Sekretariati për bujqësi dhe zhvillim rural të Komunës së Tuzit, në bazë të nenit 3, par. 2, neni4 dhe nenit 5 par. 3 e në lidhje me nenin 8 të Vendimit mbi nxitjen dhe investimin në zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Tuzit (Flet. Zyrt e Malit të Zi – dispozitat komunale, nr. 046/21 datë 30.12.2021) si dhe nenit 3 pika 1 nënpika 1.1 të programit të masave për realizimin e mjeteve për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Tuzit për vitin 2022 – Agrobuxheti (nr. 9936 datë 07.10.2022) i masave – Subvencionet për mbështetjen e prodhuesve bujqësorë – Mbështetja prodhimtarisë bimore, shpall
THIRRJE PUBLIKE
për ndarjen e mjeteve për nxitjen e zhvillimit të prodhimtarisë bimore për vitin 2022
I. LLOJI I MBËSHTETJËS
Qëllimi i mbështetjes është nxitja e prodhimtarisë bimore (prodhimi i patates për përpunim, patates së hershme dhe shalqirit) që janë kulturat udhëheqëse të prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Tuzit dhe që vitin e kaluar kanë përfshirë gjysmën e tokës së punueshme si dhe mbështetja e të gjitha kulturave bujqësore për njësi të sipërfaqes së punueshme.
Mbështetja ka të bëjë me prodhuesit bujqësorë nga zona e Komunës së Tuzit, të cilët e realizojnë veprimtarinë në territorin e Komunës së Tuzit, pra me bartësit e ekonomive bujqësore.
- Mbështetja për njësinë e prodhimit realizohet për pataten për përpunim, pataten e hershme dhe shalqirin,
- Mbështetja për njësinë e sipërfaqes së punueshme (sipërfaqja e punueshme është ara me kulturë bujqësore) realizohet për të gjitha kulturat bujqësore.
II. LARTËSIA E MBËSHTETJES
KOMPONENTI I
Subvencioni sipas njësisë së prodhimit për patate për përpunim, patate të hershme dhe shalqi.
- Kategoria I – subvencioni për patate, çmimi maksimal shitës i të cilës ka qenë 20 centë për kilogram, shuma e subvencionit për këtë kategori është më së shumti 8 centë për kilogram.
- Kategoria II- subvencioni për patate, çmimi shitës i të cilës ka qenë prej 21 deri në 29 centë për kilogram si dhe shalqirit çmimi maksimal shitës i të cilës ka qenë 14 centë për kilogram, shuma e subvencionit për këtë kategori është më së shumti 5 centë për kilogram.
- Kategoria III- subvencioni për patate, çmimi shitës i të cilës ka qenë 30 a më shumë centë për kilogram si dhe shalqirit çmimi shitës i të cilës ka qenë 15 a më shumë centë për kilogram, shuma e subvencionit për këtë kategori është më së shumti 3 centë për kilogram.
KOMPONENTI 2
Kjo komponentë ka të bëjë me mbështetjen e prodhuesve bujqësorë sipas njësisë së sipërfaqes së përpunueshme (sipërfaqja e punueshme është ara me kulturë bujqësore që përdoret për prodhimin e të gjitha kulturave bujqësore).
Të drejtën në subvencion nuk kanë prodhuesit bujqësorë që shfrytëzojnë mbështetjen nga Komponenti I (mbështetja sipas njësisë së prodhimit realizohet për pataten e hershme, pataten për përpunim dhe për shalqi).
Përjashtim janë prodhuesit bujqësorë që kanë kultivuar kultura bujqësore që nuk janë objekt i Komponentit I, ata e fitojnë të drejtën e subvencionit sipas njësisë së sipërfaqes për të gjitha kulturat bujqësore, përpos patates së hershme, patates për përpunim dhe shalqirit.
Mbështetja për njësinë e sipërfaqes do të jetë maksimalisht 250 € për hektar, e kjo do të varet nga sipërfaqja e përgjithshme e përpunueshme e paraqitur me kultura bujqësore.
Në fakt, lartësia e shumës së mbështetjes do të varet nga mjetet në dispozicion të destinuara për këtë qëllim, sipërfaqet me zarzavate dhe sasia e realizuar e prodhimit.
