PROCESVERBAL
NGA SEANCA XIX E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT
E MBAJTUR MË 24 NËNTOR 2021
Seancën e hapi kryetari i Kuvendit, i cili filloi punimet në orën 14:00.
Sekretari i Kuvendit i thirri këshilltarët e pranishëm.
Këshilltarët që munguan: Elizabeta Camaj, Mirza Pepiq, Simon Ivezaj, Sanda Abdiq, Elvir Kajosheviq, Danijela Djeljaj, Samra Gjokoviq, Halil Dukoviq, Petar Ljucdjonaj, Naser Krkanoviq, Esmina Orahovac dhe Samir Adžovic.
Në seancën e Kuvendit, përveç këshilltarëve, morën pjesë: Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës, Ivan Ivanaj, nënkryetar i komunës, Haris Ramoviq, nënkryetar i komunës, Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale, Esmin Beqovic, U.D. sekretar i Sekretariatit për zhvillim ekonomik, Elvisa Redžematović, U.D. sekretare e Sekretariatit për pronë, Lek Ivezaj, sekretar i Sekretariatit për urbanizëm, Vasel Sinishtaj U.D. i kryeadministratorit, Repxhep Çunmulaj U.D. kryeshef i policisë dhe inspektimit komunal.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se ka kuorum dhe se Kuvendi në përputhje me Rregulloren e Punës mund të punojë dhe të marrë vendime të vlefshme.
Pas thirrjes së këshilltarëve, Kryetari i Kuvendit vuri në votim procesverbalin e seancës së XVIII të Kuvendit të Komunës, i cili u miratua nga 19 (nëntëmbëdhjetë) këshilltarë, nuk pati vota kundër e as abstenime.
Kryetari i Kuvendit i njoftoi të pranishmit se ka ardhur propozimi për ndryshimin e rendit të ditës së seancës dhe fjalën ia dha kryetarit të Komunës, Nik Gjeloshaj.
Kryetari Nik Gjeloshaj propozoi që në rendin e ditës të futet kjo pikë:
-Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit për zbatimin e Marrëveshjes mbi bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Malit të Zi.
Kryetari i Kuvendit vuri në votim projektvendimin e lartpërmendur, i cili u bë pjesë përbërëse e rendit të ditës me votat e 19 (nëntëmbëdhjetë) këshilltarëve.
Kuvendi me votat e 19 (nëntëmbëdhjetë) këshilltarëve miratoi rendin e ditës si në vijim:
RENDI I DITËS
1. Propozim Vendimi mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale” Tuz;
2. Propozim Vendimi mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Vodovod i kanalizacija/ ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz;
3. Propozim Vendimi mbi emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar “Vodovod i kanalizacija/ ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz;
4. Propozim Vendimi mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Pijace/Tregjet” Tuz;
5. Propozim Vendimi mbi emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar “Pijace/Tregjet” Tuz;
6. Propozim Vendimi mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Kuvendit të Klubit të Basketbollit “Deçiq”;
7. Propozim Vendimi mbi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Programit të objekteve të përkohshme për territorin e Komunës së Tuzit.
8. Propozim Vendimi mbi dhënien e pëlqimit për realizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi.
1.PIKA E PARË –. Propozim Vendimi mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale” Tuz;
Fjalë hyrëse dhe sqarime për pikën e parë, si dhe pikën e dytë dhe të katërt të rendit të ditës i dha propozuesi, kryetari Nik Gjeloshaj.
Nuk pati këshilltarë të interesuar në diskutimin për këto pika:
- Kuvendi miratoi Vendimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale” Tuz; (votuan 20 këshilltarë, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë i përmbajtur).
2.PIKA E DYTË – Propozim Vendimi mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Vodovod i kanalizacija/ ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz;
- Kuvendi miratoi Vendimin mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Vodovod i kanalizacija/ ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz; (votuan 20 këshilltarë, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë i përmbajtur).
