Kthehu te Seancat

procesverbal-naga-seanca-e-XVI

DOCDokument Word74 KB

Shkarko

PROÇESVERBAL

NGA SEANCA E XVI E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT TË MBAJTUR ME DATËN 1 PRILL 2021

- Seancën e hapi kryetari Kuvendit në orën 11, duke mbajtur një minutë heshtje në nderë të këshilltarit të ndjerë, Abedin Axhoviq.

Sekretari i kuvendit ka bërë regjistrimin e prezencës duke konstatuar se mungonin: Smajl Çunmulaj dhe Linda Camaj.

Përveç këshilltarëve, në seancë prezentuan:

1. Kryetari i Komunës së Tuzit – Nik Gjeloshaj

2. Nënkryetari i Komunës – Haris Ramovic

3. Nënkryetari i Komunës – Ivan Ivanaj

4. Sekretarja e Sekretariatit për vetëqeverisjen locale – Marina Ujkaj

5. U.D. së sekretares së Sekretariatit për bujqësinë dhe zhvillimin rural – Ismeta Gjoka

6. U.D. i sekretarit të Sekretariatit për urbanizëm – Lek Ivezaj

7. U.D. i sekretarit të Sekretariatit për finance – Driton Gjokaj

8. U.D. e sekretares së Sekretariatit për prone – Elvisa Redžematović

9. U.D. i sekretarit të Sekretariatit për zhvillim ekonomik - Esmin Bećović

10. Drejtori ekzekutiv i Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale” Tuzi-Tuz – Nikolla Camaj

11. U.D. i kryeadministratorit – Vasel Sinishtaj

12. U.D. i kryeshefit të policisë dhe inspekcionit komunal – Rexhep Çunmulaj.

Kryetari i kuvendit ka konstatuar se ekziston kuorumi dhe në përputhje me Rregulloren, Kuvendi mund të marrë vendime të plotfuqishme.

Më pas, vuri në votim Procesverbalin nga seanca e kaluar I cili u miratua unanimisht.

Pasi informoi të pranishmit se ka arritur një propozim për ndryshimin e rendit të ditës, fjalën ia dha kryetarit të Komunës, i cili propozoi që nga rëndi i ditës të tërhiqet pika e tretë, pra Propozim vendimi mbi vërtetimin e Vendimit mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Bordit të drejtorëve të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale” Tuzi-Tuz, e në vend të saj të vendoset Propozim vendimi mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale “Koderbudan”.

Menjëherë, kryetari i Kuvendit, vendosi në votim propozimin për tërheqjen e pikës 3 të rendit të ditës , Propozim vendimi mbi vërtetimin e Vendimit mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të Bordit të drejtorëve të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale” Tuzi-Tuz

Me shumicë votash, u miratua tërheqja e kësaj pike nga rendi i ditës, ku më pas e vuri në votim vendosjen e Propozim vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale “Koderbudan” në pikën 3 të rendit të ditës, e cila u miratua po me shumicë votash.

Kuvendi, më pas miratoi këtë rend të ditës:

RENDI I DITËS

1. Raporti i punës së kryetarit, organeve të administratës dhe shërbimeve të komunës së Tuzit për vitin 2020, së bashku me propozimin e Konkludimit mbi miratimin e raportit në fjalë;

2. Propozimi i Vendimit mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të krijuara në Komunën e Tuzit për shkak të pandemisë së COVID-19;

3. Propozimi i Vendimit mbi sigurimin e strehimit alternativ;

4. Propozimi i Vendimit mbi tarifën vjetore për shfrytëzimin e hapësirës për objektet e paligjshme;

5. Propozimi i Vendimit mbi realizimin e barazisë gjinore;

6. Propozimi i Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare;

7. Propozimi i Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e ndarjes së mjeteve të Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2021 të destinuara për bujqësinë;

8. Propozim i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale “Kodërbudan”.

1.PIKA E PARË – Raport mbi punën e kryetarit, organeve të administratës dhe shërbimit të Komunës së Tuzit me propozimin e Konkludimit mbi miratimin e raportit të përmendur;

Vërejtjet mbi arsyetimin në lidhje me pikën e parë të rëndit të ditës i ka dhënë propozuesi kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj.

Kryetari i Këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim ekonomik, Enis Gjokaj, prezantoi Raportin e këtij Këshilli.

Anëtarët e mëposhtëm morën pjesë në diskutimin për pikën e parë të rendit të ditës:

Mirza Pepić, Simon Ivezaj, Samir Adžović, Elvir Kajošević, Naser Krkanović, Gjergj Camaj, Halil Duković, Štjefan Camaj, Sanda Abdić. Përveç këshilltarëve të lartpërmendur, në diskutim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, dhe kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj.

Pas diskutimit për këtë pikë, filloi votimi për propozimin e vendimit.

Kuvendi e miratoi pikën e parë të rëndit të ditës , (Raportin mbi punën e kryetarit, organeve të administrates dhe shërbimit të Komunës së Tuzit me propozimin e Konkludimit mbi miratimin e raportit të përmendur).

➢ Votuan 27 këshilltarë

➢ Për 19

➢ Kundër 8

➢ Abstenim 0

_______________________________________________________________________

2.PIKA E DYTË – Propozim i Vendimit mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të shkaktuara me rastin e pandemisë COVID-19 në Komunën e Tuzit;

Vërejtjet mbi arsyetimin në lidhje me pikën e Dytë të rëndit të ditës i ka dhënë propozuesi Driton Gjokaj, U.D. i sekretarit të Sekretariatit për financa.

