Kthehu te Sekretariati për Urbanizëm

KUSHTET URBANISTIKO- TEKNIKE PËR RIKONSTRUKSIONIN E AKSIT PODGORICË - TUZ, NGA URA E ZHARNICËS NË LUMIN CEM DERI TE KTHESA PËR SHIPSHANIK

DOCDokument Word97 KB

Shkarko

Mali i Zi PHU PODGORICA

Komuna e Tuzit PDU ''DHEU I ZI''

Sekretariati për planifikim, PDU ''MALI I SHPIPSHANIKUT''

rregullim hapësinor

dhe punë komunale Dorëzues i kërkesës,

Numër: 07 - 032/20 – 822 Kryetari i Komunës së Tuzit

Tuz, 28.01.2020. Nik Gjeloshaj

KUSHTET URBANISTIKO- TEKNIKE PËR

RIKONSTRUKSIONIN E AKSIT

PODGORICË - TUZ, NGA URA E ZHARNICËS NË LUMIN CEM DERI TE KTHESA PËR SHIPSHANIK NË PËRFSHIRJEN E PHU- PODGORICË

DORËZUESI I

KËRKESËS: NIK GJELOSHAJ – KRYETAR I KOMUNËS SË TUZIT

HARTUESI: SEKRETARIATI PËR PLANIFIKIM,

RREGULLIM HAPËSINOR DHE PUNË KOMUNALE

I KOMUNËS SË TUZIT

Tuz, janar,2020.

Mali i Zi PHU PODGORICA

Komuna e Tuzit PDU ''DHEU I ZI''

Sekretariati për planifikim, PDU ''MALI I SHPIPSHANIKUT''

rregullim hapësinor

dhe punë komunale Dorëzues i kërkesës,

Numër: 07 - 032/20 – 822 Kryetari i Komunës së Tuzit

Tuz, 28.01.2020. Nik Gjeloshaj

KUSHTET URBANISTIKO- TEKNIKE PËR RIKONSTRUKSIONIN E AKSIT

PODGORICË - TUZ, NGA URA E ZHARNICËS NË LUMIN CEM DERI TE KTHESA PËR SHIPSHANIK NË PËRFSHIRJEN E PHU- PODGORICË

BAZA LIGJORE:

Sekretariati për planifikim, rregullim hapësinor dhe punë komunale në Komunën e Tuzit, në bazë të nenit 74 të Ligjit mbi planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve („Fleta Zyrtare e MZ“ nr. 64/17), Rregulloret mbi besimin e një pjese të punëve të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, njësive të vetëqeverisjes lokale („Fleta Zyrtare e Malit të Zi“ nr.68/17 prej më 20.10.2017, Plani hapësinorë urbanistik i Kryeqytetit Podgoricës, i miratuar me Vendimin 01-030/14 – 253 prej më 25. 02. 2014, PDU'' Dheu i Zi'', i miratuar me Vendimin 01-030/14 – 253 prej më 25. 02. 2014 PDU ''Mali i Shipshanikut1'',i miratuar me Vendimin numër 02-030/15-1087 prej më 30. 07. 2015. të evidentuar në Regjistrin e dokumentacionit planor të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit më 24.01.2020.

KUSHTET URBANISTIKO-TEKNIKE:

Për hartimin e dokumentacionit teknik

Për rikonstruksionin e aksit Podgoricë-Tuz nga Ura e Zharnicës në Lumin Cem deri te kthesa për Shipshanik në përfshirjen e Planit hapësinore urbanistik të Kryeqytetit Podgoricë.

DORËZUESI I KËRKESËS:

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

GJENDJA AKTUALE:

Aksi i cili është lëndë e këtyre kushteve paraqet aksin e rrjetit parësor. Aksi është i ndërtuar me një korsi dhe dy drejtime rrugore, kryesisht, pa trotuare dhe pa ndriçim përkatës publik. Veçohet me rrjet të papërshtatshëm si aks dhe karakteristikave teknike të pavolitshme prandaj është i nevojshëm rikonstruksioni i tij.

