Kthehu te Seancat

16.-Vendim-mbi-te-ardhurat-e-funksionareve-lokal-te-Komunes-se-Tuzit

RTFDokument RTF101 KB

Shkarko

Në bazë të nenit 38 paragrafit 1 pikës 2 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale ("Fleta zyrtare e MZ”, nr. 2/18, 34/19, 38/20), nenit 23 paragrafit 2 i Ligjit mbi të ardhurat mbi e të punësuarve në sektorin publik ("Fleta zyrtare e MZ", nr. 16/16, 83/16, 21/17, 42/17, 12/18,39/18,42/18 dhe 34/19), nenit 53 paragrafit 1 pikës 2 të Statutit të Komunës së Tuzit (’’Fleta zyrtare e MZ–dispozitat komunale’’, numër 24/19, 05/20), Kuvendi i Komunës së Tuzit, me pëlqimin paraprak të Ministrisë së financave nr. 03-2166071 prej më 22.12.2020, në seancën e mbajtur më 29.12.2020, ka sjellë

VENDIM

mbi të ardhurat e funksionarëve lokal të Komunës së Tuzit

Neni 1

Me këtë vendim përcaktohet koeficienti për të ardhurat e funksionarëve lokal të Komunës së Tuzit, në bazë të kryerjes së funksionit, në pajtim me ligjin me të cilin rregullohen të ardhurat e të punësuarve në sektorin publik.

Neni 2

Të gjitha shprehjet e përdorura në këtë vendim e që janë në gjininë mashkullore, të njëjtat shprehje nënkuptohen për personat e gjinisë femërore.

Neni 3

Koeficienti për përcaktimin e të ardhurave për persona nga neni 1 të këtij vendimit janë:

Grupi i punëve

Nëngrupi

Funksioni

Koeficienti

2

Kryetari i Komunës

17.29

C

2

Kryetari i Kuvendit

17.29

C

4

Nënkryetari i Komunës

15.56

C

4

Kryeadministratori

15.56

C

4

Sekretari i Kuvendit

15.56

Neni 4

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij vendimit pushon së vlejturi Vendimi mbi të ardhurat e funksionarëve lokal dhe personave të cilat i emëron Kuvendi i Komunës në kuadër të Kryeqytetit-Tuz ("Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale", numër 13/18).

Neni 5

Ky Vendim hynë në fuqi me ditën e tetë nga dita e publikimit në "Fletën zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale".

Numër: 02-030/20-12948

Tuz, 29.12.2020

Kuvendi i Komunës së Tuzit

Kryetar,

Fadil Kajoshaj