Kthehu te Shpalljet

Draft-Vendimi-mbi-taksat-lokale-komunale

DOCDokument Word107 KB

Shkarko

KOMUNA E TUZIT
_______________________________________________________________
ADMINISTRATA E TË ARDHURAVE LOKALE PUBLIKE

PROJEKT

VENDIMI

MBI TAKSAT LOKALE KOMUNALE

Tuz, qershor 2019

Në bazë të nenit 2 të Ligjit mbi taksat lokale komunale ("Fleta zyrtare e Malit të Zi", numër 18/19), nenit 7 paragrafi 1 pika 4 e Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale ("Fleta zyrtare", numër 03/19), nenit 38 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale ("Fleta zyrtare", numër 02/18) si dhe nenit 53 paragrafi 1 alineja 8 e Statutit të Komunës së Tuzit ("Fleta zyrtare – dispozitat komunale", numër ...), me miratimin paraprak të Qeverisë së Malit të Zi numër: _________, datë ______ 2019, Kuvendi i Komunës së Tuzit në seancën e mbajtur me _______, ka sjellë:

VENDIM

Mbi taksat lokale komunale

Dispozitat e përgjithshme

Neni 1

Me këtë vendim aplikohen taksat lokale komunale, përcaktohet lloji i tyre, lartësia, mënyra dhe afatet e pagesës, si dhe kryerja e punëve të përcaktimit, pagesës dhe kontrollit të taksës lokale komunale (në tekstin e mëtejmë: taksa komunale).

Përdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore

Neni 2

Të gjitha shprehjet e përdorura në këtë vendim për gjininë mashkullore nënkuptohen edhe për personat fizik të gjinisë femërore.

Përkatësia e të ardhurave nga taksat komunale

Neni 3

Të ardhurat nga taksa komunale nga ky vendim janë të ardhura të Buxhetit të Komunës së Tuzit.

Përcaktimi i detyrës tatimore

Neni 4

Taksat komunale në sipërfaqe publike aplikohen për:

1) shfrytëzimin e hapësirës për sipërfaqet publike, përveç instalimit të linjave nëntokësore dhe ajrore dhe shtyllave të antenave të përdorura për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike, duke përfshirë pajisjet dhe pajisjet përkatëse që janë ndërtuar ose mbi-ndërtuar dhe që mundësojnë funksionimin e tyre dhe përdorimin e duhur (kabineti dalës, nënstacionet e transformatorëve, trafo-stacionet dhe shtyllat e energjisë elektrike, shitja e shtypit, librave dhe botimeve të tjera, prodhimet e zanateve të vjetra dhe artistike dhe vepra artizanale shtëpiake;

2) përdorimi i panove reklamuese dhe billbordeve jashtë hapësirës së punës, si dhe në objektet dhe hapësirat publike që i përkasin komunës, përveç pranë rrugëve kryesore dhe rajonale, dhe

3) përdorimi i hapësirave lidhëse të parkimit për automjetet, motoçikletat dhe biçikletat, në vende të rregulluara dhe të shënuara.

Sipërfaqet publike

Neni 5

Sipërfaqet publike për shfrytëzimin e të cilave mund të përcaktohet taksa komunale, në kuptim të këtij vendimi, nënkuptohen sipërfaqet të cilat janë dispozicion për të gjithë përdoruesit me të njëjtat kushte (rrugë, sheshe, kalime publike, shkallë publike, ura, nënkalime, mbikalime, hapësira parkimi, trotuare, ndalesa të transportit publik, tregje, parqe, lëndina, zona rekreative).

Tatimpaguesi komunal

Neni 6

Tatimpaguesi i taksës komunale është shfrytëzuesi i ligjit, objektit ose shërbimit për përdorimin e të cilit është e përcaktuar pagesa e taksës komunale.