GJENDJA E PLANIFIKUAR :

Kushtet urbanistiko - teknike

Me planin urbanistiko-teknik të Podgoricës është paraparë rikonstruksioni i aksit ekzistues Podgoricë-Tuz, gjegjësisht, transformimi i një pjese të rrugës në Bulevard me katër korsi.

Lënda e KUT-s është një pjesë e aksit Podgoricë – Tuz, nga Ura e Zharnicës nga lumi Cem deri te kthesa për Shipshanik, në gjatësinë prej cca 3800,m.

Profili mesatar i planifikuar i cili ka të bëjë me pjesë të aksit të përfshira në Plan, janë të paraqitura në shtesën grafike „ Raporti nga PHU-a Podgoricë“ dhe në shtesat nga PDU-të të cilët janë pjesë përbërëse i këtyre KUT-ke.

Me PHU e Podgoricës është theksuar që normativa e themeluar është orientuese dhe jep elementet themelore për projektim të komunikacionit. Në rast që studimet për plane të posaçme tregojnë ndryshe, mund të hiqet dorë nga normativat e dhëna në këtë plan.

Gjerësia e autostradës të përcaktohet pas analizës së gjendjes në teren, njohjeve në bazë të udhëzimeve të PHU dhe udhëzimeve të PHU-ve kontaktuese, me ç rast duhet të kihet kujdes që me projektin e rikonstruksionit të autostradës mos të përfshihen kufijtë e parcelave urbanistike kompakte.

Para hartimit të Projektit kryesor është e nevojshme të bëhet incizimi gjeodezik në përmasat 1:250, si dhe profilet e zgjatura të autostradës të përshtaten terrenit dhe objekteve përreth krahas arritjes së detyrueshme të shpateve gjatësore dhe tërthore të kërkuara për shkarkimin e ujërave atmosferikë. Gjatë rrafshimit të rrugës, duhet të merret parasysh specifikimi i terrenit.

Radiuset e kthesave në udhëkryqe t'i përshtaten gjendjes ekzistuese, duke respektuar rregulloret dhe radiuset e dhëna orientuese në Plane.

Kufizimi i anësoreve të rrugës me trotuaret dhe zonat e gjelberta duhet të jenë të dizajnuara me anësore të përmasave 20/24 cm (24/24 cm) beton të bardhë MB 50.

Rrjetet e rrugës duhet të parashihet prej asfalti, ndërsa trotuaret dhe korsitë e pavarura për këmbësorë nga asfalti, guri, betonit, etj. dmth. të elementeve të bëra nga materialet e përmendura. Ndërtimi i rrugës do të llogaritet në bazë të rangut së rrugës, përkatësisht ngarkesës së supozuar të trafikut.

Kuotat e larta të definohen preciz pavarësisht nga kuotat e objekteve ekzistuese dhe të planifikuara si dhe ndërlidhjen në gjendjen ekzistuese.

Me PHU është theksuar që rrjeti stazave për biçikleta është planifikuar krahas aksit rrugor. Është formuar unaza e stazave për çiklistët, krahas unazës së bajpaseve, i cili lidhë të gjitha pjesët e Podgoricës dhe komunës urbane të Gollubovcit dhe Komunës së Tuzit. Lidhja e biçiklistëve mes Podgoricës dhe Tuzit është paraparë përmes sazes së çiklistëve krahas aksit rrugor Podgoricë-Bozhaj.

Vend-ndalesat të projektohen jashtë aksit, në kënde të veçanta. Vend-ndalesat është e nevojshme të vendosen pranë zonave të interesit të lartë të shfrytëzuesve, në kënde të veçanta. Vend-ndalim duhet të kenë pajisjet përcjellëse në pamje të shenjave përcjellëse të vend-ndalimeve dhe strehave si dhe sinjalistikës rrugore përkatëse.

Sinjalistikën rrugore (horizontale, vertikale dhe ndriçuese) të projektohen në përputhje me dispozitat dhe standardet ligjore që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Me projekt të përfshihen udhëkryqet me rrugët periferike.

