Kthehu te Shpalljet

Vendimi-për-transportin-auto-taksi

DOCDokument Word104 KB

Shkarko

Në bazë të nenit 87 paragrafi 14 i Ligjit mbi transportin e qarkullimit rrugor(“Fleta Zyrtare e MZ”, NUMËR 71/17) dhe nenit ___ paragrafi 1 pika ___ të statutit të Komunës së Tuzit (“Fleta Zyrtare e MZ- dispozitat komunale”, numër___ /19), Kuvendi i Komunës së Tuzit në seancë n e mbajtur më __________2019., ka sjellë:

VENDIM

mbi transportin auto-taksi

I Dispozitat e përgjithshme

Neni 1

Me këtë vendim rregullohen kushtet e përaferta, organizata, numri optimal i auto mjeteve taksi, numri minimal i automjeteve taksi të përshtatura për personat me invaliditet, çmimet minimale dhe maksimale në kuadër të taksi tarifës dhe mënyrën e kryerjes së transportit autotaksi në territorin e Komunës së Tuzit ( në tekstin e mëtejmë: transporti taksi).

Neni 2

Shprehjet të cilat përdoren në këtë vendim për personat fizik ë gjinisë mashkullore, të njëjtat do të nënkuptohen si shprehje edhe për përsonat fizik të gjinisë femërore.

Neni 3

Transportuesi auto-taksi është person juridik ose afarist i cili është i regjistruar në rregjistrin qendror të subjekteve afariste dhe ka licencën për kryerjen e transportit auto-taksi (në tekstin e mëtejmë: transportuesi taksi).

Shoferi I taksisë është person fizik i cili kryen transportin taksi si afarist ose si i punësuar në përon juridik ose tek afaristi i cili i plotëson kushtet për shofer të parapara me Ligjin për transportin në qarkullimin rrugor dhe me këtë vendim.

Neni 4

Organi i administratës së Komunës për punët e qarkullimit (në tekstin e mëtejmë:organi kompetent për punët e qarkullimit), sjellë aktvendimin për lëshimin e licencës për transportin auto-tasksi, lëshon licencën për transportin auto-taski dhe certifikatën e licencës për automjetin me të cilin kryhet transporti auto-taksi, nbë pajtim me Ligjin.

II KUSHTET E NGUSHTA DHE ORGANIZIMI I KRYERJES SË TRANSPORTIT AUTO-TAKSI

Neni 5

Për shkak të krijimit të kushteve për organizimin e transportit taksi, kryetari i Komunës në propozim të organit kompetent për punët e qarkullimit rrugor, sjellë pogramin e organizimit të transportit auto-taski në territorin e Komunës (në tekstin e mëtejmë: Programi).

Programi nga paragrafi i kaluar përmban:

- Analizën e nevojave për transportin auto-taksi;

- Organizimin optimal të transportit auto-taksi në pajtim me kushtet teknike të qarkullimit, si dhe numrin optimal të automjeteve taksi për të cilat mund të lëshohet licenca dhe çertifiklata e licencës për transportin auto-taksi;

- Supozimet planore të të zhvillimit të qytetit;

- Kushtet teknike të qarkullimit për stacionet pikat e qëndrimit;

- Lokacionin e pikëqëndrimit të auto-taksisë me numrin e vendit të auto-taksisë dhe

- Elemente të tjera të domosdoshme për sjelljen e Programit.

Programi sjellët në fund të vitit vijues për vitin që vjen.

Neni 6

Numri optimal i automjeteve taksi përcaktohet në fund të vitit, për vitin që vjen, në pajtim me Programin.

Neni 7

Transporti auto-taksi kryhet me automjetet të cilat janë të regjistruara në territorin e Komunës së Tuzit.