Fillimi i obligimit të detyrës tatimore

Neni 7

Detyra tatimore fillon me ditën e fillimit të ligjit, objektit ose shërbimit për përdorimin e të cilit është e përcaktuar pagesa e taksës komunale, e cila paguhet në mënyrë të përcaktuar me aktvendimin e përcaktimit të detyrës tatimore.

Mënyra e përcaktimit të detyrës tatimore

Neni 8

Lartësia e taksës komunale nga neni 4 i këtij vendimi përcaktohet në varësi nga sipërfaqja, afati kohorë i shfrytëzimit, zonës në të cilën gjendet objekti, lëndës, gjegjësisht kryejnë shërbimin, në pajtim me zonat e përcaktuara me vendim me të cilin përcaktohet kompensimi për pajisjen komunale të truallit ndërtimorë ose/dhe me vendimin me të cilin përcaktohet tatimi në patundshmëri.

Tarifa taksore

Neni 9

Lartësia, mënyra si dhe afati i pagesës së taksës komunale nga neni 4 i këtij vendimi përcaktohet me Tarifën e taksës komunale e cila është pjesë përbërëse e këtij vendimi (në tekstin e mëtejmë: Tarifa taksore).

Kryerja e punëve të përcaktimit, pagesës dhe kontrollit

Neni 10

Përcaktimin, pagesën dhe kontrollin e taksës komunale e kryen organi kompetent i Komunës së Tuzit për të ardhurat lokale.

Pagesa e taksës komunale

Neni 11

Pagesa e taksës komunale bëhet në llogarinë e pagesës së Komunës së Tuzit, në pajtim me rregulloren mbi mënyrën e mbledhjes të të ardhurave publike.

Aplikimi adekuat

Neni 12

Lidhur me mënyrën e përcaktimit të taksës komunale, llogaritjes, afateve kohore, ankesave, pagesës së detyrueshme, interesit, kthimit të pagesës si dhe për të gjitha të tjerat që nuk janë të përcaktuara me këtë vendim, zbatohen dispozitat e Ligjit mbi taksat komunale lokale si dhe ligjit me të cilin rregullohet procedura tatimore.

Ndalimi i përdorimit

Neni 13

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ndalohet përdorimi i Vendimit mbi taksat lokale komunale ("Fleta zyrtare- dispozitat komunale", numër 35/18).

Obligimi i pagesës së taksës e cila ka filluar dhe nuk është përfunduar deri me fillimin e përdorimit të këtij vendimi, do të bëhet sipas dispozitave të vendimit i cili ka qenë në fuqi ditën e fillimit të pagesës së taksës.

Hyrja në fuqi

Neni 14

Ky vendim hynë në fuqi ditën e tetë prej ditës së publikimit në "Fletën zyrtare të MZ – dispozitat komunale".

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

Numër:__________ Kryetari

Tuz,______________ Fadil Kajoshaj

TARIFA E TAKSËS

Të gjitha pagesat janë të paraqitura në euro (€).

Numri tarifor 1

Varianti 1

I Për përdorimin e hapësirave në sipërfaqet publike për vendosjen e objekteve të përkohshme, për çdo metër katror të plotë apo të pjesshëm, i cili përdoret, lartësia e taksës komunale përcaktohet çdo muaj për m2:

1. Për vendosjen e kopshtit të mbyllur në kuadër të objektit hotelier në funksionin e tij:

- Zona e parë ……………………………...................................................................................................13€/m2

- Zona e dytë …………………………........................................................................................................7€/m2

2. Për vendosjen e kopshtit verorë në kuadër të objektit hotelier në funksionin e tij:

- Zona e parë ……………………..............................................................................................................12€/m2

- Zona e dytë …………………………….....................................................................................................6€/m2

Taksa komunale nga pika 2 e këtij numri tarifor zbritet për 50% për çdo muaj nga 01.11. deri 01.04.

