Kthehu te Seancat

12.Vendim-mbi-orarin-e-punes-1

DOCDokument Word50 KB

Shkarko

Në bazë të nenit 27 paragrafit 1 pikës 25 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fleta Zyrtare e MZ”, nr.2/18) dhe në lidhje me nenin 53 paragrafin 2 të Ligjit mbi punën (“Fleta Zyrtare e MZ”, nr.49/08,26/09,88/09,26/10,59/11,66/12,31/14,53/14,4/18), dhe nenit 24 paragrafit 1 pikës 25 dhe nenit 53 paragrafit 1 pikës 2 të statutit të Komunës së Tuzit (“Fleta Zyrtare e MZ-dispozitat komunale”,nr.24/19),Kuvendi i Komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur më 18.07.2019 ka sjellë

VENDIM

mbi orarin e punës

DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1

Me këtë vendim rregullohet orari i punës për lokalet afariste, shoqërive afariste, personave juridik dhe ndërmarrësve në të cilat u ofrohen shërbime qytetarëve në fushën e veprimtarisë komunale, tregtisë, hotelerisë dhe turizmit, profesioneve, kulturës dhe sportit, lojërave zbavitëse dhe lojërave të fatit në territorin e Komunës së Tuzit (në tekstin e mëtejmë: subjektet afariste).

Neni 2

Shprehjet të cilat në këtë vendim shfrytëzohen për personat fizik të gjinisë mashkullore, të njëjtat nënkuptohen edhe për personat fizik të gjinisë femërore.

Neni 3

Subjekti afarist është i obliguar që vendimin mbi rregullimin e orarit të punës, në kuptim të Ligjit me të cilin rregullohet fusha e punës, të ja dorëzojë shërbimit të posaçëm të administratës lokale kompetente për punët e mbikëqyrjes komunale (në tekstin e mëtejmë: Policia Komunale) me qëllim të vërtetimit me vulën katrore.

Vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni subjekti afarist është i obliguar që të mbajë në objekt në të cilin kryen veprimtarinë nga neni 1 i këtij vendimi.

Neni 4

Kur me këtë vendim është paraparë orari i punës për veprimtari të caktuar ose në punët e caktuara në kohëzgjatje të caktuar, organi kompetent i subjektit afarist mundet që me vendim mbi rregullimin e orarit të punës të përcaktojë edhe orar më të shkurtë të punës, në kufijtë e intervaleve të paraparë.

Neni 5

Kur me këtë vendim është paraparë që orari i punës për veprimtarinë e caktuar ose në punën e caktuar të jetë në kohëzgjatje të ndryshme në sezonin veror dhe dimëror, subjekti afarist i cili kryen veprimtarinë gjatë tërë vitit është i obliguar të përcaktojë dhe të theksojë fillimin dhe përfundimin e orarit të punës veçantë për sezonin veror e veçantë për sezonin dimëror.

Subjekti afarist i cili kryen veprimtari sezonale në kuptimin e Ligjit të veçantë me të cilin rregullohet turizmi, është i obliguar të përcaktojë dhe të theksojë dhe të caktojë orarin e punës për atë sezon.

Sezoni verorë zgjatë prej 1 prillit deri me 1 nëntor, ndërsa i dimrit nga 1 nëntori deri me 1 prill.

Neni 6

Fillimi dhe përfundimi i orarit të punës vendoset në mënyrë të dukshme dhe të qartë në hyrjen e objekteve në të cilat kryhen veprimtari nga neni 1 i këtij vendimi, në pajtim me Ligjet e veçanta dhe këtë vendim.

ORARI I PUNËS SIPAS LLOJIT TË VEPRIMTARISË

Veprimtaritë komunale

Neni 7

Kryerja e veprimtarive komunale, gjegjësisht punëve të caktuara në veprimtaritë komunale, natyra e të cilave dhe nevoja kërkojnë vazhdimësi,organizohet në kohën prej 00,00 deri në 24,00 (pajisja me ujë, mirëmbajtja e pastërtisë, pastrimi dhe tharja e ujërave të mbetur, ofrimi i shërbimeve të funeraleve, përveç punëve të varrimit, dorëzimin e prodhimeve komunale, mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i deponive, ndriçimi publik, punët e intervenimeve emergjente dhe ngjashëm), duke përfshirë edhe ditët e pushimit dhe festat.

