LAJMËRIM
Njoftojmë qytetarët nga treva e Komunës së Tuzit se prej datës 18.04.2022 deri me datën 03.05.2022 është e hapur THIRRJA PUBLIKE PËR NDARJEN FALAS TË SERAVE PËR PRODHIMIN E PERIMEVE PËR VITIN 2022.
Dokumentacioni i nevojshëm për ndarjen e serave është:
- Formulari i Kërkesës i cili merret në Sekretariatin për Bujqësi;
- Vërtetimi mbi bashkësinë familjare;
- Fotokopja e letërnjoftimit e dorëzuesit të kërkesës;
- Dëshmia nga evidenca e Entit për Punësim se dorëzuesi i kërkesës gjendet në evidencë:
- Vërtetimi për vendbanimin
Dokumentacioni dorëzohet pranë këtij Sekretariati, ku edhe fitohet formulari gjegjës.
Komuna e Tuzit
Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Me respekt,
UD e sekretares
Ismeta Gjoka