Neni 8

Automjeti me të cilin kryhet transporti autotaksi përveç kushteve të parapara me ligj dhe aktet nën ligjore, duhet të përmbush edhe kushtet estetike eksploative siç vijon:

- Të ketë tabelën e veçantë të regjistrimit TZ-TX me numër;

- Që në mes të kulmit të ketë shenjën ndriçuese “TAXI” e cila përmban stemën dhe emrin “Tuzi” dhe numrin e licencës me numrin evidentues të automjetit, i cili është i sinkronizuar në taksimetër ashtu që drita në shenjën është e ndalur kurë taksimetri është i ndezur;

- Që mekanizmi për drejtim të jetë i vendosur në krahun e majtë të automjetit;

- Të ketë taksimetrin i cili duhet të jetë teknikisht i rregullt, i kalibruar, i mbyllur dhe i vendosur ashtu që shuma e cila shënohet të jetë në dukje për udhëtarin;

- Që të gjitha ulëset në automjet të jenë në gjendje të rregullt, ndërsa tapiceria të jetë e shëndosh;

- Të jetë pastër, e ngjyrosur njëtrajtësisht dhe pa dëmtime;

- Të ketë aparat kundër zjarrit në gjendje të rregull të cilit nuk i ka skaduar afati i përdorimit;

- Të jetë pa mbishkrime dhe fotografi të cilat kanë shënime partiake, fetare ose kombetare;

- Që në dyert e para të automjetit të ketë të shënuar emrin e shoqatës afariste, gjegjësisht afaristit.

Formën dhe madhësinë e shenjës “TAXI” nga paragrafi 1 alineja 2 të këtij neni e rregullon organi kompetent për punët e qarkullimit rrugor dhe e njëjta është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Organi kompetent për punët e qarkullimit rrugor, në kërkesë të taksi-transportuesit lëshon vërtetimin mbi përmbushjen e kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni.

Në automjet, pranë emërtimit të taksi transportuesit, në dyert anësore dhe në derën e pestë (bagazh), mmund të jetë i vendosur numri i telefonit dhe email adresën e transportuesit.

Neni 9

Transportuesi taksi i cili kryen transportin me 20 e më shumë automjete, është i obliguar që më së paku 5% nga numri i përgjithshëm i automjeteve me të cilat kryen transportin t’i pajis me pçlatformë lehtësuese për hyrje-dalje të personave me invalidite, si dhe pajisjet për transport të sigurt të këtyre personave.

Neni 10

Transportuesi taksi është i obliguar të kryej transportin në pajtim me licencën për transportin auto-taksi.

III ID-ja e TAKSISË

Neni 11

Drejtuesi i automjetit taksi është i obliguar ta ketë ID për transportin taksi.

ID e taksisë përmban:

- Emrin dhe mbiemrin e drejtuesit; ime i prezime vozača;

- Fotografinë me dimenzion 3,00 x 3,50 cm;

- numrin dhe datën e lëshimit të licencës për transportin auto-taksi;

- numri i evidencës së automjetit;

- numri dhe data e lidhjes së marrëveshjes së punës;

- numri dhe data e lëshimit të vërtetimit mbi dhënjen e provimit nga fusha e njohjes së qytetit.

Neni 12

Lejen për taksi e jep organi kompetent për punët e komunikacionit dhe vlen deri në skadimin e licencës.

Leja e taksisë është e ngjyrës së bardhë, me dimenzjon 10 x 12 cm.

Leja e taksisë duhet të jetë e vendosur në veturë, në vend të dukshëm, gjatë transportit të udhëtarëve.

Organi kompetent për punët e komunikacionit sjellë aktvendim për lëshimin e lejes së taksisë dhe jep lejen e taksisë.

Taksi transportuesi është i obliguar që organit kompetent për punët e komunikacionit, në rast të nderprerejes së transportit taksi, ta dorëzojë lejen në afat prej 8 ditësh.

IV PIKAT E NDALIMIT TË TAKSIVE

Neni 13

Pikat e ndalimit të taksive janë vende të rregulluara në sipërfaqen e komunikacionit në të cilin, automjetet ndalojnë me të njëjtat kushte, presin dhe marrin udhëtarët për të filluar udhëtimi.

Lokacionet dhe numri i pikave të taksive përcaktohen me Program prej nenit 5 të këtij vendimi.

Në pikat e ndalimit të taksive, me ngjyrë të zezë shënohen hapsirat për ndalimin e automjeteve, e në fillim dhe në fund të pikave me të njëjtën ngjyrë shënohen edhe shenjat “TAXI”.

Shënimin dhe mirëmbajtjen e pikave të taksive e realizon ndërmarrja, shoqëria afariste ose afaristi të cilit me vendim të posaçëm u janë besuar punët e mirëmbajtjessë komunikacionit në trevën e qytetit.