Në punët e pagesave të shërbimeve komunale subjektet afariste punojnë çdo ditë të punës nga ora 07,00 deri në 20,00.

Në punët e varrimeve subjektet afariste punojnë çdo ditë pune nga ora 10,00 deri në 17,00, duke përfshirë edhe ditët e pushimit dhe festat.

Neni 8

Tregu i gjelbër punon çdo ditë në sezonin veror nga ora 06,00 deri në 20,00 , në sezonin dimëror nga 07,00 deri në 18,00.

Tregu i përzier punon çdo ditë në sezonin veror nga 06,00 deri në 20,00, në sezonin dimëror nga 07,00 deri në orën 20,00, ndërsa të dielave dhe në ditët e festave shtetërore dhe festave të tjera nga ora 08,00 deri në 14,00.

TREGËTIA

Neni 9

Subjekti afarist i cili kryen biznes të vogël punon nga ora 06,00 deri në orën 22,00, në sezonin veror ndërsa nga ora 06,00 deri në orën 21,00 gjatë sezonit dimëror.

Subjekti afarist i cili merret me biznesin e prodhimeve ushqyese me pakicë gjatë ditëve festave mundet që të caktojë një apo më shumë objekte në detyrë.

Në rast nga paragrafi 2 i këtij neni subjekti afarist është i obliguar që në hyrjen e objekteve tjera të cilat nuk janë në detyrë të vendosin lajmërimin me emrin dhe adresën e objektit në detyrë.

Neni 10

Stacioni i karburanteve punon çdo ditë nga ora 00,00 deri në 24,00.

Neni 11

Objekti në të cilin organizohen panairet, ekspozita e shitjeve dhe mënyra të përkohshme të kryerje të tregtisë punojnë nga ora 07,00 deri në orën 22,00.

Hoteleria dhe turizmi


Neni 12

Objekti hotelier për ofrimin e shërbimeve të vendosjes dhe shërbimit të përgatitjes së ushqimit, pijeve dhe alkoolit, është i përcaktuar me Ligj të veçantë i cili rregullon fushën e turizmit dhe hotelerisë, punon çdo ditë nga ora 00,00 deri në orën 24,00.

Objekti hotelier për ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit, pijeve dhe alkoolit punon nga ora 06,00 deri në orën 24,00.

Përderisa në kuadër të objektit nga paragrafi 1 i këtij neni funksionon objekti hotelier për ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe ushqimit, pijeve dhe alkoolit, i njëjti është i obliguar që orarin e punës së vetë ta harmonizojë me orarin e punës të definuar me paragrafin 2 të këtij neni.

Neni 13

Objektet hoteliere të llojit disko klub dhe klubeve të natës të cilët gjenden në ndërtesat e banimit dhe në ndërtesat për banim dhe afariste, punon nga ora 22,00 deri në 24,00.

Disko klubi dhe klubi i natës i cili gjendet në ndërtesën afariste punon nga ora 22,00 deri në orën 03.00.

Neni 14

Objekti hotelier i cili gjendet në objektin afarist, hapësirën ku kryesisht kryhet veprimtari tjetër (në pikën e karburantit dhe ngjashëm), punon në pajtim me orarin e punës të objektit në të cilin gjendet .

Neni 15

Agjencioni turistik dhe subjekti afarist i cili ofron shërbime të rentimit të automjeteve (rent a car, shërbimit të limuzinave dhe ngjashëm) në sezonin veror punon nga ora 06,00 deri në orën 22,00, ndërsa në sezonin dimëror nga ora 07,00 deri në 20,00.

Organizata turistike e Komunës së Tuzit çdo ditë punon nga ora 08,00 deri në orën 20,00, ndërsa në sezonin verorë edhe të shtunave nga 08,00 deri në 14,00.


Profesionet

Neni 16

Subjekti afarist i cili ofron shërbime të profesioneve punon nga ora 07,00 deri në orën 22,00 në sezonin veror, ndërsa nga ora 07,00 deri në orën 21,00 në sezonin dimëror.