Me PHU-në e Podgoricës jepet mundësia e korrektimit të profileve të akseve me rastin e hartimit të dokumentacionit projektues me qellim të përcaktimit të profilit më racional të tërthortë dhe zgjidhjes së përgjithshme teknike e cila është e mundur të kryhet në trasenë lëndore si dhe mundësinë e devijimit të vogël nga traseja e aksit, ujësjellësve dhe objekteve infrastrukturore si dhe pasojave të përpunimit më të detajuar dhe arritja e zgjidhjeve dhe arritjeve më të mira teknike të komunikacionit.

Lloji i udhëkryqit mund të ndryshohet me PHU-në ose me aktvendim projektues nëse pas analizës së kushteve në terren dhe shqyrtimit të zgjidhjeve rrugore në zonat kontaktuese dhe protokollit të automjeteve tregon se është më e mire ndonjë zgjidhje tjetër.

Në PHU-në e Podgoricës thuhet: “Formimi i infrastrukturës për qarkullimin e biçikletave është nevojë e cila do të jetë çdo ditë e më aktuale. Në të gjitha akset e qytetit të cilat do të rikonstruktohen – të zgjerohen në 4 korsitë dhe atyre të cilat planifikohen si drejtime të reja rrugore, duhet të projektohen edhe korsitë për biçikleta. Krahas akseve të reja të planifikuara është i detyrueshëm edhe planifikimi i stazave për biçikleta, duke ju përmbajtur të gjitha rregulloreve të parapara për projektimin e të njëjtave”.

Në PDU-në “Dheu i Zi” thuhet si në vijim:

“Në PHU-në e Podgoricës është definuara profili i tërthortë i rrugës magjistrale M-18 nëpërmes zonës përfshirëse të planit:

▪ rruga 2x7.00m

▪ pjesa ndarëse me gjerësi të ndryshueshme 1.50m-4.50m

▪ korsitë për kthesat e djathta gjegjësisht të majta në zonën e udhëkryqeve me rrugët lidhëse, me gjerësi prej 3.0m.

▪ trotuari me korsitë për këmbësorë dhe biçikleta, me gjerësi prej 4.0m.

▪ rripi i gjelbër ndarës mes rrugëve dhe trotuareve në dy krahët, me gjerësi të ndryshueshme prej 2.0m.

Në pjesën e vendbanimit me ndërtim anësor krahas rrugës magjistrale ekzistuese, e njëjta zgjerohet në profilin e propozuar të definuar me PHU-në në hapësirë paralel me hekurudhën, pa hyrë në rripin hekurudhor prej 6. M. Për shkak të kufizimeve hapësinore, si dhe joatraksionit të të ofrimit të qarkullimit këmbësor përmes magjistrales dhe hekurudhës, qarkullimi biçiklisto-këmbësor zhvendoset ngjitur me rrugën në anën tjetër të hekurudhës përmes zonë së „Plantacioneve”.

Me nenin 70 të Ligjit rrugor („Fleta Zyrtare e MZ” nr. 42/04 dhe 36/11), është definuar gjerësia e rripit mbrojtës në përmasa në rang të rrugës (paragrafit 3). Gjerësia e rripit mbrojtës në të cilin nuk mund të ndërtohen ndërtime të asnjë lloji, të hapen rezervuarë, gropa septike dhe ngjashëm, as të ngrihen përçues elektrik pranë akseve rrugore 25 m. Por, pasi aksi rrugor M 18 përfshihet në planin përfshirës duke kaluar nëpër vend të banuar dhe ka karakter të rrugës lokale (trotuari, korsia e biçikletave...), ku në përcaktimin e linjave ndërtuese aplikohet paragrafi 8, neni 70 i të njëjtit ligj i cili thotë:” Dispozitat nga faqja 1 deri në faqen 7 të këtij neni u dedikohen një pjese të të rrugëve publike të cilat kalojnë nëpërmes vendbanimeve, nëse janë të ndërtuara si rrugë qyteti ose me planin detajor urbanistik është paraparë që të ndërtohet si rrugë qytetit”.

