Në bazë të nenit 48 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz ("Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale" nr.039/17), nenit 4 dhe 11 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit nr.02-030/19-1878 prej datës 05.04.2019, e në përputhje me listën e kandidatëve të cilën e ka dorëzuar Këshilli për zgjedhje dhe emërime, Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 15.04.2019 ka sjell:
VENDIM
MBI EMËRIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT PËR FINANCA, EKONOMI DHE ZHVILLIM
Neni 1
Në Këshillin për financa, ekonomi dhe zhvillim të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:
Për kryetarë të Këshillit: Enis Gjokaj
Kurse për anëtarë:
1. Leonora Gjelosheviq,
2. Ivan Ivanaj,
3. Senad Gilaj,
4. Amell Alibashiq,
5. Nikolla Gegaj,
6. Ellvir Kajosheviq.
Neni 2
Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjat deri në pushimin e mandatit të kuvendit.
Neni 3
Ky vendim hyn në fuqi ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.
Nr: 02-030/19-2074
Tuz, 15.04.2019
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
KRYETARI,
Fadil Kajoshaj