Jashtëzakonisht, hapsira parkuese e cila shërben për shfrytëzimin e objekteve afariste (aeroport, qendra tregtare, hotele, e të ngjashme) me kërkesë të pronarit të objektit mund të shënohet si pikë qëndrimi, bashkë me pëlqimin e organit kompetent npër punët e komunikacionit.

Për mirëmbajtjen e pikave të taksive nga paragrafi 5 i këtij neni dhe për organizimin e taksi transportit në të njëjtën, përkujdeset pronari, gjegjësisht shfrytëzuesi i atij objektit.

Për shfrytëzimin e pikës së qëndrimit të taksive, përveç pikave të qëndrimit të taksive nga paragrafi 5 i këtij neni, paguhet taksa komunale në pajtim me dispozitat e Komunës me të cilat janë caktuar taksat komunale, është përcaktuar shuma e tyre, mënyra dhe afati i pagesës.

Neni 14

Drejtuesi i taksisë gjatë kryerjes së transportit është i detyruar që ta shfrytëzojë pikë ndalimin e taksisë.

Drejtuesit të taksisë i ndalohet pranini dhe zbritja e udhëtarëve në pikëndalimet e autobusëve dhe në largësitë më të vogla se 15 metra para ose pas pikave të ndalimit të taksive dhe pas pikave të qëndrimit të shënjuara me destinim për transportin e qytetarëve për linjat e qytetit dhe paraqytetit.

V MËNYRA E REALIZIMIT TË TRANSPORTIT TAKSI

Neni 15

Transportin taksi e kryejnë transportuesit e taksive me kushte të barabarta.

Automjetet e taksive në pikat e qëndrimimit të taksive vendosen sipas radhës që kanë arritur.

Udhëtarët i merr automjeti i parë në radhë, përveç nëse udhëtari me këmbëngulje kërkon ndryshe.

Neni 16

Drejtuesi i taksisë është i detyruar që, për kohen e qëndrimit të veturës në vendqëndrim, të qendrojë pranë ose në veturën e tij.

Transportuesi taksi është i detyruar ta largojë ose ta mbulojë shenjen e taksisë, nëse e përdorë veturën e taksisë për nevojat e veta.

Neni 17

Transportuesi i taksisë mund ti marrë udhëtarët me kërkesë të tyre edhe jashtë vendqëndrimeve të taksive nëse atë gjë ia lejojnë kushtet dhe rregullat e komunikacionit. Transportuesi i taksisë është i obliguar që të pranojë në veturë secilin udhëtarë brenda kufirit lejues të ulëseve, si dhe ngarkesën përsonale të udhëtarëve brenda kufirit të madhësisë dhe peshës bartëse të bagazhit.

Neni 18

Transportuesi i taksisë është i detyruar që Transportuesi i taksisë është i detyruar që, me hyrjen e udhëtarit në veturë, ta aktivizojë taksimetrin, dhe me përfundim të rrugës ta ndalojnë atë.

Transportuesi i taksisë është i detyruar që udhëtarin, për te vendi i caktuar, ta çojë nër rrugën më të shkurtë, gjegjësisht nëpër rrugën të cilën e përcakton udhëtari, në pajtim më regjimin në fuqi të komuinikacionit.

Neni 19

Transportuesi i taksisë është i detyruar që , gjatë kohës së transportimit të udhëtarëve, të ketë dukje të rregullt dhe të jetë i veshur në rregull.

Drejtuesi i taksisë gjatë kohës së punës nuk guxon që të jetë pa këmishë apo pa bluzë, këpucë, atlete apo sandale në këmbë, ose i veshur në treçereksh apo në kanatjere.

Drejtuesi i taksisë është i obliguar që , gjatë kohës së kryerjes së transportit, ndaj udhëtareve të sillen me kulturë dhe mirësjellje.

Neni 20

Për pranimin e udhëtarëve të tjerë, gjatë transportit me taksi deri në vendin e caktuar vendos udhëtari i cili e ka filluar shfrytëzimin e transportit me taksi.