Gjithashtu është cekur si në vijim: “Krahas aksit rrugor është planifikuar korsia për këmbësorë dhe biçikleta nga ana e majtë dhe e djathtë me gjerësi prej 4,0m. Për shkak të mangësisë së hapësirës në zonën e cila është e banuar dendur, korsia për këmbësorët dhe çiklistet do të jetë ngjitur me aksin nga ana verilindore e hekurudhës, në krah të Vreshtës, me gjerësi të njëjtë 4,0m. lidhja e komunikacionit për këmbësorët dhe për çiklistet me aksin krahas autostradës zhvillohet në shtigje të planifikuara. Lartësia minimale e shtigjeve të planifikuara është 8 m ç’gjë është e kushtëzuar edhe me profilin rrugor të hekurudhës elektrike. Pjerrtësia maksimale e rampave qasëse për komunikacionin çiklistik deri te shtigjet është 7%. Paraqitja skematike e gjendjes së shtigjeve grafikisht nuk është obligative, vetëm se do të definohet gjendja e tyre gjatë hartimit të Projektit kryesor të të njëjtëve në sinkroni me hartimin ideor dhe Projektit kryesor të aksit rrugor, e do të varet nga gjendja e kalimeve të këmbësorëve dhe vlerësimit të intensiteteve të komunikacionit të këmbësorëve.

Lokacioni, forma vizuale dhe konstruksioni i shtigjeve do të definohet nëpërmjet hartimit të Planit kryesor gjegjësisht atij ideor të projektit si dhe: Gjatë hartimit të projekteve kryesore të rrugëve të planifikuara, parkingjeve, korsive për biçikleta dhe këmbësor, mund të vihet deri te korrigjime të caktuara në raport me parametrat e dhëna në plan dhe qellim të përshtatjes në gjendjen ekzistuese dhe me qellim të gjetjes së zgjidhjeve më të mira të komunikacionit“.

Në PDU-në “Mali i Shipshanikut 1” theksohet si në vazhdim:

'' Shtylla kurrizore e trafikut të zonës është autostrada ekzistuese M-18. Rruga kryesore është me rrjete të betonit të asfaltuar. Rrugët hyrëse për rrjetet parësore urbane mbështeten nga rrugët hyrëse për objektet e kryera që janë kryesisht me karakter industrial.

Gjendja e planifikuar

Për shkak të rëndësisë së zonës dhe përmbajtjes së saj, Plani i Bypass-it për Podgoricë planifikon ndërtimin e një anashkalimi. Kjo rrugë domethënëse është e ndarë nga rrugicat ekzistuese me një rreth rrotullim dhe shtrihet paralel me hekurudhën.

Në këtë mënyrë, rruga ekzistuese bëhet një rrugë hyrje për përmbajtjen e planifikuar dhe ekzistuese. Megjithëse përtej fushëveprimit të operacionit, duhet të theksohet se mbikalimi ekzistues mbi vijën hekurudhore duhet të rindërtohet për t'u tejkaluar dhe mbi anashkalim.

Zgjidhja e trafikut brenda kompleksit është përshtatur për qëllimin e planifikuar. Rrugët e interne-të brendshme janë krijuar për të përmbushur nevojat e të gjitha lehtësive dhe përmbajtjeve individuale, si dhe në grupe nga njësi më të ngushta (blloqe të kushtëzuara) me zënie minimale të zonave të lira nga infrastruktura e trafikut.

Një rrugë është planifikuar brenda zonës paralel me autostradën ekzistuese. Gjithashtu, janë planifikuar lidhjet e këtyre dy rrugëve, duke krijuar kështu një rrjet rrugësh që mundësojnë hyrjen në secilën parcelë. Të gjitha rrugët e parashikuara janë për trafik me dy korsi me dy korsi, me shtigje me dy drejtime.

Elementet themelore të profileve të tërthorta të rrugëve janë dhënë në shtojcën "Trafiku". Rrugët e trafikut në planin e situatës dhe nivelin e tyre duhet të përshtaten në terren dhe këndet e rrugëve të ndërtuara.

Gjatë hartimit të ndërtimit të rrugëve duhet marrë parasysh ngarkesën e pritshme të trafikut. Për njësi matëse të miratohet një automjet i tonazhit të lartë.

Kullimi i sipërfaqeve të aksit duhet të zgjidhet përmes kanalizimit atmosferik me rënie sipërfaqësore të lirë.

Gjatë hartimit të projekteve të mëdha të rrugëve të planifikuara, parkingjeve, korsive për këmbësorë dhe biçikleta, mund të ketë disa korrigjime në parametrat e caktuar në plan.

