Kthehu te Sekretariati për Financa

Vendim per mbitatim ne tatimin e te ardhurave te personave fizik 12.09.2019

DOCDokument Word71 KB

Shkarko

Në bazë të nenit 7 paragrafi 1 pika 2 dhe nenit 8 të Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale (“Fleta zyrtare e MZ”, nr. 3/19) dhe nenit 38 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fleta zyrtare e MZ”, nr. 2/18 dhe 34/19) dhe nenit 53 paragrafi 1 pika 8 të Statutit të Komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e MZ- dispozitat komunale”, nr. 24/19), Kuvendi i Komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur _____2019. ka sjell

VENDIM

për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizikë

Neni 1

Me këtë vendim aplikohet mbitatimi në tatimin e të ardhurave të personave fizikë, përcaktohet shkalla e mbitatimit si dhe kryerja e punëve të kontrollit, llogaritjes dhe pagesës së mbitatimit.

Neni 2

Mbitatimi në tatimin e të ardhurave të personave fizikë paguhet në tatim në të ardhurat nga fitimet personale, tatim në të ardhurat nga veprimtaria e pavarur, tatim në të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore dhe tatimi në të ardhurat nga kapitali.

Mbitatimi në tatimin e të ardhurave të personave fizikë paguhet nga tatimpaguesit që kryejnë shërbim në territorin e Komunës së Tuzit.

Neni 3

Të gjitha shprehjet e përdorura në këtë vendim në gjininë mashkullore nënkuptojnë të njëjtat shprehje për persona fizik në gjininë femërore.

Neni 4

Shkalla e mbitatimit është 13% të obligimit tatimor nga neni 2 i këtij Vendimit.

Neni 5

Tatimpaguesi mbitatimin e llogaritë në fletëparaqitjen e mbitatimit.

Fletëparaqitja i dorëzohet organit kompetent për punë të të ardhurave lokale publike, deri me 15 në muaj për periudhën e mëparshme të kontabilitetit (muaj) dhe përmban të gjitha pagesat e të të ardhurave që kanë të bëjnë me atë periudh të kontabilitetit.

Mbitatimi paguhet në të njëjtën kohë me pagesën e fitimeve personale, të ardhurave nga veprimtaria e pavarur, të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore si dhe nga të ardhurat nga kapitali.

Paraqitja e mbitatimit bëhet drejtpërdrejt, përmes e-mailit dhe formës elektronike.

Neni 6

Formën dhe përmbajtjen e paraqitjes nga neni 5 të këtij vendimi e përcakton organi i administratës kompetent për punë të të ardhurave lokale.

Neni 7

Pagesa e mbitatimit bëhet në llogarinë për të ardhurat lokale të buxhetit të komunës në përputhje me Udhëzimin e mënyrës së pagesës të së ardhurave publike.

Neni 8

Punët e kontrollit, llogaritjes dhe pagesës së mbitatimit i kryen organi i administratës kompetent për punë të të ardhurave lokale.

Neni 9

Në pikëpamjen e periudhës tatimore, mënyrës së llogaritjes dhe pagesës së mbitatimit dhe pyetjeve të tjera që nuk janë të rregulluara me këtë vendim, zbatohen dispozitat e Ligjit për tatimin e të ardhurave të personave fizikë.

Procedura tatimore kryhet sipas dispozitave të Ligjit mbi administratën tatimore.

Neni 10

(1). Një person juridik dënohet me gjobë nga 150,00 € deri në 10,000.00 € për kundërvajtje, nëse:

    1.) si pagues i të ardhurave për të cilat duhet paguar mbitatimi, nuk e llogarit, e llogarit gabimisht, nuk paguan për secilën pagesë të të ardhurave (neni 5).

    2.) nuk e paraqet fletëparaqitjen për mbitatim si punëdhënës gjegjësisht si pagues i të ardhurave personale pranë Administratës së të ardhurave lokale publike të Komunës së Tuzit (neni 5).

(2). Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni, dënohet me gjobë edhe personi përgjegjës në personin juridik, organ shtetëror, organ i vetëqeverisjes lokale në shumë nga 20,00 € deri në 1.000,00 €.

(3). Një sipërmarrës dënohet me gjobë nga 50,00 € në 3,000,00 € për kundërvajtje, nëse:

    1.) si pagues i të ardhurave për të cilat duhet paguar mbitatimi, nuk e llogarit, nuk llogarit saktë dhe nuk paguan për secilën pagesë të të ardhurave (neni 5).

