Në bazë të nenit 48 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz ("Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale" nr.039/17), nenit 4 dhe 9 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit nr.02-030/19-1878 prej datës 05.04.2019, e në përputhje me listën e kandidatëve të cilën e ka dorëzuar Këshilli për zgjedhje dhe emërime, Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 15.04.2019 ka sjellë:
VENDIM
MBI EMËRIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT PËR STATUT DHE AKTE
Neni 1
Në Këshillin për Statut dhe akte të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:
Për kryetar të Këshillit: Nikolla Camaj
Kurse për anëtarë:
1.Gjergj Camaj,
2.Luigj Dedvukaj,
3.Mirza Pepiq,
4.Samra Gjokoviq.
Neni 2
Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjatë deri në pushimin e mandatit të kuvendit.
Neni 3
Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.
Nr: 02-030/19-2073
Tuz, 15.04.2019
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
KRYETARI,
Fadil Kajoshaj