esmin Beqovic, ushtrues detyre i sekretarit të Sekretariatit për Zhvillim Ekonomik.

Nuk pati të interesuar për të marrë pjesë në debat.

-Kuvendi miratoi Vendimin për furnizimin publik me ujë në Komunën e Tuzit;

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

21. PIKA NJËZETENJË- Propozim Vendimi për miratimin e Çmimores për dhënien me qira në objektin e tregut për shitjen e mallrave të përzier Sh.P.K “Pijace/Tregu” Tuz.

Fjalën hyrëse dhe sqarimet lidhur me këtë pikë i dha kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Nuk pati të interesuar për të marrë pjesë në debat.

-Kuvendi miratoi Vendimin për miratimin e Çmimores për dhënien me qira në objektin e tregut për shitjen e mallrave të përzier Sh.P.K “Pijace/Tregu” Tuz.

(19 këshilltarë votuan, 19 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

22. PIKA NJËZETEDY- Propozim Vendimi për miratimin e Programit për kryerjen e veprimtarive komunale të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Pijace/Tregu" Tuz për vitin 2022.

Fjalën hyrëse dhe sqarimet lidhur me këtë pikë i dha kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Nuk pati të interesuar për të marrë pjesë në debat.

-Kuvendi miratoi Vendimin për miratimin e Programit për kryerjen e veprimtarive komunale të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar "Pijace/Tregu" Tuz për vitin 2022.

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

23. PIKA NJËZETETRE- Propozim Vendimi mbi dhënien e pëlqimit në planin financiar të Organizatës Turistike të Tuzit për vitin 2022.

Fjalën hyrëse dhe sqarimet lidhur me këtë pikë i dha kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Nuk pati të interesuar për të marrë pjesë në debat.

-Kuvendi miratoi Vendimin mbi dhënien e pëlqimit në planin financiar të Organizatës Turistike të Tuzit për vitin 2022.

(20 këshilltarë votuan, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë abstenim).

Pas përfundimit të punës sipas rendit të ditës, Kryetari i Kuvendit përmbylli seancën XX të Kuvendit të Komunës së Tuzit, më 23 Dhjetor 2021.

Puna e seancës është ndjekur nga mjetet e informimit pulik.

Seanca e Kuvendit është regjistruar me audio dhe video.

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

SEKRETARI I KUVENDIT KRYETARI I KUVENDIT

Alibašić Nermin Fadil Kajoshaj