Nëse udhëtari i cili e ka filluar udhëtimin nga paragrafi 1 i këtij neni, e ka lëshuar veturën më parë, është i detyruar që të paguaj diferencën shtuese të cilën e tregon taksimetri. Vazhdimi i udhëtimit trajtohet si udhëtim i ri dhe taksimetri aktivizohet përsëri. Udhëtari i cili vazhdon udhëtimin e paguan shtesën në shumën të cilën e tregon taksimetri në vazhdim të udhëtimit deri te vendi i caktuar.

Neni 21

Udhëtimin e filluar duhet ta përfundojë drejtuesi që e ka filluar.

Nëse drejtuesi i taksisë nuk është në mundësi që ta kryej udhëtimin është i detyruar që në afat sa më të shkurtë ta sigurojë veturën tjetër për udhëtim.

Në rast se nuk e përfundon udhëtimin, e nuk është në gjendje që në kohën më të shkurtë të sigurojë veturën tjetër, drejtuesit të taksisë nuk i takon pagesa për rrugën e pjesshme të kaluar.

Član 22

Me veturë taksi nuk mund të udhëtojnë:

- fëmijët deri në moshën 14 vjeçare, pa autorizimin e prindërve ose pa përcjelljen e të rriturve;

- personat nën efektin e alkoolit dhe drogave të ndryshme të cilët me sjelljen e vet pengojnë qetësinë dhe rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve dhe transportuesve të tjerë;

- materiale eksplozive, lehtë të ndezshme, të hëlmueshme dhe materie të tjera të cilat për shkak të vetive të veta mund të cilësohen të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve ose mund të shkaktojnë dëme të tjera;

- persona të cilët me fëmijët apo bagazhet e tyre mund të ndyjnë ose të dëmtojnë brendësinë e veturës;

- kafshët, kur nuk janë sipas rregulloreve të caktuara, përveç qenve që udhëheqin persona e verbër.

Në automjetet taksi është i ndaluar duhani gjatë kryerjes së udhëtimit taksi.

VI PAGESA PËR KRYERJEN E TRANSPORTIT TAKSI

Neni 23

Çmimet maksimale dhe minimale për transportin auto-taksi në territorin e Komunës së Tuzit janë:

Emërtimi i shërbimit

Tarifa 1

Tarifa 2

Tarifa 3

Transporti i natës 22:00 do 06:00

Transporti jashtë qytetit

minimum - maksimum

minimum - maksimum

minimum - maksimum

Starti

0,30€ - 0,90€

0,20€ - 0,70€

0,30€ - 0,90€

Transporti për km

0,30€ - 0,90€

0,20€ - 0,70€

0,30€ - 0,90€

Pritja për një orë

3,00€ - 8,00€

3,00€ - 8,00€

3,00€ - 8,00€

Ardhja në adresë

0,00€ - 0,00€

0,00€ - 0,00€

0,00€ - 0,00€

Për secilën valixhe me peshë më të madhe se 30 kg

0,00€ - 0,00€

0,00€ - 0,00€

0,00€ - 0,00€

Neni 24

Transportuesi taksi propozon çmimoren e shërbimeve të transportit në pajtim me nenin 23 të këtij vendimi.

Çmimorja e shërbimeve nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të jetë i vërtetuar nga ana e transportuesit taksi dhe organit kompetent për punët e komunikacionit.

Transportuesi taksi është i detyruar që në vend të dukshëm brenda veturës ta vendosin çmimoren e shërbimeve të transportit, në mënyrë që udhëtarët të mund ta lexojnë pa vështirësi.

Neni 25

Për udhëtimin e kryer udhëtari paguan shumën të cilën shënon taksimetri.

Në pagesën për kryerjen e transportit taksi është llogaritur edhe bartja e valixheve përsonale të udhëtarëve.

Transportuesi taksi, është i obliguar që, me kërkesë të udhëtarit, pas përfundimit të shërbimit, të lëshojë llogarinë e cila duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:

- emri dhe mbiemri i transportuesit taksi;

- numrin regjistrues të evidencës së veturës;

- datën, kohën e udhëtimit, relacionin dhe gjatësinë në km;

- shumën e pagesës për shërbimin e kryer;

- vulën e transportuesit taksi.

