Nazad na Sjednice

9.Keshilli-per-financa-ekonomi-dhe-zhvillim

DOCWord dokument30 KB

Preuzmi

Ne bazë të nenit 54 të Statutit të komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale” nr. 24/19, 05/20, 51/22, 55/22), neneve 4 dhe 11 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale” nr. 15/19), e në përputhje me listën e kandidatëve të cilën e ka dorëzuar Këshilli për zgjedhje dhe emërime, Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 11.04.2023 ka sjellë

VENDIM

MBI EMËRIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT PËR FINANCA, EKONOMI DHE ZHVILLIM

Neni 1

Në Këshillin për financa, ekonomi dhe zhvillim të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:

Për kryetar të Këshillit: Petrit Gjokaj

Kurse për anëtarë:

1. Leonora Gjelosheviq

2. Violeta Vulaj

3. Demir Dresheviq

4. Emin Lulanoviq

5. Admir Nikaj

6. Simon Ivezaj

Neni 2

Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjatë deri tek pushimi i mandatit të kuvendit.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.

Numër: 02-016/23-2593/1

Tuz, më 11.04.2023

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI,

Fadil Kajoshaj