    2.) si një sipërmarrës gjegjësisht pagues i të ardhurave personale, nuk i paraqet fletëparaqitjen e mbitatimit Administratës së të ardhurave lokale publike të Komunës së Tuzit.(neni 5).

(4). Me gjobë prej 20,00 € deri në 1,000,00 € do gjobitet një person fizik për veprën penale nëse:

   1.) nuk llogarit, nuk llogarit saktë, nuk paguan tatimin mbi të ardhurat, për secilën pagesë dhe në të njëjtën kohë me mbledhjen e të ardhurave (neni 5)

Neni 11

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ndalohet përdorimi i Vendimit për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizik të komunës në kuadër të Kryeqytetit – Tuz (“Fleta zyrtare e MZ- dispozitat komunale”, nr. 42/18)

Neni 12

Ky vendim hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Fl. zyrtare të MZ-dispozitat komunale”.

Numër:
Tuz, ____.2019.

Kuvendi i Komunës së Tuzit

Kryetari,

Fadil Kajoshaj

Obrazac OPP-ND

Formulari LLMT-TA

MJESEČNA PRIJAVA ZA OBRAČUN PRIREZA POREZU NA DOHODAK FIZIČKIH LICA

FLETËPARAQITJA MUJORE PËR LLOGARITJEN E MBITATIMIT NË TATIMIN E TË ARDHURAVE TË PERSONAVE FIZIKË

1.

Poreski period

Periudha tatimore

Mjesec Godina

Muaji Viti

2.

Poreski identifikacioni broj

Numri identifikues tatimor

3.

Naziv (pravno lice) , prezime i ime (fizičko lice)

Emri (personi juridik), mbiemri dhe emri (personi fizikë)

4.

Šifra djelatnosti

Shifra e veprimtarisë

5.

Adresa

Adresa

Ulica Broj Grad Telefon

Rruga Numri Qyteti Telefoni

6.

Ovlašćeno lice PIB

Personi i autorizuar NIT

Prezime i ime Adresa Telefon

Mbiemri dhe emri Adresa Telefoni

Rb

Nr

VRSTA POREZA

Lloji i tatimit

IZNOS POREZA

Shuma e tatimit

STOPA PRIREZA %

Shkalla e mbitatmit %

IZNOS PRIREZA

Shuma e mbitatimit

1

2

3

4

5 (3*4)

1.

Porez na prihode od ličnih primanja

Tatimi në të ardhurat nga fitimet personale

2.

Porez na dohodak od samostalne djelatnosti

Tatimi në të ardhurat nga veprimtaria e pavarur

3.

Porez na prihode od imovine i imovinskih prava

Tatimi në të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore

4.

Porez na prihode od kapitala

Tatimi në të ardhurat nga kapitali

Izjavljujem pod punom materijalnom i krivičnom odgovornošću da su navedeni podaci tačni.

Me përgjegjësi të plotë penale dhe materiale deklaroj se informacionet e dhëna janë të sakta.

Datum podnošenja prijave_____________ M.P. _______________________

Data e parashtrimi të paraqitjes V.V. Potpis ovlašćenog lica

Nënshkrimi i personit të autorizuar

Popunjava poreski organ

Plotëson organi tatimor

Broj dokumenta________________ Datum prijema_______________ Datum obrade______________

Numri i dokumentit Data e pranimit Data e përpunimit

Ime i prezime ovlašćenog službenika____________________ Potpis_______________

Emri dhe mbiemri i nëpunësit të autorizuar Nënshkrimi

ARSYETIM

Baza juridike

Baza juridike për sjelljen e këtij Vendimi është e përmbajtur në dispozitat e nenit 7 paragrafi 1 pika 2 dhe nenit 8 të Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale me të cilin është e përcaktuar që Komuna mundet personave fizikë dhe juridik nga treva e vet të përcaktojë obligimin e pagesës së mbitatimit në tatimin e të ardhurave të personave fizikë.

Arsyet për sjellje

Arsyet për sjelljen e këtij vendimi janë të përmbajtura në nevojën e rregullimit të kësaj fushe në përputhje me dispozitat në fuqi dhe përpjekjet e Komunës së Tuzit që të aplikojë mbitatimin në tatimin e të ardhurave të personave fizikë, përcaktojë shkallën e mbitatimit në tatim si dhe kryerjen e punëve të kontrollit, llogaritjes dhe pagesës së mbitatimit në përputhje me Ligjin mbi financimin e vetëqeverisjes lokale.