3. Për shfrytëzimin e hapësirës në sipërfaqe publike për kiosk si dhe objekt tjetër të përkohshëm të mbyllur:

- Zona e parë ………………........…………..............................................................................................11€/m2

- Zona e dytë…………………......…….......................................................................................................6€/m2

4. Për vendosjen e objekteve të përkohshme të cilat mund të zhvendosen:

a) vitrinë e lirë në këmbë; raft ekspozimi; konservator për akullore dhe ngjashëm.

- Zona e parë …………........……………..................................................................................................10€/m2

- Zona e dytë …………………………….....................................................................................................5€/m2

b) tezgë e lëvizshme; pajisje për shitjen e cigareve; aparat për shitjen e pijeve freskuese, akullore, ëmbëlsira, gështenja dhe kikirikë dhe ngjashëm; pulti ekspozimi dhe shitje të sendeve dekorative, luleve dhe pikturave; objekteve për ofrimin e shërbimeve ambulante të thjeshta të shërbimeve hoteliere e të ngjashme.

- Zona e parë………………………...........................................................................................................8€/m2

- Zona e dytë …………………………........................................................................................................5€/m2.

c) objektet e përkohshme të cilat shërbejnë për realizimin e lojërave argëtuese

(parqe zbavitëse, cirqe, rrugë kartingut, akua parqe, parqe aventuristike, sheshe patinazhi dhe të ngjashme)

- Zona e parë ……………………………...................................................................................................2€/m2

- Zona e dytë …………………………........................................................................................................1€/m2

d) objekte tjera të përkohshme

- Zona e parë ……………………………....................................................................................................2€/m2

- Zona e dytë ………………………….........................................................................................................1€/m2

II Për shfrytëzimin e hapësirës në sipërfaqe publike për kryerjen e punëve ndërtimore, gërmim, përveç përgjatë rrugëve, komunale dhe të pa kategorizuara në përdorim të përgjithshëm, deponim të materialit ndërtimor dhe materialeve tjera, vendosjen e konstruksioneve të drurit dhe metali dhe vendosjen e automjeteve për kryerjen e punimeve ndërtimore, me përjashtim të përfundimit të punimeve të rindërtimit të rrugës komunale, punimet e kryera mbi bazën e një kontrate të partneritetit publiko-privat e lidhur me Komunën e Tuzit ose me shërbimet publike të themeluara nga Komuna e Tuzit, si dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për vendosjen e rampave hyrëse, ashensorëve dhe ngjashëm, platformave të lëvizshme vertikale, platformave të lëvizshme anësore për qasje dhe lëvizje të personave me lëvizshmëri të reduktuar dhe personave me aftësi të kufizuar, paguhet taksa ditore për m2 të sipërfaqes së shfrytëzuar në lartësi nga 0,50.

III Për shfrytëzimin e hapësirës në sipërfaqe publike për qëllime promovuese, taksa paguhet çdo muaj, për m2 të sipërfaqes së zënë, në shumë prej 15,00.

Taksa komunale sipas këtij numri tarifor paguhet në përputhje me kohën e shfrytëzimit të hapësirës në sipërfaqe publike.

Organi i administratës kompetent për lëshimin e aktvendimit për shfrytëzimin e sipërfaqes publike është i obliguar që një ekzemplar të aktvendimit t’ia dorëzojë organit kompetent për të ardhura lokale publike, të cilët me aktvendim do të përcaktojnë lartësinë e taksës.

Numri tarifor 2

Për shfrytëzimin e panove reklamuese, billbordeve si dhe reklamave të tjera jashtë lokaliteteve të punës, si dhe në objektet dhe në sipërfaqet publike të cilat i përkasin komunës, paguhet taksa lokale komunale për m2, në varësi të sipërfaqes së reklamimit të zhvilluar, gjegjësisht kohës së shfrytëzimit, e ato janë:

1. Për shfrytëzim të panove njëfaqëshe , dyfaqëshe dhe trefaqëshe, billbordeve si dhe reklamave të tjera të ngjashme:

- deri në 5,00 m2 ………………………………......…………………….....………………………………….....85,00

- nga 5,1 m2 deri 10,0 m2………………….……...…………....……………………………….………….....70,00

- nga 10,1 m2 deri 20,0 m2……………………......…………...…………………....………………….....…60,00

- nga 20,1 m2 deri 30,0 m2…………………………....………......……...………………………………..…50,00

- nga 30,1 m2 deri 50,0 m2.......................................................................................................................45,00

- mbi 50,1 m2 .…………………………………………......……………………………………………………..40,00

2. Për shfrytëzim të totemeve të ndriçuar njëfaqëshe , dyfaqëshe dhe trefaqëshe, citi-lajt si dhe panove dhe reklamave të tjera

- deri në 2m2………………………………………………………………………………………………….130,00

- nga 2,1-4m2 …………………………………………………………………………………………………110,00

- mbi 4m2...………….............................................................................................................…...............100,00

3. Për shfrytëzim të reklamave me ndryshim elektronik të mesazheve reklamuese:

3.1. Reklama displej:

- deri në 8 m2 …………...........................................................................................................................4.000,00

- nga 8,1-20 m2……..................................................................................................................…..........5.500,00

- më shumë se 20,1 m2 .......……........................................................................................................7.000,00

3.2. Për shfrytëzimin e reklamave elektronike "vrapuese":

- deri në 3 m2 ………………............................................................................................................................250,00

- nga 3,1-5 m2 ….......................................................................................................................…………........225,00

- më shumë se 5,1m2 …………....................................................................................................................200,00

3.3. Për shfrytëzimin e reklamave elektronike roto "Trivision":

- deri në 8 m2 ………………........................................................................................................................3.000,00.

- nga 8,1-20 m2 ………................................................................................................................................4.500,00

- më shumë se 20,1m2 ………..................................................................................................................6.500,00

3.4. Reklama ndriçuese ………..........................................................................................................120,00/m2

4. Për shfrytëzimin e banderolave reklamuese dhe parullave reklamuese (rrjetë, kanavacë dhe ngjashëm) mbi rrugët, sheshet si dhe në sipërfaqet tjera publike, taksa komunale përcaktohet në shumën nga 2,50/m2.

5. Për shfrytëzimin e flamujve reklamues (në direkë, shtylla dhe objekte) taksa komunale përcaktohet në shumën nga 2,50/m2.

Taksa nga nr. 1,2 dhe 3 i këtij numri tarifor përcaktohet në nivelin vjetor, deri sa nga pika 4 dhe 5 në nivelin mujor.

Taksa sipas këtij numri tarifor mund të paguhet deri me datën 15 për muajin e kaluar në lartësi nga 1/12 të detyrës së përcaktuar vjetore apo mujore, apo nëse tatim paguesi bën pagesën vjetore njëherë deri më 25 janar të vitit (të vitit rrjedhës), të njëjtit i ofrohet zbritje nga ... %

Organi kompetent për lëshimin e lejes si dhe për miratimin e kushteve urbanistike, gjegjësisht teknike për vendosjen e objekteve nga paragrafi 1 i këtij numri tarifor, është i detyruar që një ekzemplar të atij aktvendimi t’ia dorëzojë organit kompetent për të ardhura lokale, i cili me aktvendim do të përcaktojë lartësinë e taksës.

Numri tarifor 3

Për parkim të automjeteve taksi në vendet e përcaktuara për taksi, taksa përcaktohet në bazë të lëshimit të lejes në nivelin vjetor nga.......................................................................................40,00

Taksën nga ky numër tarifor e paguan personi juridik apo afarist i cili bën transportin taksi.

Organi kompetent i Komunës së Tuzit për punë të komunikacionit, është i detyruar që një ekzemplar të atij aktvendimi t’ia dorëzojë organit kompetent për të ardhura lokale, i cili me aktvendim do të përcaktojë lartësinë e taksës.