Rregullimi teknik i komunikacionit

Të gjitha rrugët brenda kompleksit janë nën modalitetin e automjeteve me dy kalime, pa parkim në korsi. Parkimi lejohet vetëm në sipërfaqe të dizajnuara dhe të shënuara posaçërisht.

Të gjitha rrugët duhet të shënohen dhe rregullohen me shenja trafiku. Kryqëzimi i rrugëve të brendshme duhet të rregullohet me sinjalizim të duhur horizontal dhe vertikal të trafikut, me përcaktimin e të drejtave prioritare.

Kufizoni shpejtësinë e automjetit në 40 km / orë brenda gjithë kontrollit në krahët e hyrjes.

Komunikacioni i biçikletave

Me PHU- është planifikuar një rrugë çiklizmi përgjatë autostradës Podgoricë-Bozhaj, e cila praktikisht bëhet rrugë qyteti. Duke pasur parasysh gjerësinë e hapësirës jashtë rrugës, korsitë e biçikletave janë të njëanshme, të gjera 1m. Kjo do të thotë që për trafikun e këmbësorëve mbetet 2 m nga të dy krahët. Në këtë mënyrë, Podgorica lidhet me Tuzin dhe me këtë lloj trafiku.

Transporti masovik publik i udhëtarëve

Transporti me autobus për nevojat e këtij kompleksi do të kalojnë nëpër rrugën kryesore. Pozicionet e këndvështrimit të Ndalesave janë përcaktuar në aneksin grafik. Njëra është para parcelës urbanistike UPc3 dhe tjetra është përpara UP6. Ndalimet janë planifikuar si kamare të ndara brenda aksit për të akomoduar autobusët. Strehat gjithashtu duhet të sigurohen për pasagjerët me pajisje të tjera ndihmëse. ''

Vërejtjet e përgjithshme:

Zbatimi i rrugës mund të bëhet me faza, por faza duhet të përcaktohet nga projekti dhe me kusht që fazat të paraqesin njësinë teknike të trafikut.

Këshillohet që investitori, para përpunimit të projektit Kryesor, të porosit dhe aprovojë projektin Konceptual, i cili duhet të propozojë profilin e tërthortë më racional dhe zgjidhjen e përgjithshme teknike që mund të kryhet në rrugë, e cila do të mundësojë zgjidhjet më të mira të trafikut. Zgjidhje ideale për të propozuar një ose më shumë variante. Në hartimin ideor, jepni një sfond paraprak dhe një vlerësim të punimeve.

Para hartimit të projektit, merrni informacione mbi pronësinë në mënyrë që zgjidhja e projektit të shihet me kohë nga pikëpamja e marrëdhënieve pasurore dhe juridike.

Ndërsa rruga në fjalë është e vendosur përgjatë vijës hekurudhore, kushtet teknike për projektimin Nr. 2851 datë 29 Mars 2018 lëshuar nga Infrastruktura Hekurudhore e Malit të Zi, a.d.

Hortikultura:

Me projekt të përfshihet edhe faza e hortikulturës në pajtim më të dhënat grafike të këtyre kushteve.

Kushtet për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor:

Projekti të përshtatet me Ligjin mbi vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor.

Kushtet për levizje të papenguar për personat me aftësi të kufizuara:

Në të gjitha kalimet për këmbësorë me anësore të ngritura duhet realizuar rampa për lëvizje të personave me aftësi të kufizuar në pajtim me rregulloret e vlefshme.

Elektroenergjetika :

Ndriçimi publik duhet projektuar në pajtim me Propozimet për projektim, realizim dhe mirëmbajtje të ndriçimit publik në trevën e Kryeqytetit – Podgoricës, mars 2016.

Rrjeti i telekomunikacionit:

Rrjetin e telekomunikacionit të projektohet gjegjësisht të realizohet sipas: Rregullores mbi kushtet teknike dhe të tjera për projektim, ndërtim dhe shfrytëzim të rrjetit të elektro komunikimit, infrastrukturës elektronike komunikuese dhe pajisjeve përcjellëse në objekte. („Dleta Zyrtare e MZ“ nr. 41/15).