Përmbajtja

Me nenin 1 është e përcaktuar që me këtë vendim aplikohet mbitatimi në tatimin e të ardhurave të personave fizikë, përcaktohet shkalla e mbitatimit si dhe kryerja e punëve të kontrollit, llogaritjes dhe pagesës së mbitatimit.

Me nenin 2 të këtij vendimi është e përcaktuar që mbitatimin në tatimin paguhet në tatim në të ardhurat nga fitimet personale, tatim në të ardhurat nga veprimtaria personal, tatim në të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore dhe tatimi në të ardhurat nga kapitali, derisa me paragrafin 2 të këtij nenin është përcaktuar që mbitatimi në tatimin e të ardhurave të personave fizikë paguhet nga tatim paguesit që kryejnë shërbim në territorin e Komunës së Tuzit.

Në nenin 3 është i përcaktuar principi i barazisë gjinore për sa i përket shprehjeve të cilat janë të përdorura në vendim për persona fizik në gjininë mashkullore, në përputhje me nenin 11 të Ligjit mbi barazinë gjinore me të cilin është e përcaktuar që komuna, Kryeqyteti dhe Qyteti mbretërorë, në kuadër të kompetencave të veta, inkurajojnë dhe realizojnë barazinë gjinore gjegjësisht ndërmarrin masa dhe aktivitete me rëndësi për arritjen e barazisë gjinore.

Me nenin 4 është e përcaktuar shkalla e mbitatimit.

Në pajtim me nenin 5, paragrafi 1 është e përcaktuar që tatimpaguesi e llogaritë mbitatimin në fletëparaqitje të mbitatimit. Me paragrafin 2 të të njëjtit nen është përcaktuar që fletëparaqitja i dorëzohet organit kompetent për punë të të ardhurave lokale publike deri me 15 në muaj për për periudhën e mëparshme të kontabilitetit (muaj), derisa me nenin 3 është përcaktuar që mbitatimi paguhet në të njëjtën kohë me pagesën e fitimeve personale, të ardhurave nga veprimtaria e pavarur, të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore si dhe nga të ardhurat nga kapitali.

Me paragrafin 4 të nenit 5 është përcaktuar që fletëparaqitja dorëzohet drejtpërdrejt, përmes e-mailit dhe formës elektronike.

Me nenin 6 është e përcaktuar që formën dhe përmbajtjen e paraqitjes së mbitatimit në tatimin e të ardhurave përcakton organi i administratës kompetent për punë të të ardhurave lokale.

Me nenin 7 është e përcaktuar që pagesa e mbitatimit bëhet në llogarinë për të ardhurat lokale të Buxhetit të Komunës në përputhje me Udhëzimin e mënyrës së pagesës të së ardhurave publike.

Në përputhje me nenin 8 të këtij vendimi është e përcaktuar që punët e kontrollit, llogaritjes dhe pagesës së mbitatimit i kryen organi i administratës kompetent për punë të të ardhurave lokale.

Me nenin 9 paragrafi 1 është e përcaktuar që çështjet në pikëpamjen e periudhës tatimore, mënyrës së llogaritjes dhe pagesës së mbitatimit dhe pyetjeve të tjera që nuk janë të rregulluara me këtë vendim, zbatohen dispozitat e Ligjit për tatimin e të ardhurave të personave fizikë përderisa me paragrafin 2 të të njëjtit nen është e definuar që procedura tatimore kryhet sipas dispozitave të Ligjit mbi administratën tatimore.

Me nenin 10 janë përcaktuar dispozitat penale për kundërvajtje.

Me nenin 11 është përcaktuar që me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ndalohet përdorimi i Vendimit për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizik të komunës në kuadër të Kryeqytetit – Tuz (“Fleta zyrtare e MZ- dispozitat komunale”, nr. 42/18)

Me nenin 12 është e përcaktuar që ky vendim hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Fletën zyrtare të Malit të Zi- Dispozitat komunale”.

Nga arsyet e lartpërmendura, propozohet Kuvendit të Komunës së Tuzit të sjell Vendimin për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizikë

SEKRETARIATI PËR FINANCA DHE ZHVILLIM EKONOMIK