Në bazë te nenit 3 të paragrafi 1 pikës 10, nenit 9 dhe 20 të Ligjit mbi veprimtaritë komunale (“Fleta zyrtare e Malit të Zi”, nr.55/16, 74/16 dhe 2/18 ) dhe nenit 27 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 38 paragrafi 1 pika 2 të Ligjit mbi vetëqeverisje lokale (“Fleta zyrtare e Malit të Zi”, nr.002/18, 34/19) dhe nenit 24 paragrafi 1 pika 1 e Statutit të Komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e Malit të Zi-dispozitat komunale”, nr.24/19), Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 18.07.2019, ka sjellë
VENDIM
mbi veprimtarin funerale, rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave
I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë vendim rregullohet mënyra e administrimit, rregullimit, ndërtimit të varrezave, varreve, mënyra e kryerjes së punëve funerale, mirëmbajtja e rendit në varreza dhe çështje të tjera në lidhje me varret dhe mënyrën e varrosjes në trevën e Komunës së Tuzit.
Neni 2
Sipas punëve funerale në kuptimin e këtij vendimi trajtohen: dhënia e vendeve të varrezave me qira, transporti dhe kalimi i mbetjeve postmortore të vdekurve, ruajtjen e mbetjeve postmortore, varrimin, si dhe punë të tjera dhe veprime të cilat ndërmerren në lidhje me varrimin.
Sipas rregullimit të varreve trajtohen kryerja e punëve në rregullimin e varreve në pajtim me planin parcelimin dhe projektin e ndërtimit të varreve dhe kushteve të parapara me këtë vendim.
Neni 3
Me varreza në kuptimin e këtij vendimi trajtohet toka e cila është e caktuar për varrime si dhe objektet të cilat janë të ndërtuara në atë tokë dhe shërbimet për varrimin e të vdekurve, rregullimin she shfrytëzimin e varreve.
Varret ekzistuese në trevën e Komunës së Tuzit i mirëmban sh.p.k “Komunalno/Komunale” Tuzi në pajtim me mundësitë financiare.
Neni 4
Me varrim në kuptimin e këtij vendimi trajtohet varrimi i mbetjeve postmortore të të vdekurit dhe punë të tjera të cilat ndërmerren në lidhje me varrimin.
Neni 5
Varrezat ekzistuese në trevën e Komunës së Tuzit janë:
Bashkësia lokale: Tuz
- varreza Cemi, varreza e meshihatit të Podgoricës,
- varreza myslimane në Tuz I , II ,III,
- varreza katolike në Tuz,
Bashkësia lokale: Vuksanlekaj-Narhelm
- varrezat katolike në Vuksanlekaj,
- varrezat myslimane familjare të Çunmulajve në Narhelm
Bashkësia lokale: Sukruq
- varreza myslimane në Kodërbudan,
Bashkësia lokale: Vrane
- varreza myslimane në Vrane
- varreza myslimane në Vllanë
- varreza katolike në Dushiq I dhe II
Bashkësia lokale: Milesh
- varreza myslimane Milesh,
- varreza katolike në Kshevë dhe Gurrec I, II, III, IV,
- varreza myslimane në Kshevë I dhe II,
- varreza myslimane e familjes Nikoviq
Bashkësia lokale: Dinoshë
- varreza myslimane Dinoshë,
- varreza joaktive në Tojeq dhe Beqaj,
- varreza katolike Dinoshë,
-varreza katolike në Omerbozhaj I dhe II,
-varreza myslimane në Haxhaj,
-varreza katolike në Pikalë,
- varreza katolike në Priftën,
- varreza katolike në Selishtë,
-varreza joaktive katolike në Stanaj
Bashkësia lokale: Triesh
- varreza katolike Nikëmarash,
-varreza katolike në Muzheçk,
-varreza katolike në Buxë I, II dhe III,
-varreza katolike Stjepoh,
- varreza katolike në Delja,
-varreza katolike në Bëkaj,
- varreza katolike në Cem I, II dhe III
Vendbanimi Kojë:
- varreza katolike në Kojë,
Bashkësia lokale: Hot
- varreza katolike joaktive në Arzë,
- varreza katolike në Helmicë-Kodërkishë,
- varreza katolike në Skorraq,
- varreza katolike Arzë,
- varreza katolike në Vatnikaj,
- varreza katolike në Rrolle,
- varreza katolike në Bardhaj,-- varreza katolike në Nikprelaj,
- varreza katolike në Gjeloshaj,
- varreza katolike në Nikgjokaj I dhe II,
- varreza katolike në Prëkaj,
- varreza katoliken Gjonikshabaj,
- varreza katolike në Bozhaj,
- varreza familjare private në Krenzë I dhe II,
- varreza familjare private në Rrax,
Pothuajse secili vendim në territorin e Komunës së Tuzit sipas rregullit e ka varrezën të cilën e mirëmbajnë këshillat vendore.