Kultura dhe sporti

Biblioteka dhe salla për lexime punon çdo ditë nga ora 07,00 deri në orën 20,00.

Neni 18

Objektet sportive (terrenet e basketit, futbollit, tenisit, fushat e mbyllura të futbollit të vogël, qendrat e fitnesit dhe objektet e ngjashme), punojnë nga ora 06,00 deri në 24,00 në sezonin veror, dhe nga ora 06,00 deri në 23,00 gjatë sezonit dimëror.

Lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese

Neni 19

Kazinot dhe objektet në të cilat janë të përcaktuara lojërat e fatit në aparate punojnë nga ora 00,00 deri në orën 24,00.

Objekti në të cilën është e përcaktuar lotaria e tipit të mbyllur punon nga ora 07,00 deri në orën 24,00.

Objekti në të cilin janë të vendosura bastoret punojnë nga ora 08,00 deri në orën 23,00.

Neni 20

Objektet në të cilat vendosen lojërat argëtuese (kompjuterët, simuluesit, video-aparatet, fliperat, biliardot dhe ngjashëm), punojnë nga ora 08,00 deri në orën 22,00 në sezonin veror, dhe nga ora 09,00 deri në orën 20,00 gjatë sezonit dimëror.

Përderisa lojërat argëtuese organizohen në objektet hoteliere aplikohen dispozitat e këtij vendimi të cilat rregullojnë orarin e punës e atij objekti.

ORARI I PUNËS PËRTEJ PËRCAKTIMIT

Neni 21

Me kërkesë të subjektit afarist, përkohësisht mund të miratohet orari i punës përtej përcaktimit (në tekstin e mëtejmë: orar i zgjatur i punës), në kohëzgjatje prej 2 orësh në periudhën deri në 6 muaj.

Përjashtimisht, orari i zgjatur i punës deri në 6 muaj mund të miratohet në kohëzgjatje:
- deri në tetë orë ne sezonin veror, gjegjësisht deri në nëntë orë në sezonin dimëror në objektin në të cilin kryhet tregtia me pakicë me prodhime ushqyese dhe furra e cila kryen ekskluzivisht tregtisë artizanale, gjegjësisht veprimtari të tregtisë artizanale,

- deri në tri orë objekteve të ushqimit të shpejtë i cili gjendet në ndërtesën e banimit dhe në ndërtesën për banim dhe afarizëm si dhe në objektin montues hotelier-kioskë me prodhime to-go (që merren me vete).

-deri në tri orë objektit hotelier të llojit disko-klub dhe klub nate i cili është i vendosur në pjesën e ndërtesës banuese familjare.

Objekti hotelier i çdo lloji i cili gjendet në ndërtesën e banimit dhe në ndërtesën e banimit dhe afarizmit si dhe objekti i cili krahas veprimtarisë së klubit të natës dhe disko klubit, kryen edhe një lloj të veprimtarisë hoteliere, nuk mund ta realizojë të drejtën nga paragrafi 1 i këtij neni.

Neni 22

Subjektit afarist i cili kryen veprimtari të tregtisë, gjegjësisht veprimtari profesionale mund t’i miratohet pa afat, orari i punës në kohëzgjatje prej dy orësh.

Subjektit afarist të cilit i miratohet pa afat orari i punës nuk mund ta realizojë të drejtën nga neni 25 i këtij Vendimi.

Neni 23

Subjekti afarist i cili fillon me kryerjen e veprimtarisë mund ta fillojë procedurën për kohëzgjatje të orarit të punës pas që t’i kalojë 30 ditë nga dita e fillimit të veprimtarisë.

Në rast nga paragrafi 1 i këtij neni, orari i zgjatur i punës miratohet në periudhë prej dy muajsh.

Neni 24

Bashkë me kërkesën për miratimin e kohëzgjatjes së orarit të punës, organit të administratës lokale kompetent për punët e afarizmit (në tekstin e mëtejmë: organi kompetent) dorëzohet:

- Kopja e paraqitjes mbi kryerjen e veprimtarisë, në pajtim me dispozitat e parapara,

- Aktvendimi mbi plotësimin e kushteve për kryerjen e veprimtarisë,

- Vendimi i organit kompetent të subjektit afarist mbi rregullimin e orarit të punës.