ARSYETIM

I BAZA JURIDIKE

Baza juridike për sjelljen e Vendimit mbi taksat lokale komunale është e përmbajtur në dispozitat e Ligjit mbi taksat komunale ("Fleta zyrtare", numër 18/19), Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale ("Fleta zyrtare", numër 03/19), Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale („Fleta zyrtare“, numër 02/18), dhe Statutit të Komunës së Tuzit („Fleta zyrtare – dispozitat komunale“, numër...).

Me nenin 2 paragrafi 1 të Ligjit mbi taksat lokale komunale është përshkruar që taksën lokale komunale nga kompetencat e komunës, Kryeqytetit, komunës në kuadër të Kryeqytetit si dhe Qytetit mbretëror e përcakton organi kompetent i komunës, me miratimin e Qeverisës së Malit të Zi.

Neni 7 paragrafi 1 pika 3 e Ligjit mbi finansimin e vetëqeverisjes lokale përshkruan që të ardhurat personale të komunës janë taksat lokale administrative, në përputhje me ligjin.

Neni 38 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale përshkruan që Kuvendi i Komunës paraqet dhe përcakton tatimet komunale, tarifat, kompensimet si dhe të ardhurat e tjera personale.

Neni 53 paragrafi 1 alineja 8 e Statutit të Komunës së Tuzit përshkruan që Kuvendi i Komunës paraqet dhe përcakton tatimet komunale, tarifat, kompensimet si dhe të ardhurat e tjera personale, derisa neni 53 pika 1 alineja 2 përshkruan aktet që Kuvendi i sjellë në kryerjen e detyrës nga fushëveprimi i tij.

II ARSYEJA E SJELLJES

Kuvendi i Malit të Zi me 6 mars të vitit 2019 ka sjellë Ligjin mbi taksat komunale. Me nenin 24 të Ligjit është përcaktuar që komunat janë të detyruara që rregulloret e tyre t’i harmonizojnë me të njëjtin deri më 31 korrik të vitit 2019, ashtu që filluam me punimin e këtij vendimi.

III PËRMBAJTJA E VENDIMIT

Me këtë vendim është përcaktuar lënda, përdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore, përkatësia e të ardhurave nga taksat komunale, si dhe përcaktimi i detyrës së pagesës së taksës. Gjithashtu, me vendimin e propozuar është përcaktuar se çka nënkuptohet sipërfaqe publike me këtë vendim, që paguesit e taksës komunale janë shfrytëzuesit e ligjit, detyrës apo shërbimit për përdorimin e të cilit është përshkruar pagesa e takës komunale si dhe fillimi i detyrës së pagesës komunale.

Është propozuar që lartësia, mënyra dhe pagesa e taksës komunale është përcaktuar me Tarifat e taksës komunale e cila është pjesë përbërese e këtij Vendimi, e me të cilën janë të përcaktuara lartësit e taksës lokale komunale për bazat e taksës të përcaktuara me Ligjin mbi taksat lokale komunale, si dhe mënyra e përcaktimit dhe pagesës së detyrës së pagesës së taksës, duke pasur parasysh rregullimin normativ të këtyre çështjeve me rregulloret materiale.

Është përcaktuar mënyra e përcaktimit të detyrës së pagesës së taksës, përfundimi i punëve për përcaktimin e saj, si dhe që pagesa e taksës komunale bëhet në llogarinë e Komunës, në pajtim me rregulloren për mënyrën e mbledhjes së të ardhurave publike.

Me vendim është përshkruar që lidhur me mënyrën e përcaktimit të taksës komunale, llogaritjes, afateve, ankesave, pagesës së detyruashme, interesit, kthimit të pagesës si dhe për të gjitha të tjerat që nuk janë përshkruar me këtë vendim, përdoren dispozitat e Ligjit mbi taksat lokale komunale si dhe ligji me të cilin rregullohet procedura tatimore, si dhe me hyrje në fuqi të këtij Vendimi ndalohet perdorimi i Vendimit të mëparshëm dhe është përcaktuar afati i hyrjes në fuqi të këtij Vendimi.