VII PROVIMI NGA FUSHA E NJOHJES SË KOMUNËS SË TUZIT

Neni 26

Drejtuesi i automjetit taksi bashkë me kushtet e parapara me Ligj dhe me këtët vendim është i detyruar që para se të fillojë transportin taksi ta ketë të kryer provimin e njohjes së Komunës.

Provimi për njohjen e Komunës jepet sipas Programit për dhënjen e provimit mbi njohjen e Komunës, kushteve dhe mënyrës së kryerjes së transportit auto-taksi të cilin e sjellë kryetari i Komunës në propozim të Komisionit të arsimuarvnga ana e përfaqësuesve të organeve të administratës së Komunës dhe institucioneve publike themelues i të cilave është Komuna.

Komisionin nga paragrafi i mëparshëm e emëron kryetari i Komunës.

Provimi nga paragrafi 1 i këtij neni jepet para Komisionit.

Komisionin nga paragrafi 4 i këtij neni e përbëjnë kryetari dhe dy anëtarë, nga të cilët njëri është përfaqësues i transportuesve taksi.

Për provimin e dhënë Komisioni lëshon vërtetim.

VIII MBIKËQYRJA

Neni 27

Mbikëqyrjen e zbatimit të rregulloreve të këtij vendimi e kryen organi kompetent për punët e komunikacionit.

Punët e mbikëqyrjes inspektuese i kryen inspektori për trafikun rrugor.

Sigurimin e rendit komunal dhe mbikëqyrjen komunale mbi zbatimin e këtij vendimi e kryen polici komunal.

IX DISPOZITAT PENALE

Član 28

Me gjobë prej 150 deri në 3.000 euro do të dënohet për shkelje personi juridik, nëse:

- transportin auto-taksi e kryen me veturë e cila nuk e ka targën e veçantë TZ-TX me numër; (neni 8 paragrafi 1 alineja 1)

- automjeti sipër saj, në qendër nuk e ka shenjen e ndritshme “TAXI” e cila përmban stemën dhe emërtimin “TUZI”, dhe numrin e licencës me numrin evidentues të veturës, e cila është e sinkronizuar me taksimetër ashtu që drita në shenjë ndalet kur taksimetri të ndizet; ( neni 8 paragrafi 1 alineja 2)

- automjeti nuk ka taksimetër i cili është i rregullt teknikisht, i mbyllur, blombuar dhe i vendosur ashtu që shuma të cilën e tregon të jetë e dukshme për udhëtarin; (neni 8, paragri 1 alineja 4)

- kryen transport auto taksi me 20 e më shumë automjete, e nuk ka së paku 5%të automjeteve prej numrit të automjeteve me të cilat kryen transportin, të pajisura me platformën për hyrje dhe dalje të lehtësuar për personat me invaliditet; (neni9)

- është i angazhuar drejtuesi i veturës taksi pa leje për transport taksi; ( neni 11 pargrafi 1)

- për kundërvajtje nga neni 1 i këtij neni do të gjobitet personi përgjegjës si person juridik me dënim prej 20deri në 800 euro.

Për kundervatje nga paragrafi 1 i këtij neni do të dënohet afaristi me gjobën prej 50 deri në 2000 euro.

Neni 29

Me gjobë nga 150 euro deri në 2500 euro do të gjobiten për shkelje personi juridik, nëse:

- Në automjet nuk ka aparat të rregulët kundër zjarrit ose aparatit i ka skaduar afati i përdorimit;(neni 8 paragrafi 1 alineja)

- Në automjet ndodhën mbishkrime ose fotografi të cilat përmbajnë partiake, fetare ose kombëtare; (neni 8 paragrafi 1 alineja 8).