Instalimet hidroteknike:

Instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të projektohen në total bazuar në rregulloret dhe normativat e vlefshme për atë lloj të objekteve, e ti ndërlidhin në rrjetin distributiv të qytetit sipas kushteve. Të SH.P.K. „Ujësjellësit dhe kanalizimeve“ – Podgoricë.

Në shtesë jepen trasetë e PDU-ve ekzistues të ujësjellësve të planifikuar. Projekti i instalimeve hidroteknike të punohet në pajtim me rregulloret dhe normativat e vlefshme teknike.

Të dhënat meteorologjike:

Treva e Podgoricës karakterizohet nga klima subtropikale me verëra shumë të gjata, të nxehta dhe me thatësira e me dimra të butë me shumë reshje shiu. Sipas analizës shumëvjeçare të kushteve meteorologjike është përcaktuar që Podgorica ka:

• temperaturën mesatare vjetore prej 15,5 C( (mesatarisht muaji më i ftoftë është janari me 5 C()e më i nxehti korriku me 26,7 C();

• 2450 orë me diell (102 ditë). Muaji me më së shumti diell është korriku e më së paku ka dhjetori;

• Mesatarja vjetore e reshjeve të shiut është 169 mm (më e larta në dhjetor 248 mm, më i ulëti në korrik 42 mm);

• Mesataren relative vjetore të lagështirës së ajrit 63,6% 8max. I lagështirës është në nëntor77,2%, , ndërsa minimumi në korrik 49,4%;

• Erën dominuese veriore me shpejtësi prej 34,80 m/sec (123 km/h) me shtypje prej 75,7 kp/m2, më së shumti në periudhën e dimrit me mesatare prej 20,8 ditësh;

• Periudha mesatare kohore në të cilën është e nevojshme ngrohja është nga 10 nëntori deri më 30 mars.

Para projektimit të dhënat e cekura është e nevojshme të vërtetohen dhe kompletohen nga Enti hidrometeorologjik Republikan.

Të dhënat mbi qëndrueshmërinë e bazës dhe nivelit të ujërave nëntokësore:

Qëndrueshmëria e terrenit është 300-500 kN/m2.

Ndërtimin gjeologjik të terrenit e përbëjnë zhavorret dhe rërat e përbërësve granitor dhe shkallës së ndryshueshmit të lidhshmërisë. Nganjëherë të palidhur nga çdo sediment, e nganjëherë konglomerate të vërteta, praktikisht të pangjeshshëm të cilët mbahen jo vetëm në prerjet vertikale por edhe në hendeqe dhe qemere.

Strukturat litologjike të paraqitura janë ujëlëshues shumë të mirë, mirëpo në vendet ku dominojnë konglomeratet, ujerat sipërfaqësor qëndrojnë më gjatë.

Niveli i ujërave nëntokësore është k,00 m nën nivelin e kuotave të terrenit.

KUSHTET E TJERA:

Projekti të bëhet në pajtim me kushtet urbanistiko-teknike pranë shoqërisë së autorizuar afariste e cila është e regjistruar në regjistrin qendror të Gjyqit ekonomik për kryerjen e veprimtarive të hartimit të dokumentacionit teknik dhe të cilat plotësojnë kushtet e parapara me Ligjin mbi planifikimin hapësinor dhe ndërtimin e objekteve (“Fleta Zyrtare e MZ” nr. 64/17).

Dokumentacionin projektues, revizionin e dokumentacionit teknik duhet hartuar në pajtim me rregulloret e Ligjit mbi planifikimin hapësinorë dhe ndërtimin e objekteve (“Fleta Zyrtare e Mz”, nr. 64/17 prej më 06.10.2017) dhe në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e hartimit, shkallës, dhe përmbajtjes së hollësishme të dokumentacionit teknik.

DORËZUAR:

-Dorëzuesit të kërkesës

-lënda

-a/a

Hartoi : U.D. SEKRETAR,

Aida Kujoviq ,spec.sci.arh Lekë Ivezaj, spec.sci.arh

SHTESA:

- Shtesat grafike nge dokumenti planor

- Kushtet teknike të lidhjes në ujësjellësin dhe kanalizimin e qytetit