Neni 6
Varrezat në territorin e Komunës së Tuzit e kanë statusin e objekteve komunale.
Varrezat duhet të jenë të rrethuara.
Neni 7
Përcaktimin e truallit për varreza e bën Kuvendi i Komunës së Tuzit në pajtim me Ligjin.
Gjatë përcaktimit të truallit-lokacioni për varrezat e reja duhet në mënyrë të veçantë ti kushtohet rëndësi mbi mbrojtjen e burimeve për pajisjen me ujë përbërjen gjeologjike të truallit, mbrojtjen e objekteve për pajisje me ujë të pishëm, si dhe kushteve sanitare dhe të tjera të përcaktuara për ndërtimin e varrezave.
Neni 8
Përdorimi i varrezave mund të përfundojë për shkaqe sanitare dhe urbanistike.
Vendimin mbi vendosjen e varreve jashtë përdorimit e sjellë Kuvendi i Komunës.
Me të njëjtin vendim përcaktohen kushte për kalimin e mbetjeve postmortore në tjetër varr.
Neni 9
Varri i cili vendoset jashtë përdorimit mund të mihet dhe dheu të përdoret për qëllime tjera vetëm pas 20 viteve nga dita e vendosjes së varrit jashtë përdorimit.
Mihja e varreve mund të lejohet vetëm pas kalimit të 6 muajve prej publikimit të vendimit mbi vendosjen e varrit jashtë përdorimit.
Deri në skadimin e atij afatit personat e interesuar mund të heqin përmendoren mbi varreza nga varret përkatësisht varrezat dhe mbetjet posmortore ti kalojnë në tjetër varr gjegjësisht varrezë.
Neni 10
Shpenzimet e gërmimit së varreve dhe të gjitha shpenzimet e lidhura me kalimin e mbetjeve postmortore, kalimin e përkujtimore mbi varreza dhe objekteve të tjera nga vendet e varrezës i kryen Komuna-gjegjësisht subjekti me kërkesë të cilit kryhet gërmimi.
II MENAXHIMI, RREGULLIMI, NDËRTIMI DHE MIRËMBAJTJA E VARREZAVE
Neni 11
Me menaxhim, mirëmbajtje dhe rregullim të varrezave në kuptimin e këtij vendimi trajtohen:
- shfrytëzimi i varrezave (parcelimi i varreve dhe dhënia e parcelave në shfrytëzim),
- mirëmbajtja e rëndit dhe pastërtisë në varreza,
- udhëheqja e evidencës mbi të drejtat e shfrytëzimit të varreve gjegjësisht varrezave,
- udhëheqja e evidencës të varrosurve në varre,
- formimi i çmimores së shërbimeve (shfrytëzimi i kapellës, punës së kryes para varrimit dhe ngjashëm).
Neni 12
Me menaxhimin e varrezave të qytetit, rregullimin e tyre, mirëmbajtjen dhe kryerjen e veprimtarive funerale merret ndërmarrja komunale publike e Komunës së Tuzit (në tekstin e mëtejmë: ndërmarrja).
Me menaxhimin e varrezave, rregullimin e tyre, mirëmbajtjen dhe kryerjen e veprimtarive funerale në të njëjtat merren bashkësitë lokale në territorin e të cilave ndodhën varrezat, ndërsa bashkësia lokale mund të formojë këshillin i cili do të përkujdeset mbi mirëmbajtjen e varrezave.