Masa për ndihmë prodhuesve bujqësorë ka të bëjë me nxitjen e zhvillimit të prodhimtarisë bimore, ndërsa mjetet e destinuara për këtë qëllim janë 465 000 €.
Nëse shuma e përgjithshme e të gjitha kërkesave për mbështetje në këtë Thirrje publike i tejkalon mjetet e planifikuara me buxhet, zvogëlohen proporcionalisht pagesat për njësi deri në shumën e mjeteve të planifikuara.
III. SHFRYTËZUESIT E MJETEVE
Shfrytëzuesit e mjeteve të mbështetjes sipas kësaj Thirrjeje publike janë prodhuesit bujqësorë (individë) nga zona e Komunës së Tuzit, të regjistruar deri në moment të dorëzimit të Kërkesës për ndarjen e mbështetjes, në:
• Regjistrin e ekonomive bujqësore, në pajtim me Ligjin mbi Bujqësinë dhe Zhvillimn Rural (Flet. Zyrt. e MZ nr. 34/14, 1/15, 30/17, 51/17 dhe 59/21) dhe Rregullores mbi formën dhe mënyrën e udhëheqjes së regjistrave të subjekteve dhe regjistrit të ekonomive bujqësore (Flet. Zyrt. MZ nr. 16/14 i 37/18), që i udhëheq Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore dhe në regjistrat që i udhëheq Drejtoria për Sigurinë e Ushqimit, Veterinarinë dhe Çështjet Fitosanitare , ose
• Në Regjistrin e prodhuesve primarë të ushqimit me prejardhje bimore, në pajtim me Ligjin mbi Sigurinë e ushqimit (Flet. Zyrt MZ, nr. 57/15)
IV. MBËSHTETJA
Mbështetja sigurohet për zarzavate (patate të hershme, patate për përpunim dhe shalqi) për Komponentin I, ndërsa për Komponentin II mbështetja sigurohet për të gjitha kulturat bujqësore që janë të paraqitura për pagesë të drejtpërdrejtë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore.
Qëllimi i ndërmarrjes së kësaj mase është zbutja e pasojave të shkaktuara me rritjen globale të inputeve në bujqësi, rritja e prodhimtarisë së përgjithshme , rritja e konkurrencës, rritja e të ardhurave të ekonomive bujqësore etj.
Mbështetja do të realizohet deri në masën e mjeteve në dispozicion për këtë qëllim, që është 465,000.00 €
V. PROCEDURA E REALIZIMIT DHE AKTIVITETET
Mbështetja sigurohet për të gjitha ekonomitë familjare që kultivojnë patate të hershme, patate për përpunim dhe shalqi, për Komponentin I, kurse për Komponentin II për të gjitha sipërfaqet e paraqitura.
Aktivitetet që kanë të bëjnë me këtë masë janë:
• Prodhuesi bujqësor i drejtohet Sekretariatit me kërkesë për mbështetje në prodhimtarinë e zarzavateve për vitin 2022 (FORMA 1) me dokumentacionin përcjellës;
• Pranimi i Kërkesës dhe dokumentacionit të duhur
• Puna operative në terren (përcjellja e prodhimit dhe grumbullimit);
• Përpunimi i Kërkesës
• Pagesa e premive në xhiro llogarinë e dorëzuesit të Kërkesës.
VI. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANUESHMRISË
KOMPONENTI I
Që kërkesa e dorëzuesit për ndarjen e mbështetjes të jetë e pranueshme, duhet të plotësohen kriteret që vijojnë:
• Që dorëzuesi i kërkesës të jetë prodhues i regjistruar bujqësor;
• Që prodhimi të zhvillohet në territorin e Komunës së Tuzit;
• Të posedojë provën për blerjen (grumbullimin) e prodhimit;
• Të posedojë Kontratën për blerjen (grumbullimin) e mallit.