Këshilltarët Samir Adzovic, Elvir Kajosevic dhe Adnan Pepic morën pjesë në diskutimin mbi këtë pikë të rendit të ditës.

Pas diskutimit mbi këtë pikë, filloi votimi.

Kuvendi e miratoi pikën e dytë të rendit të ditës (Propozimin eVendimit mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të shkaktuara me rastin e pandemisë COVID-19 në Komunën e Tuzit)

➢ Votuan 21 këshilltarë

➢ Për 21

➢ Kundër / Abstenim 0

____________________________________________________________________________

3.PIKA E TRETË- Propozimi i Vendimit mbi sigurimin e strehimit alternativ;

Vërejtjet mbi arsyetimin në lidhje me këtë pike dhe pikën e katërt i bëri përfaqësuesi i propozuesit, Lekë Ivezaj, U.D. sekretar i Sekretariatit për urbanizëm.

Halil Duković,Enis Gjokaj,Adnan Pepić,Samir Adžović, si dhe kryetari i Komunës Nik Gjelopshaj, morën pjesë në diskutim.

Pas diskutimit, kuvendi miratoi Vendimin mbi sigurimin e strehimit alternativ.

➢ Votuan 27

➢ Për 27

➢ Kundër / Abstenim 0

____________________________________________________________________________

4.PIKA E KATËRT – Propozimi i Vendimit mbi tarifën vjetore për shfrytëzimin e hapësirës për objektet e paligjshme;

Kuvendi miratoi Vendimin mbi tarifën vjetore për shfrytëzimin e hapësirës për objektet e paligjshme

➢ Votuan 29

➢ Për 19

➢ Kundër 0

➢ Abstenim 10

______________________________________________________________________________

5.PIKA E PESTË - Propozimi i Vendimit mbi realizimin e barazisë gjinore;

Vërejtjet hyrëse dhe përgjigjet në pyetjet e pjesëmarrësve në diskutim për pikën pesë - Propozimi i Vendimit mbi realizimin e barazisë gjinore; pikën gjashtë - Propozimi i Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare; si dhe pikën tetë, Propozim i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale “Kodërbudan”, i dha Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale.

Në diskutim morën pjesë Samir Adžović dhe Esmina Orahovac e cila konstatoi se klubi i këshilltarëve të PDS -s do ti përkrahin tre pikat në fjalë.

Kryetari i Komisionit për Financa, ekonomi dhe zhvillim ekonomik, Enis Gjokaj, prezantoi Raportin e këtij Komisioni në pjesën e Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizative joqeveritare , ku ai deklaroi se trupi kompetent punues kishte dorëzuar një amendament në të cilin shkruan:

-Në nenin 1, në të cilin parashihen fondet buxhetore në shumën prej 1.5% deri 2.0% të buxhetit aktual vjetor - ndryshohet dhe bëhet 1% deri 2%.

Pas diskutimit kuvendi miratoi Vendimin mbi realizimin e barazisë gjinore;

➢ Votuan 20

➢ Për 20

➢ Kundër dhe Abstenim 0

______________________________________________________________________________

6.PIKA E GJASHTË - Propozimi i Vendimit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare;

Propozuesi i vendimit, kryetari i Komunës, pranoi ndryshimin e propozuar, i cili, në përputhje me rregulloren e punës së kuvendit, u bë pjesë integrale e vendimit të propozuar

Kuvendi miratoi Vendimin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit mbi kriteret, mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizative joqeveritare

➢ Votuan 26

➢ Për 26

➢ Kundër / Abstenim 0

______________________________________________________________________________

7.( 8) PIKA TETË - Propozim i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale “Kodërbudan”.

Kuvendi miratoi Vendimin mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi themelimin e bashkësisë lokale “Kodërbudan”.

➢ Votuan 26

➢ Për 26

➢ Kundër / Abstenim 0

____________________________________________________________________________

8.PIKA SHTATË- Propozimi i Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e ndarjes së mjeteve të Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2021 të destinuara për bujqësinë;

Vërejtjet dhe sqarimet hyrëse lidhur me këtë pike i dha U.D. sekretarja e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural, Ismeta Gjoka.

Në diskutim morën pjesë Halil Duković , Enis Gjokaj,Naser Krkanović,Pepić Adnan dhe Agron Dushaj.

Në diskutim mori pjesë edhe kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj.

Kuvendi e miratoi Vendimin mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e ndarjes së mjeteve të Buxhetit të komunës së Tuzit për vitin 2021 të destinuara për bujqësinë

➢ Votuan 29

➢ Për 29

➢ Kundër / Abstenim 0

______________________________________________________________________________

Në fund të seancës së Kuvendit, u diskutua pyetja e këshilltarit Samir Adžović, e cila iu dërgua kryetarit të Komunës, ku këshilltari Adžović deklaroi se ishte i kënaqur me përgjigjen që mori me shkrim.

Pas përfundimit të punës sipas Rendit të ditës së përcaktuar, kryetari i Kuvendit përmbylli seancën XVI të Kuvendit të Komunës së Tuzit, më 1 PRILL 2021.

Puna e sesionit u monitorua nga përfaqësuesit e mediave.

( Seanca e Kuvendit u regjistrua audio dhe video).

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

SEKRETARI I KUVENDIT KRYETARI I KUVENDIT

Alibašić Nermin Fadil Kajoshaj