- Nuk e vën në dukje taksi lejen në vend të dukshëm në automjet gjatë kohës së transportit; (neni 8 paragrafi 1 alineja 9)

- Në kërkesë të udhëtarit, e pas kryerjes së shërbimit, nuk lëshon dhogarinë e cila duhet të përmbajë të dhënat në pajtim (neni 25 paragrafi 3);

- Nuk e vën në dukje listën e çmimeve të verifikuar nga ana e taksi transportuesit dhe organit kompetent për punët e qarkullimit rrugor në vend të dukshëm në automjet, ashtu që udhëtarët mudn të lexojë pa vështirësi; (neni 24 paragrafi 3);]

- Kryen pranimin dhe uljen e udhëtarëve në pikat e ndalimit të autobusëve dhe në largësi jo më të madhe se 15 metra para dhe pas pikave të ndalimit të shënuara të parapara për transportin vijor të qytetit dhe atë perfikerik të udhëtarëve; (neni 14 paragrafi 2);

- Përdor automjetin taksi për nevoja të veta, e nuk e ka hequr ose mbuluar shenjen taksi ; (neni 16 paragrafi 2);

- Nuk e ndez taksimetrin me rastin e hyrjes së udhltarit në automjet, e me rastin e përfundimit të udhëtimit e ndalë; (neni 18 parafrafi 1);

- Udhëtarin nuk e transporton në rrugën më të shkurtër deri tek vendi i caktuar, gjegjësisht nëpër rrugën të clën udhëtari e ka caktuar, në pajtim me regjimin aktual të qarkullimit rrugor (neni 18 paragrafi 2);

- Me rastin e ndalimit të kryerjes së transportit taksi, në afat prej 8 ditësh, organit kompetenet për punën e qarkullimit rrugor nuk i kthen taksi autorizimin (neni 12 paragrafi 5); Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të gjobiten personi përgjegjës në përsonin juridik me gjobë nga 20 euro deri në 500 euro.

Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të gjobitën afarsiti me gjobë nga 50 euro deri në 1.000 euro.

Për shkelje nga paragrafi 1,i këtij neni do të gjobiten shoferi me gjobë prej 20 euro deri ne 300 euro.

Neni 30

Me gjobë nga 150 euro deri në 2.000 euro do të gjobitet për shkelje personi juridik, nëse:

- të gjitha ulëset në automjet nuk janë në gjendje të rregullt ose sipërfaqet e tablicuara janë të shkyera (neni 8 paragrafi 1 alineja 5);

- automjeti nuk i pastërt, një trajtësisht i ngjyrosur ose është me dëmtime (neni 8 paragrafi 1 alineja 6) ;

- nuk i vendos automjetet taksi në pikën e ndalimit të taksive sipas rëndit të ardhjes (neni 15 paragrafi 2 );

- ërkrye rrallës pranon udhëtarin, e atë udhëtari nuk e ka kërkuar shprehimisht (neni 15 paragrafi 3 ;

- Shoferi i taksisë gjatë kohës së ndalimit të automjetit në pikën e ndalimit, nuk është në automjetin e vetë ose afër tij (neni 16 paragrafi 1);

- nuk pranon në automjet të gjithë udhëtarët në kufijtë e numrit të disponueshëm të ulësve. Si dhe bagazhin personal të udhëtarit në kufijtë e madhësisë dhe kapacitetit të ngarkesës të hapësirës së bagazhit (neni 17 paragrafi 2);

- shoferi i taksisë, gjatë kohës së transportimit të udhëtarit, nuk ka pamje të përshtatshme dhe nuk është i veshur në mënyrë të përshtatshme (neni 19 paragrafi 1);

- shoferi i taksisë kryen transportimin e udhëtarëve pa këmishë ose bluzë, këpucë, atlete ose sandale në këmbë ose atë e kryen i veshur në pantallona të shkurtëra ose bluzë pa mëngë (neni 19 paragrafi 2 );

- shoferi i taksisë gjatë kryerjes së transportit taksi, me udhëtarët nuk nuk sidhet në mënyrë të kulturuar ose me mirësjedhje ( neni 19 paragafi 3 );

- në afat të transportit taksi deri tek vendi i zgjedhur pranon tjetrin udhëtarë pa autorizim të udhëtarit i cili ka filluar përdorimin e transportit taksi( neni 20 paragrafi 1 );

- nuk është në mundësi të kryej udhëtimin e filluar, e nuk ka siguruar në kohën më të shkurtër tjetrin automjet për transport të udhëtarit( neni 21 );

- transporton fëmijët deri në 14 vjeç pa autorizim ose përcjedhje nga të rriturit (neni 22 paragrafi 1 alineja 1);

- shoferi i taksisë ose dikush nga udhëtarët pin duhanin në automjetin taksi gjatë kohës së kryerjes së transportit taksi (neni 22 paragrafi 2).

Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të gjobitet personi përgegjës në personin juridik me gjoë nga 20 euro deri në 300 euro.

Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të gjobitet afaristi me gjobë nga 50 euro deri në 1.000 euro.

Për shkelje nga paragrafi 1 i këtij neni do të gjobitet shoferi me gjobë prej 20 euro deri në 100 euro.

X DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 31

Transportuesit të cilët kanë licencën për kryerjen e transportit auto taksi, janë të obliguar që kryerjen e veprimtarisë të transportit taksi ta përshtasin me dispozitat e këtij vendimi në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Neni 32

Ky vëndim hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “fleten zyrtare të MZ-dispozitat komunale”.

Numër: __________

Tuz,_____________2019.

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI I KUVENDIT,

Fadil Kajoshaj

A r s y e t i m

Baza ligjore për sjelljen e Vendimit për transportin auto- taksi në territorin e Komunsë së Tuzit, është i përfshirë në nenin 87 paragrafi 14 të Ligjit mbi transportin në trafikun rrugor (“ Fleta zyrtare e MZ” numër 71/17), me të cilin është e paraparë që kushtet e ngushta, organizimin, numrin optimal të automjeteve taksi, numrin minimal të automjeteve taksi të përshtatura për personat me invaliditet, çmimet minimale dhe maksimale në kuadër të tarifës të taksisë dhe mënyrën së kryerjes së transportit auto-taksi i parasheh organi kompetent i vetëqeverisjes lokale dhe në nenin e Statutit të Komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e MZ- dispozitat komunale”, numer /19, me të cilin është e paraparë që Kuvendi sjellë rregullat dbe aktet tjera të përgjithshme.

Shpjegimi i dispozitave të caktuara të vendimit

Me vendimin e propozuar, me dispozitën e nenit 1 është e paraparë cila është lënda e rregullit të vendimit.

Kapitulli II “Kushtet e ngushta dhe organizimi i kryerjes së transportit taksi”

Me nenin 5 të vendimit të paraqitur është e paraparë që kryetari i Komunës në porpozim të organit kompetent për punët e qarkullimit rrugor sjellë Programin e organizimit të transportit auto-taksi në territorin e Komunës, për shkak të sigurimit të kushteve për organizimin e transportit taksi si dhe përmbajtjen e Programit.

Me nenin 8 është e paraparë që automjeti me të cilin kryhet transporti taksi, përveç kushteve të caktuara me ligj dhe me akte nënligjore duhet të përmbush edhe kushtet estetiko-eksploative, dhe atë që të ketë tabelën e veçantë të rregjistrimit TZ-TX me numër; që sipër makinës në pjesën e mesme të ketë shenjën ndriçuese “TAXI” e cila përmban stemën dhe emrin “Tuzi” dhe numrin e licencës në numrin evidentues të automjetit, e cila është e sinkronizuar me taksimetrin ashtu që drita në shenjë ndalet kur taksimetri ndizet; që mekanizimi për drejtim të jetë i vendosur në krahun e majtë të automjetit; që të ketë taksimetrin i cili duhet të jetë teknikisht i rregullt, i kalibruar, i mbyllur dhe i vendosur ashtu që shuma e cila rregjistrohet të jetë e dukshme për udhëtarin; që të gjtha ulëset në automjet të jenë në gjendje të rregullt, e sipërfaqet e tapicuara të jenë të shëndosha; të jenë pastër, njëtrajtësisht i ngjyrosur dhe pa dëmtime; të ketë aparat kundër zjarrit në gjendje të rregullt të cilit nuk skaduar afati i përdorimit; që në dyert e para të automjetit duhet të jetë i shkruar emri i shoqatës afariste, gjegjësisht afaristit.

E paraparë është dukja dhe madhësia e shenjës “TAXI” si dhe që organi kompetent për punët e qarkullimit rrugor, në kërrkesë të transportuesit taksi lëshon vërtetitmin mbi plotësimin e kushteve nga patagarafi 1 i këtij neni dhe që në automjetin pranë emrit të taksi transportuesit, në dyert anësore dhe të bagazhit, mund të vërë në pah numrin e telefonit dhe email adresen e transportuesit.