Bashkësitë lokale janë të themeluara për vendet e banuara në trevat rurale me vendim mbi bashkësitë lokale.
Neni 13
Hapësira e caktuar për varrime në varre ndahet në parcela në kuadër të të cilave përcaktohen vendet e varreve.
Secili varr duhet të jetë i shënuar me shenjen e përshtatshme mbi varr.
Neni 14
Ndërmarrja gjegjësisht bashkësia lokale përcakton vendet e varreve (parcelat) dhe i jep në shfrytëzim.
Shumën e kompensimit për mirëmbajtjen e vendvarrimit dhe shërbimet në lidhje me mirëmbajtjen, varrimin dhe mbetjeve dhe zhvarrosjen e mbetjeve postmortore e përcakton ndërmarrja me pëlqim të organit të administratës lokale për financim.
Kompensimi për shfrytëzimin e vendvarrimit përcaktohet në shumën vjetore.
Neni 15
Ndërtimi i varreve, varrezave, përkujtimoreve dhe shënjave të tjera të varreve bëhet në pajtim me planin e ndërtimit të varreve të cilin e sjellë ndërmarrja gjegjësisht bashkësia lokale e cila menaxhon me varre në pajtim me rregullat urbanistike dhe sanitare.
Plani nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përmbajë kushtet për ndërtimin e varrëve, varrezave dhe tjera shenjave të varreve.
Pjesën përbërëse të planit e përbën projekti i varreve me parcelizim në fushat e varreve, rrallët e varreve dhe parcelat e varreve të cilat duhet të jenë të shënuara në mënyrë të veçantë.
Neni 16
Miratimin për ndërtimin e varreve, vendosjen e përkujtimoreve dhe shenjave të tjera të varrezave në kërkesë të qytetarit i jep ndërmarrja, gjegjësisht bashkësia lokale e cila menaxhon me varreza.
Ndërtimi i varrezave dhe vendosja e përmendoreve dhe shenjave të tjera të varreve kryhet në mënyrë dhe nën kushtet të cilat i përcakton ndërmarrja, gjegjësisht bashkësia lokale.
Neni 17
Kontraktori i punimeve në varrezë është i obliguar ti respektojë rregullat në vijim:
- Punët artizanale dhe punët e tjera mund të kryhen vetëm me miratim të ndërmarrjes, gjegjësisht bashkësisë lokale dhe në mënyrë që me kryerjen e punëve mos të dëmtohen objektet në varreza,
- Punimet duhet të kryhen ashtu që deri në masën më të madhe të ruhet rendi dhe qetësia në varrezë,
- Materiali ndërtimor mund të mbahet në varreza vetëm për aq sa është nevoja e kryerjes së punëve dhe në mënyrë që mos të pengohet qasja dhe lëvizja e vizitorëve të varrezave,
- Në rast të ndërprerjes së punëve si dhe pas përfundimit të tyre kontraktori i punimeve është i obliguar që pa vonesë, vendin e ndërtimeve ta kthejë në gjendjen e mëparshme,
- Transportimi i materialeve të nevojshme për kryerjen e punimeve mund të kryhet vetëm nëpër rrugët e caktuara dhe rrugëzave në kuadër të varreve.
Personave të cilët nuk i respektojnë rregullat nga paragrafi i mëparshëm i këtij neni mund tu ndalohet puna.
Ndërmarrja, gjegjësisht bashkësia lokale është e obliguar të sigurojë mbikëqyrje të vazhdueshme profesionale në kryerjen e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 18
Para kryerjes së punëve në varreza kontraktori i autorizuar është i detyruar ti përmbahet rregulloreve që kanë të bëjnë me ndërtimin teknik të varrezave dhe dispozitave mbi rendin në varreza.
Neni 19
Nëse gjatë kryerjes së punimeve në varreza vjen deri te dëmtimi i varrezave përreth, varreve apo përkujtimoreve, personi i cili e ka shkaktuar dëmin, është i detyruar që më së largu në afat prej 10 ditësh të heqin dëmin e shkaktuar.
Nëse personi i cili e ka shkaktuar dëmin nuk vepron në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, ndërmarrja, gjegjësisht bashkësia lokale do ti heqë dëmet e shkaktuara në shpenzim të personit i cili i ka shkaktuar.
Neni 20
Në varreza nuk mund të mbillen pemë të larta por vetëm lule dekorative, barë dhe lule, e mbi të gjitha duhet të përkujdesemi që zhvillimi i tyre nuk do ti dëmtojë varrezat përreth.
Ndërmarrja, gjegjësisht bashkësia lokale është e autorizuar që ta sharrojë dhe largojë pemën e dekorative e cila dëmton varrezat tjera.
Neni 21
Qiramarrësi i vendvarrimit nuk ka të drejtë që shfrytëzimin e atij vendvarrimi t’ia kalojë personit tjetër pa një marrëveshje me shkrim, gjegjësisht bashkësisë lokale.
Në rast të vdekjes së qiramarrësit të vendvarrimit e drejta e shfrytëzimit të asaj parcelë i takon personit i cili është i deklaruar si pasardhësi i tij ligjor.
Ndërmarrja, gjegjësisht bashkësia lokale është e obliguar të evidentoj pasardhësin si qiramarrës të ri.
III MBAJTJA E RËNDIT NË VARREZË
Neni 22
Varreza për qytetarët është e hapur për vizita çdo ditë nga ora 8 deri në ora 20.
Varrimi i eshtrave të të vdekurit, gjegjësisht dita dhe ora e varrimit caktohet nga familjarët e të vdekurit në marrëveshje me ndërmarrjen.
Neni 23
Qytetarët janë të obliguar që në varre të sillen në pajtim me vendin dhe me respekt të thellë ndaj të vdekurve, në mënyrë që të mos pengojnë qetësinë dhe rendin në varrezë.
Neni 24
Në varreza ndalohet:
- Të prishet qetësia,
- Të sjellën qen dhe kafshë të tjera,
- Të shkelet përmbi varreza dhe përmbi bimët e mbjella, të dëmtohen përkujtimoret dhe varrezat,
- Të dëmtohet rrethimi i varrezave,
- Të vendosen mbishkrime, fotografi apo çfarë do lloj reklamash të cilat në çfarë do lloj mënyre përulin ose zvogëlojnë respektin moral,
- Të bëhet çfarë do lloj tregtie,
- Të mblidhen dhe të merren lulet nga varrezat,
- Gjatë kohës komemorative të shërbehen pije alkoolike dhe joalkoolike.
Neni 25
Ndërmarrja është e obliguar të sjellin rregullore më të ngushta mbi rendin në varreza dhe ti publikojë ato në varreza duke i vendosur në tabelën e informimeve e cila gjendet në vend të dukshëm në hyrje të varrezave.
Varreza duhet të jetë e rrethuar dhe e mirëmbajtur në atë mënyrë që të jetë përherë pastër dhe rregullt.
Neni 26
Ndërmarrja është e obliguar që në varrezë të rregulloj hapësirë të posaçme për hedhjen e mbeturinave, mbetjeve të kurorave dhe ngjashëm.
Largimi i kurorave dhe luleve nga varrezat bëhet pas 40 ditësh, prej ditës së vendosjes.
Në secilin varr në hyrje të tij duhen vendosur tabelat informuese në të cilat vendosen listat e vdekjeve (pllakatet).
Ndërmarrja në pajtim me organin e administratës lokale për veprimtari komunale përcakton lokacionet dhe përcakton kushtet më të afërta për vendosjen e tabelave informuese në qytet dhe në vendbanimet periferike, ekskluzivisht për vendosjen e listave të vdekjeve.
Neni 27
Kapela dhe objektet e tjera të cilët shërbejnë për shërbimet funerale duhet të mirëmbahen në gjendje të rregullt dhe duhet të kryhet pastrimi i rregullt dhe dezinfektimi i tyre.
Deri në ndërtimin e Kapelës së qytetit, për shërbime funerale mund të shfrytëzohen kapelat vendore, me të cilat Shoqëritë afariste lidhin marrëveshje të veçantë.
Neni 28
Ndërmarrja, gjegjësisht bashkësia lokale është e obliguar që të bëjë evidencën e:
- Mbi të gjithë personat e varrosur në varrezë, me shënimin gjegjës të vendvarrimit dhe datë të vdekjes,
- Mbi personat e vdekur që kanë qenë të varrosur në varreza më vonë dhe që janë kaluar në varreza të tjera,
- Mbi përmendoret sipër varreve,
- Mbi përmendoret dhe varrezat e rëndësisë historike dhe artistike,
- Mbi varrezat e rezervuara.
Ndërmarrja është e obliguar të siguroj shërbimin për ruajtjen e varrezave në pajtim më mundësitë financiare dhe nevojat e rastit.
IV KUSHTET DHE MËNYRA E VARRIMIT
Neni 29
Varrimi i të vdekurve mund të kryhet vetëm në varrezat të cilat janë në përdorim të rregullt.
Varrosja jashtë varrezave mund të kryhet vetëm në rastet e parapara me Ligj dhe me vendim të Kuvendit të Komunës.
Neni 30
Varrosja e të vdekurve kryhet në pajtim me rregullat e përshtatshme sanitare pasi është vërtetuar vdekja në mënyrën e caktuar me ligje të posaçme dhe orë të caktuar pas së cilës mund të bëhet varrosja.
Mbi varrosjen e të vdekurit është i obliguar të kujdeset personi i cili sipas rregullave të vlefshme ose në pajtim me marrëveshjen ka qenë i detyruar që gjatë jetës së tij ta mbajë gjegjësisht që të përkujdeset për të.
Nëse nuk ekziston personi nga paragrafi 1 i këtij neni varrimin do ta bëjë ndërmarrja, ndërsa shpenzimet e varrosjes do ti kalojnë Komunës në territorin e së cilës i vdekuri e ka pasur vendqëndrimin e fundit nëse me rregulla të posaçme nuk është caktuar ndryshe.
Neni 31
Kapellat në Tuz, Vuksanlekaj, Dinoshë, Vrane, Vllanë dhe Milesh janë të obliguar të ti shfrytëzojnë qytetarët për të gjithë të vdekurit në hapësirën përreth dhe atë të Komunës.
Personat e vdekur të cilët varrosën në varrezat rurale deri në varrimin ose përcjelljen e mbetjeve mortore ruhen në mënyrë të zakonshme në pajtim me rregullat sanitare.
Të drejtë për ta shfrytëzuar kapelën kanë edhe qytetarët dhe personat e vdekur nga paragrafi 3 i këtij neni nëse këtë e kërkojnë nga ndërmarrja e që do të thotë, këshillit i cili mirëmban atë kapelë.
Neni 32
Kalimi, gjegjësisht transporti i mbetjeve mortore në varrezë, me qëllim të varrimit, duhet të bëhet në arkë të mbyllur e cila është brenda standardeve.
Transporti i mbetjeve mortore me qëllim të varrimit, kryhet me automjet special të ndërmarrjes.
Kalimi i mbetjeve mortore të të vdekurit për shkak të sëmundjes ngjitëse kryhet në pajtim me rregulla të veçanta.
Neni 33
Ndërmarrja është e obliguar që për varrimin e të vdekurve të sigurojë shërbimin e përditshëm.
Personi i vdekur varroset pasi është vërtetuar vdekja, sipas rregullit prej 24 deri në 48 orë nga konstatimi i vdekjes.
Përjashtimisht, në bazë të kërkesës të inspekcionit sanitar varrimi do të bëhet para, gjegjësisht pas skadimit të afatit nga paragrafi 2 i këtij neni.
Neni 34
Gjatë varrosjes në varreza mund të kryhen ritet fetare në pajtim me rregullat fetare.
Në varreza nuk mund të mbahen tubime të cilat nuk kanatë bëjnë me varrimin e të vdekurve apo me traditat e zakonshme dhe ritet fetare.
