Kthehu te Shpalljet

Programi-i-shqyrtimit-publik

DOCDokument Word29 KB

Shkarko

Kryetari i Komunës së Tuzit, nën numrin Përmbyllës 07-032/19-_____ prej më 3. qershor 2019. ka miratuar Projekt Vendimin mbi transportin auto-taksi të Komunës së Tuzit.

Propozimi i Programit jepet në shqyrtim publik.

PROGRAMI I SHQYRTIMIT PUBLIK

1. Me rastin e Projekt Vendimit mbi transportin auto-taksi të Komunës së organizohet shqyrtim publik me kohëzgjatje prej 15 ditësh, duke filluar prej më 3. qershor 2019.

2. Projekt Vendimi mbi transportin auto-taksi të Komunës së Tuzit do të publikohet në web-faqen e Komunës së Tuzit http:/ www.tuzi.org.me dhe do tu dorëzohet:

- Këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Tuzit,

- Njësive konsumatore të buxhetit,

- Sektorit joqeveritar.

3. Shqyrtimi publik qendror do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Komunës së Tuzit me 10. qershor 2019., me fillim në ora 10.

4. Organi administrativ i Komunës së Tuzit, kompetent për realizimin e shqyrtimit publik është Sekretariati për planifikim dhe rregullim hapësinor, punë komunale, komunikacion, pasuri dhe mbrojtje të ambientit jetësor.

5. Vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet jepen në formë të shkruar në adresën Sekretariati për planifikim dhe rregullim hapësinor, punë komunale, komunikacion, pasuri dhe mbrojtje të ambientit jetësor, Tuz pn, ose në email haris.jevric@tuzi.org..me deri në përfundim të afatit për shqyrtim publik

6. Sekretariati për planifikim dhe rregullim hapësinor, punë komunale, komunikacion, pasuri dhe mbrojtje të ambientit jetësor do t'i shqyrtojë ankesat, propozimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve të shqyrtimit publik dhe do ta hartojë raportin për realizimin e shqyrtimit publik.

Komuna e Tuzit

Sekretariati për planifikim dhe rregullim hapësinor, punë komunale, komunikacion, pasuri dhe mbrojtje të ambientit jetësor