Me dispozitën e nenit 9 është e paraparë që transportuesi taksi i cili kryen transportin auto taksi me 20 e më shumë automjete, është i obliguar që më së paku 5% të automjeteve nga numri i përgjithshëm i automjeteve me të cilat kryen trnasportin ti pajisë me platformë për hyrje-dalje të lehtësuar të personave me indaliditet, si dhe me pajisje për transportin e tyre të sigurtë, në mënyrë që organi kompetent për punët e qarkullit rrugor do të lëshojë taksi transportuesit çeritfikatat e licencave për automjetet në pajtim me kushtet n ga paragarafi 1 i këtij neni, e në përputhje me Rregulloren mbi kushtet e veçanta për automjetet me të cilat kryhet transporti publik në trafikun rrugor dhe transporti për nevoja perosnale, i cili është në pajtim me ligjin mbi transportin me trafikun rrugor, e të cilën e ka sjedh Ministria e komunikacionit dhe detarisë

Me kapitullin III “Taksi lejet” është e paraparë përbërja e taksi lejes, pamja e taksi lejes, që e njëjta duhet të jetë e theksuar në vend të dukshëm të automjetit gjatë kohës së transportit të udhëtarëve dhe që transportues taksi të jetë i detyruar që organit kompetenet për punë të qkomunikaciont, në rast të ndërprerjes së shërbimit të taksi transportimit, të kthejë lejen e taksisë në afat kohorë prej 8 ditësh.

Me kapitullin IV “Pikat e ndalimit të taksive ” me nenin 13 është paraparë që lokacioni dhe numri i pikave të ndalimit të taksive përcaktohen me Programin e organizimit të auto taksive në territorin e Komunës, përcaktojnë lokacionin, numrin e pikave të ndalimit të taksive. Gjithashtu, është përcaktuar jashtëzakonisht, hapësira për parking i cili shërben për përdorim e objekteve të biznesit (aeroport, qëndra tregtare, hotele, etj.), me kërkesë të pronarit të objektit mund të shënohet pika e ndalimit të taksisë, me pëlqim paraprak të organeve kompetente për punë të komunikacinit, si dhe për mirëmbajtjen e këtyre pikave të ndalimit të taksive si dhe organizimit të taksi transportit në të njëjtin, kujdeset pronari, përkatësisht përdorues i atij objekti.

Me kapitullin V “ Mënyra e shërbimit të taksi transportimit” janë paraparë kushtet dhe detyrat e taksi transportuesit gjatë kohës së kryerjes së taksi transportimit.

Me kapitullin VI “Pagesa për shërbimin e taksi transportimit” janë paraparë çmimet minimale dhe maksimale në kuadër të tarifës së taki transportimit në territorin e Komunës së Tuzit, dhe që taksi transportues është i detyruar që në vend të dukshëm në automjet të vendos çmimet e verifikuara nga ana e taksi transportuesit dhe organit kompetenet të qeverisjes lokale.

Me kapitullin VII “ Provimi mbi njohjen e Komunës së Tuzit”

Është e paraparë që shoferi i taksisë është i detyruar që para fillimit të taksi transportimit të ketë provimin e dhënë në njohjen e Komunës.

Me kapitullin VIII “Mbikëqyrja” është konstatuar që mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij Vendimi, kryen organi i administratës së Komunës, kompetenet për punët e komunikacionit, dhe se mbikëqyrja e inspektimit kryhet nga inspektori i komunikacionit rrugor. Gjithashtu është konfirmuar që policija Komunale bën kontrollin komunal i dhe siguron rendin komunal, me përputhje me Ligjet me të cilëat rregullohen çështjen e transportit në qarkullim rrugor dhe me zgjedhjet nga Ligji për policinë Komunale.

Me nenin 32 është paraparë që taksi transportuesit të cilët kanë leje për kryerjen e taksi transportimit, janë të detyruar të zbatojnë dispozitat e këtij vendimi brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndërsa me nenin 33 është paraparë afati i hyrjes në fuqi të vendimit të propozuar.

Me vendimin e propozuar të dispozitave neni 28,29 dhe 30, janë paraparë gjobat për shkelje të dispozitave të këtij vendimi brenda kufijve të përcaktuar me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje.