Në bazë të nenit 48 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz ("Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale" nr.039/17), nenit 4 dhe 13 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit nr.02-030/19-1878 prej datës 05.04.2019, e në përputhje me listën e kandidatëve të cilën e ka dorëzuar Këshilli për zgjedhje dhe emërime, Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 15.04.2019 ka sjellë:
VENDIM
MBI EMËRIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT PËR VEPRIMTARI SHOQËRORE, BASHKËPUNIM NDËRKOMUNAL DHE NDËRKOMBËTAR
Neni 1
Në Këshillin për veprimtari shoqërore, bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:
Për kryetar të Këshillit: Haris Ramoviq
Kurse për anëtarë:
1. Ivan Ivanaj,
2. Lindita Gjonaj,
3. Shtjefan Camaj,
4. Linda Camaj,
5. Abedin Axhoviq,
6. Samir Axhoviq.
Neni 2
Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjatë deri në pushimin e mandatit të kuvendit.
Neni 3
Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.
Nr: 02-030/19-2076
Tuz, 15.04.2019
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
KRYETARI,
Fadil Kajoshaj