Në bazë të nenit 27 paragrafit 1 pikës 24 dhe nenit 38 paragrafi 1 pika 2 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale („Fleta zyrtare e MZ“, nr. 02/18, 34/19), nenit 27 paragrafit 7 të Ligjit mbi mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve („Fleta zyrtare e MZ“, nr. 14/08, 40/11 dhe 47/15), dhe nenit 24 paragrafi 1 pika 24 e Statutit të Komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e MZ –dispozitat komunale“, nr. 24/19), Kuvendi i Komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur më 18.07.2019, ka sjellë
VENDIM
mbi kafshët shtëpiake
I DISPOZITAT THEMELORE
Neni 1
Me këtë vendim rregullohen kushtet dhe mënyra e mbajtjes së kafshëve shtëpiake, mënyra e veprimit me kafshët e braktisura dhe të humbura (kafshët shtëpiake), mënyra e përkujdesjes dhe kontrollimit të shumimit të tyre në territorin e Komunës së Tuzit.
Neni 2
Kafshët shtëpiake janë kafshë të cilat mbahen për rekreacion, shoqërim, mbrojtje ose ndihmë njerëzore (qen, mace vendore, zogj ekzotik ose dekorativ, brejtës të vegjël, kafshë që mbahen në terarium, akuarium dhe kafshë të tjera).
Neni 3
Në mbajtjen e kafshëve shtëpiake të cilat përkasin në llojet e mbrojtura zbatohen rregullat mbi ruajtjen e natyrës.
Neni 4
Qeni që është i klasifikuar si i rrezikshëm mbahet në pajtim me Ligjin me të cilin rregullohet mbrojtja e mirëqenies së kafshëve.
II KUSHTET DHE MËNYRA E MBAJTJES SË KAFSHËVE SHTËPIAKE
Neni 5
Në territorin e Komunës së Tuzit kafshët shtëpiake mbahen në pajtim më rregullat mbi mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve, veterinarisë, mbrojtjes së natyrës, rendit dhe qetësisë publike dhe dispozitat e këtij vendimi.
Neni 6
Kafshët shtëpiake mbahen nëse nuk rrezikojnë integritetin fizike dhe psikike, sigurinë personale dhe pronën personale të qytetarëve edhe nëse nuk e pengojnë qetësinë, nuk rrezikojnë higjienën e përgjithshme të ndërtesave të banimit, sipërfaqeve publike dhe mjedisit jetësor, sipas së cilës kushtet e mbajtjes në tërësi kënaqin mirëqenien e tyre.
Neni 7
Mbajtësi i kafshës shtëpiake është i obliguar që të përkujdesët për të, dhe ti krijojë kushtet për kafshën që ti kënaqë kushtet dhe nevojat e saj jetësore duke:
• siguruar ushqim të mjaftueshëm të ushqimit të përshtatshëm dhe ujit,
• siguruar hapësirën për jetesë dhe kushtet higjienike jetësore, në pajtim më nevojat dhe në varësi në llojin e kafshës,
• siguruar pastrimin e ambienteve të përbashkëta të ndërtesës së banimit dhe sipërfaqeve publike të cilat i ndotë kafsha shtëpiake,
• siguruar mbrojtjen adekuate veterinere, mbrojtjen dhe shërimin për të sëmurët, të lënduarit dhe kafshës së rraskapitur shtëpiake,
• largimin ikjen e kafshës shtëpiake,
• pamundësuar shkaktimin e dëmeve nga ana e kafshës shtëpiake,
Neni 8
Në rast se pronari i kafshës shtëpiake dyshon se kafsha është sëmurë nga ndonjë sëmundje ngjitëse është i obliguar që për këtë menjëherë të njoftojë ambulancën më të afërt të veterinarisë ose organin e administratës kompetent për punë të inspekcionit dhe veterinarisë dhe të veprojë sipas urdhrit të tyre.
Neni 9
Nuk është e lejuar mbajtja e kafshëve shtëpiake, të cilat nuk janë rregullisht të vaksinuara dhe që nuk posedojnë certifikatën mbi gjendjen shëndetësore, të lëshuar nga ana e klinikës së veterinarisë ose ambulancës.
Neni 10
Në ndërtesën për banim nuk është e lejuar mbajtja e kafshëve shtëpiake ne ballkon, në tarracë.
Nuk është e lejuar mbajtja e kafshëve shtëpiake në pjesët e përbashkëta të ndërtesës për banim, si dhe në truallin në të cilin është e ndërtuar ndërtesa për banim, pa pëlqim të marrë më parë nga kuvendi i pronarëve etazherë.
Mbajtësit e kafshëve shtëpiake janë të obliguar që administratorit të ndërtesës për banim, të ja paraqesin mbajtjen e kafshës shtëpiake, të vendosin në vend të dukshëm vërtetimin mbi vaksinimin e rregullt, si dhe vërtetimin mbi gjendjen shëndetësore të kafshëve të tyre shtëpiake.
Administratorët e ndërtesave për banim janë të obliguar që policisë Komunale, t'ia dorëzojnë listën e pronarëve të cilët në pjesët e tyre të posaçme- ndërtesave, mbajnë kafshët shtëpiake
Neni 11
Qeni është i lejuar të mbahet në oborrin e rrethuar të ndërtesës familjare për banim ose në pjesën e rrethuar të oborrit, në hapësirën e cila duhet të jetë e adaptuar për madhësinë e qenit në atë mënyrë që qeni të mos ketë mundësi të largohet.
Qeni i cili mbahet ë oborr nga paragrafi 1 i këtij neni nuk është e obligueshme të jetë i lidhur, me kusht që mbajtësi të ketë marrë miratimin për vendosjen e rrethimit, e cili me gjatësi dhe fortësi garanton sigurinë e qytetarëve dhe pamundëson largimin.
Qeni mbahet edhe ne oborr të parrethuar, i lidhur me zinxhir i cili rrëshqet në tel të gjatësisë së përshtatshme në proporcion me madhësinë e hapësirës që gjendet qeni dhe madhësinë e qenit.
Mbajtësi i qenit në kuptimin e paragrafit 2 të këtij neni është i obliguar që në vend të dukshëm të vendos shenjen me mbishkrimin në gjuhën zyrtare dhe në gjuhën shqipe "ČUVAJ SE PSA! / RUAJU QENIT“.
Neni 12
Mbajtësi i kafshës shtëpiake është i obliguar të krijojë kushtet që kafsha mos të pengojë rendin dhe qetësinë e caktuar shtëpiake të qytetarëve.
Mbajtësi, kafsha e të cilit në raste të përsëritshme dhe të vazhdueshme prish rendin dhe qetësinë e qytetarëve, në çfarë do lloj mënyre, është i obliguar që të ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e vazhdimit të shqetësimit të qytetarëve.
Paraqitja, se me veprim nga paragrafi 2 pengohet qetësia e qytetarëve, dorëzohet pranë organit të administratës lokale kompetent për mbikëqyrje komunale.
Paraqitja bëhet në formë të shkruar ose elektronike, duke përmbajtur lokacionin dhe përshkrimin e shkurtë të veprimit dhe duhet të jetë i nënshkruar personalisht.
Në qoftë se kafsha shtëpiake mbahet në ndërtesën për banim ose në truallin i cili i përket ndërtesës, paraqitja dorëzohet përmes administratorit të ndërtesës.
Në rast të përsëritjes së shkeljes, nga paragrafi 2 i këtij neni, do të fillohet procesi për zhvendosjen e kafshës shtëpiake në ndonjë vendstrehim për kafshët, në shpenzimet e mbajtësit.
Neni 13
Nga oborri dhe nga pjesët e veçanta të ndërtesave të banimit qeni qitet jashtë në zinxhir të përshtatshëm për madhësinë dhe forcën e tyre.
Neni 14
Kafshët shtëpiake mund të qiten në sipërfaqe publike dhe të tjera, përveç në sipërfaqet e gjelbra publike, të cilat janë të rregulluara si lulishte ose lëndina.
Mbajtësi i kafshës shtëpiake është i obliguar të parandaloj dëmtimet e sipërfaqes publike.
Neni 15
Për shkaqe të shëndetit higjenik dhe arsyeve të tjera është e ndaluar marrja e kafshëve shtëpiake në objektet e shfrytëzimit publik (objekte tregtare, hoteliere dhe turistike, postare dhe telekomunikative, objektet për ofrimin e objekteve financiare, shëndetësore, rehabilituese, të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, në objektet edukative dhe arsimore dhe të ngjashme).
Përjashtimisht, marrja e kafshëve në objektet nga paragrafi 1 i këtij neni lejohet vetëm me pëlqimin e personit përgjegjës ose pronarit të objektit.
Neni 16
Personi me invaliditet shfrytëzon qenin ndihmëtar, në pajtim më Ligjin me të cilin rregullohet lëvizja e personave me invaliditet me ndihmën e qenve ndihmëtarë.
III MËNYRA E KONTROLLIMIT TË SHUMIMIT TË KAFSHËVE SHTËPIAKE
Neni 17
Mbajtësi i kafshës shtëpiake është i obliguar të kontrollojë shtimin e kafshës shtëpiake dhe ti pamundësojë se cilin shumim të paplanifikuar.
Gjatë planifikimit të shumimit të kafshës shtëpiake, pronari i kafshës shtëpiake është i obliguar që të ketë kujdes mbi numrin e pasardhësve të kafshës shtëpiake për shkak të sigurimit të kushteve hapësinore dhe të tjera të mbajtjes në pajtim me rregullat mbi mbrojtjen e kafshëve dhe këtë vendim.
Neni 18
Kontrollimi i shumimit të kafshës shtëpiake bëhet përmes masave parandaluese të sterilizimit ose kastrimit të kafshës.
Organi kompetent i administratës lokale në bashkëpunim me ambulancat veterinere të cilat janë të regjistruara në territorin e Komunës së Tuzit, organizon aksione vjetore të kontrollit të shumimit (kastrime dhe sterilizime).
Neni 19
Mbajtësi i kafshës shtëpiake është përgjegjës për të voglin e kafshës shtëpiake.
Mbajtësi i kafshës shtëpiake duhet të kujdeset për të voglin e kafshës shtëpiake në pajtim me rregullat mbi mbrojtjen e kafshëve.
Nëse mbajtësi i kafshës shtëpiake nuk ka dëshirë që personalisht të përkujdeset për të voglin e kafshës shtëpiake është i obliguar që ti heqë shpenzimet e përkujdesjes së tij.
IV VEPRIMI ME KAFSHËT E BRAKTISURA DHE TË HUMBURA
Neni 20
Mbledhja, transportimi dhe përkujdesja e kafshës shtëpiake të braktisur dhe humbur kryhet nga Shoqëria afariste të cilës janë besuar këto punë me akt të organit kompetent të vetëqeverisjes lokale.
Neni 21
Shpenzimet e mbledhjes, transportimit dhe përkujdesjes së kafshëve të braktisura dhe të humbura në strehimore të cilave u dihet mbajtësi i heqë mbajtësi i kafshës shtëpiake.
Shpenzimet e mbledhjes, transportimit dhe përkujdesjes së të braktisura dhe të humbura në strehimore të cilave nuk u dihet mbajtësi, sigurohen nga mjetet e buxhetit të Komunës së Tuzit.
V MBIKËQYRJA
Neni 22
Mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtij vendimi e kryen organi i administratës kompetent për punët komunale.
Inspektimi mbikëqyrës mbi realizimin e këtij vendimi kryhet nga Inspektori komunal nëse me rregullore të posaçme nuk është përcaktuar kompetenca e ndonjë inspeksioni tjetër.
Sigurimi i rëndit komunal dhe mbikëqyrja komunale, mbi zbatimin e këtij vendimi kryhet nga policia Komunale.
VI DISPOZITAT NDËSHKUESE
Neni 23
Me gjobë prej 60 euro deri në 500 euro do të gjobitet për shkelje mbartësi i kafshës shtëpiake, nëse:
1. nuk kujdeset mbi kafshën shtëpiake në mënyrën e parapare me nenin 7 të këtij vendimi;
2. kur dyshon se kafsha është sëmurë nga një sëmundje ngjitëse dhe nuk lajmëron ambulancën veterinere (neni 8);
3. nuk vaksinon në mënyrë të rregullt kafshën shtëpiake dhe nuk posedon vërtetimin mbi gjendjen shëndetësore, të lëshuar nga ana e klinikës veterinere ose ambulancës;
4. mban kafshën shtëpiake në ballkon, turrasë, (neni 10 paragrafi 1);
5. mban kafshën shtëpiake në pjesën e përbashkët të ndërtesës së banimit ose truallin në të cilin është ndërtuar ndërtesa e banimit, pa marrjen e pëlqimit paraprak të Kuvendit të pronarëve etazherë (neni 10 paragrafi 2);
6. mban qenin në kundërshtim me nenin 11 të këtij vendimi;
7. nuk krijon kushtet që kafsha shtëpiake mos të pengojë rendin dhe qetësinë e përcaktuar të qytetarëve (neni 12 paragrafi 2);
8. nuk vepron në pajtim me neni 14 të këtij vendimi;
Me gjobë prej 50 euro do të gjobitet mbajtësi i kafshës shtëpiake:
1. nuk e qet në dukje vërtetimin(neni 10 paragrafi 3);
2. shëtit qenin pa zinxhir, i cili është i përshtatshëm madhësisë dhe forcës së qenit (neni 13);
3. e nxjerrë kafshën shtëpiake pa pëlqim në objektet e shfrytëzimit publik (neni 15);
VII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE
Neni 24
Deri në themelimin e strehimores në pajtim me nenin 26 paragrafin 2 të Ligjit, mbledhja dhe përkujdesja e kafshëve të braktisura dhe të humbura kryhet nga organi të cilit i janë besuar punët me akt nga ana e organit komentet të vetëqeverisjes lokale.
Neni 25
Ky vendim hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Fletën Zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.
Numër: 02-030/19-4086
Tuz, 18.07.2019
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
Kryetari,
Fadil Kajoshaj