3. PIKA E KATËRT Propozim Vendimi mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Pijace/Tregjet” Tuz;
- Kuvendi miratoi Propozim Vendimin mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Pijace/Tregjet” Tuz;
(votuan 20 këshilltarë, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë i përmbajtur).
4. PIKA E TRETË- Propozim Vendimi mbi emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar “Vodovod i kanalizacija/ ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz;
Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjergj Camaj, prezantoi raportin e komisionit në fjalë, i cili propozoi që anëtarët e Bordit Drejtues të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar “Vodovod i kanalizacija/ujësjellësi dhe kanalizimet” Tuz të emërohen:
1. Fran Camaj
2. Almira Šabotić
3. Tonino Junçaj
4. Prela Pllumaj
5. Admir Nikaj
-Kuvendi miratoi Vendimin mbi emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar “Vodovod i kanalizacija/ ujësjellësi dhe kanalizimi” Tuz;
(votuan 20 këshilltarë, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë i përmbajtur).
5.PIKA E PESTË- Propozim Vendimi mbi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Programit të objekteve të përkohshme për territorin e Komunës së Tuzit.
Kryetari i Bordit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjergj Camaj, prezantoi raportin e Bordit në fjalë, i cili propozoi që anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuar “Pijace/Tregjet” Tuz të emërohen:
1. Demir Drešević
2. Leon Junçaj
3. Gjek Gorvokaj
4. Shtjefen Gjonlekaj
5. Mirsad Đoković
-Kuvendi miratoi Vendimin mbi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Programit të objekteve të përkohshme për territorin e Komunës së Tuzit.
(votuan 20 këshilltarë, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë i përmbajtur).
6.PIKA E GJASHTË- Propozim Vendimi mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Kuvendit të Klubit të Basketbollit “Deçiq”;
Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjergj Camaj, prezantoi raportin e komisionit në fjalë, i cili propozoi që të shkarkohen këta anëtarë të Kuvendit të Klubit të Basketbollit “Deçiq”;
1. Turković Dževdet
2. Turković Aldina
3. Sezer Amina
4. Turković Tarik
5. Turković Mirza,
dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të Klubit të Basketbollit “Deçiq” të emërohen:
1.Fatmir Çunmuljaj
2. Florian Dreshaj
3. Viktor Camaj
4. Selman Adžović
5. Samir Orahovac
6.Ilir Camaj
7.Besnik Đokić
- Kuvendi miratoi Vendimin mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Kuvendit të Klubit të Basketbollit “Deçiq”;
(votuan 20 këshilltarë, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë i përmbajtur).
Pas pikës së gjashtë të rendit të ditës, kaluam në pikën e tetë.
7. PIKA E TETË- Propozim Vendimi mbi dhënien e pëlqimit për realizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi.
Fjalë hyrëse dhe sqarime me këtë pikë të rendit të ditës bëri kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.
Askush nuk ishte i interesuar të merrte pjesë në diskutimin për këtë pikë.
- Kuvendi miratoi Vendimin mbi dhënien e pëlqimit për realizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Malit të Zi.
(votuan 20 këshilltarë, 20 këshilltarë ishin "për", asnjë kundër, asnjë i përmbajtur).
Kryetari i komunës i njoftoi të pranishmit se nuk ka arritur pëlqimi nga Ministri përkatës i Qeverisë së Malit të Zi për projektvendimin për miratimin e ndryshimeve në programin e objekteve të përkohshme për territorin e komunës së Tuzit dhe propozoi që këtë pikë kuvendi ta tërheqë nga rendi i ditës, çka edhe u realizua.
Pas përfundimit të punës sipas rendit të ditës, Kryetari i Kuvendit e përmbylli seancën e XIX të Kuvendit të Komunës së Tuzit, më 24 nëntor 2021.
Puna e seancës u monitorua nga përfaqësues të mediave.
Seanca e Kuvendit është regjistruar me audio dhe video.
KUENDI I KOMUNËS SË TUZIT
SEKRETARI I KUVENDIT KRYETARI I KUVENDIT
Alibašić Nermin Fadil Kajoshaj