Përjashtimisht prej dispozitës së paragrafit 1 të këtij neni, bashkë me kërkesën për kohëzgjatjen e orarit të punës, për veprimtarinë hoteliere, gjegjësisht tregtare dhe të profesionit, subjekti afarist dorëzon vendimin nga paragrafi 1 alineja 3 e këtij neni, ndërsa organi kompetent sipas detyrës së shërbimit, përcakton nëse është dorëzuar kërkesa për tregti apo për profesion, gjegjësisht a është lëshuar miratimi mbi kryerjen e veprimtarisë hoteliere.

Neni 25

Organi kompetent sjellë aktvendim mbi zgjatjen e orarit të punës bashkërisht me pëlqimin e mëparshëm të Inspeksionit komunal, Policisë komunale dhe organit të administratës shtetërore kompetent për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike ( në tekstin e mëtejmë: policia).

Organet nga paragrafi 2 i këtij neni japin pëlqimin paraprak për zgjatjen e orarit të punës në afat prej 15 ditësh prej ditës që është kërkuar, me kusht që kundër subjektit afarist i cili ka dorëzuar kërkesën në periudhë prej gjashtë muajsh para sjelljes së kërkesës nuk kanë ndërmarre masa nga kompetencat e vet, gjegjësisht masa për mbajtjen e rendit dhe qetësisë.

Përjashtimisht, sipas kërkesës së subjektit afarist nga neni 24 i këtij vendimi organi kompetent zgjidh pa pëlqimin të paraprak të Inspeksionit komunal, Policisë komunale dhe policisë.

MBIKËQYRJA

Neni 26

Punët e mbikëqyrjes inspektuese mbi realizimin e këtij vendimi i kryen inspektori komunal në pajtim me detyrimet dhe autorizimet nga neni 15 dhe 16 i Ligjit mbi mbikëqyrjen inspektuese.

Mbikëqyrja komunale dhe sigurimi i rendit komunal në fushat e kontrollit të orarit të punës, i kryen polici komunal në pajtim me Ligjin.

Neni 27

Me gjobë prej 150 deri në 10.000 euro do të gjobitet personi juridik për shkelje nëse:

- në objektin në të cilin kryen veprimtari nuk mban vendimin e vërtetuar mbi orarin e punës (neni 3 paragrafi 2);

- nuk punon sipas orarit të përcaktuar të punës, sipas vendimit mbi rregullimin e orarit të punës (neni 4);

- nuk punon në kohën e caktuar sipas dispozitave të këtij vendimi;

- nuk vendos në dukje lajmërimin me emrin dhe adresën e objekteve në detyrë në hyrjen e objektit të cilit nuk është në detyre (neni 9 paragrafi 3);

- nuk pajiset me miratimin e organit kompetent të administratës lokale mbi orarin e punës për përcaktimit (neni 24);

- procedon në të kundërt të nenit 28 të këtij vendimi.

Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të gjobiten afaristët në shumën prej 50 deri në 3.000 euro, personi përgjegjës në personin juridik dhe personi fizik në shumën prej 20 deri në 1.000 euro.


DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE

Neni 28

Subjekti afarist i cili kryen veprimtari nga neni 1 i këtij vendimi, është i obliguar që të përshtat orarin e punës me dispozitat e këtij vendimi në afat prej 30 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi e të njëjtit.

Vendimi mbi rregullimin e orarit të punës nga neni 3 paragrafi 1 i këtij vendimi dorëzohet në Policinë komunale në afat prej 8 ditësh nga dita e përshtatjes.

Neni 29

Me hyrje në fuqi të këtij vendimi pushon së vlejturi Vendimi mbi orarin e punes( “Fleta zyrtare e Malit te Zi dispozita komunale nr.042/18”).

Ky vendim hyn në fuqi ditën e 8 nga dita e publikimit në “Fletën Zyrtare të Malit të Zi dispozitat komunale”.

Numër: 02-030/19-4074

Tuz, 18.07.2019

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

Kryetari,

Fadil Kajoshaj