Nazad na Sjednice

4.Vendim-mbi-emerimin-e-Keshillit-per-zgjedhje-dhe-emrime-2

DOCWord dokument31 KB

Preuzmi

Në bazë të nenit 54 të Statutit të komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale” nr. 24/19, 05/20, 51/22, 55/22), neneve 4 dhe 10 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e Malit të Zi - dispozitat komunale” nr. 15/19), Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 29.03.2023 ka sjellë

VENDIM

MBI EMËRIMIN E KËSHILLIT PËR ZGJEDHJE DHE EMËRIME

Neni 1

Në Këshillin për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:

Për kryetar të Këshillit: Gjergj Camaj

Kurse për anëtarë:

1. Admir Nikaj

2. Nikolla Camaj

3. Mevludin Dizdareviq

4. Samir Axhoviq

Neni 2

Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjatë deri tek pushimi i mandatit të kuvendit.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.

Numër: 02-016/23-2107/1

Tuz, 29.03.2023

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI I KUVENDIT,

Fadil Kajoshaj