Neni 35
Zhvarrosja dhe kalimi i mbetjeve mortore të personave të varrosur mund të kryhet në pajtim me rregullat mbi kushtet dhe mënyrën e zhvarrosjes dhe kalimit të personave të vdekur, pas miratimit të fituar më parë nga organi me kompetent për punët e inspekcionit sanitar.
V DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 36
Me gjobë prej dhjetëfishit deri në dyqindfishi i të të ardhurave minimale në Mal të Zi do të gjobiten për shkelje ndërmarrjet nëse nuk përkujdesen mbi rregullimin dhe mirëmbajtjen e varrezave.
Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të gjobitet edhe personi përgjegjës në ndërmarrje në shumën prej njëfishit deri tek dhjetëfishi i të ardhurave minimale në Mal të Zi.
Neni 37
Me gjobë prej dhjetëfishi deri te dyqindfishi i të ardhurës minimale në Mal të Zi do të gjobitet për shkelje ndërmarrja nëse:
- varrosjen e të vdekurve e kryen në varreza të cilat nuk janë në përdorim të rregullt (neni 28 i vendimit),
- nuk sjellë planin e ndërtimit dhe rregullimit të varrezave në pajtim me nenin 15 të këtij vendimi,
- nuk ndalon kryerjen e punëve të cilat janë në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 1 të këtij vendimi, dhe nëse nuk procedon në pajtim me paragrafin 3 të nenit të njëjtë,
- nuk procedon në pajtim me nenin 18 paragrafi 2 i vendimit,
- nuk respekton rregullat e nenit 21.
- nuk procedon në pajtim me nenin 25,
- nuk procedon në pajtim me nenin 26,
- nuk procedon në pajtim me rregullat e nenit 24,
- nuk procedon në pajtim me nenin 31,
- nuk siguron shërbimin për varrim (neni 32),
- nuk respekton rregullat e nenit 34 nëse nuk udhëheqë evidencën nga neni 27,
- nuk respekton edhe nene të tjera të këtij vendimi që kanë të bëjnë me obligimet e ndërmarrjes.
Me gjobë prej njëfishi deri në dhjetëfishin e të ardhurave minimale në Mal të Zi do të gjobitet personi përgjegjës në ndërmarrje për shkeljet nga paragrafi 1 i këtij neni.
Neni 38
Me gjobë prej njëfishi deri në dhjetëfishin e rrogës minimale në Mal të Zi do të gjobitet për shkelje personi fizik:
- varrimin e të vdekurve e kryen në të kundërt me nenin 28,
- në varreza mban tubime të cilët nuk kanë lidhje me varrimin e të vdekurve apo me traditat e zakonshme (neni 33 i vendimit).
Kryen punime në ndërtimin e varrezave, varreve, vendosjen e përmendoreve apo shenjave të tjera të varrezave pa miratimin e marrë më parë për kryerjen e punëve nga ana e ndërmarrjes, gjegjësisht bashkësisë lokale (neni 16) gjegjësisht kryen punë në të kundërt të nenit 17 dhe 17a të vendimit.
Vendin e varrimit e kalon tek tjetri person kundrejt nenit 20.
Në varrezat mbjellë bimë të larta në të kundërt rregulloreve të neni 19.
- nuk respekton rregullat e nenit 22 dhe 23,
- nuk respekton rregullat e nenit 30 paragrafi 2,
-nuk respekton rregullat e nenit 34,
- nuk procedon sipas rregullores së paragrafit 2 të nenit 29.
VI MBIKËQYRJA
Neni 39
Mbikëqyrja inspektuese mbi realizimin e këtij vendimi si dhe sigurimin e rendit komunal dhe mbikëqyrjes komunale e kryen shërbimi për policinë komunale dhe punët inspektuese, përderisa punët e posaçme nuk janë të vendosura me rregulla në kompetencat e organeve të tjera të administratës.
Mbikëqyrjen kryen organi i administratës kompetent për punët komunale.
VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 40
Ndërmarrja është e obliguar të sjellë dispozita të veçanta të parapara me këtë vendim në afat prej 90 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.
Neni 41
Ky vendim hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.
Numër: 02-030/19-4082
Tuz, 18.07.2019
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
Kryetari,
Fadil Kajoshaj