KOMPONENTI II
• Ta ketë paraqitur sipërfaqen për pagesë të drejtpërdrejtë pranë Ministrisë së Buqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore;
• Të posedojë sipërfaqet në territorin e Komunës së Tuzit;
• Të posedojë të mbjella me sipërfaqe minimale 0,3 ha;
• Nëse mblidhen sipërfaqet e dy apo më shumë parcelave, secila prej tyre duhet të ketë sipërfaqe më së paku 0,1 ha në hapësirë të hapur, ndërsa në hapësirë të mbyllur sipërfaqja minimale duhet të jetë 0,025 ha.
• T’i respektojë parimet e praktikës së mirë bujqësore.
VII. DOKUMENTACIONI I DUHUR
• Kërkesa e plotësuar për ndarjen e mbështetjes për prodhimtari të zarzavateve për vitin 2022 (FORMA 1);
• Prova për blerjen (grumbullimin) e mallit si dhe kontrata për blerjen e mallit; (vetëm për Komponentin I)
• Prova për sipërfaqen e paraqitur pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore (vetëm për Komponentin II)
• Prova se ka ekonominë bujqësore të regjistruar;
• Fotokopja e letërnjoftimit;
• Xhiro llogaria.
;
VIII. MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRKESËS PËR NDARJEN E MBËSHTETJES
Forma e Kërkesës për ndarjen e mbështetjes për prodhimtarinë bimore për vitin 2022 (FORMA 1), forma e Kërkesës për ndarjen e mbështetjes (www.tuzi.org.me), në zyrat e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Format e plotësuara të kërkesave me dokumentacion përcjellës të dorëzohet drejtpërdrejt, ose ekskluzivisht me postë të porositur në adresën që vijon:
KOMUNA E TUZIT – SEKRETARIATI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL
81206 TUZ
Informatat lidhur me këtë Thirrje publike mund të fitohen përmes telefonit: 020/875–167; 067/083-367; 069/714-614; 069/083-369.
Kohëzgjatja e Thirrjes publike (DORËZIMI I KËRKESAVE) për:
• Thirrjen publike do të zgjasë prej 13. TETOR 2022 deri më 27. TETOR 2022..
Përpunimi dhe miratimit i Kërkesave të pranuara do të bëhet në afatin e kohëzgjatjes së Thirrjes publike, ndërsa pagesa do të realizohet pas skadimit të Thirrjes publike.
VËREJTJE
• Dorëzuesi i kërkesës përgjigjet për saktësinë e të dhënave dhe dokumentacionit për realizimin e të drejtës për mbështetje;
• Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e ruan të drejtës që para realizimit të pagesës të bëjë verifikimin ne realitetit dhe bazës së letrave të grumbullimit në këtë rast, në rast se të njëjtat i vlerëson si joreale dhe jovalide, prodhuesi bujqësorë e humb të drejtën për çdo aspekt të mbështetjes për dy vitet e ardhshme që nga dita e plotfuqishmërisë së Vendimit të Sekretariatit;
• Mbështetja mund të realizohet vetëm në bazë të provave të dorëzuara mbi sasinë e shitjes – fleta e grumbullimit, ose ndonjë aspekt tjetër i provës (Komponenti I), si dhe provës së sipërfaqes së paraqitur për pagesë tëp drejtpërdrejtë pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore (Komponenti II);
• Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural mund ta llogaritë subvencionin për Komponentin II edhe pa prova mbi sipërfaqen e paraqitur në bazë të listës që Ministria e Bujqësisë e ka publikuar në ueb faqe;
• Janë të pranueshme vetëm provat (fletat e grumbullimit apo formë tjetër e provës): që kanë vulën e subjektit ekonomik të cilit i është shitur malli;
• Në rast se dorëzuesi i Kërkesës nuk e lejon apo e pamundëson kontrollin, gjegjësisht nëse ndikon në të në çfarëdo mënyre, kërkesa e dorëzuar do të refuzohet;
• Në rast se në provën për mallin e shitur (lista e grumbullimit apo format tjera të provave) nuk është shënuar çmimi i shitjes së prodhimit bujqësor, aplikuesi nuk e humb të drejtën në subvencion, por ky subvencion automatikisht llogaritet si Kategoria III dhe është 3 centë për kilogram te Komponenti I.
• Dokumentacioni jo i plotë dhe i dorëzuar jashtë kohës së duhur nuk do të shqyrtohet.