Nazad na Sjednice

10.Vendim-mbi-ndryshmet-dhe-plotesimet-e-Vendimit-mbi-financimin-e-sportit

RTFRTF dokument80 KB

Preuzmi

Në bazë të nenit 5, 12 dhe 13 të Ligjit mbi sportin („Fleta zyrtare e MZ”, numër 44/18) si dhe nenit 24 paragrafit 1 pikës 13 dhe nenit 53 paragrafit 1 pikës 2 të Statutit të Komunës së Tuzit („Fleta zyrtare e MZ – dispozitat komunale”, numër 24/19, 05/20), në seancën e Kuvendit të Komunës së Tuzit të mbajtur më 17.06.2021, është sjellë

VENDIMI

MBI NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E VENDIMIT MBI FINANCIMIN E SPORTIT

Neni 1

Në Vendimin mbi financimin e sportit („Fleta zyrtare e Malit të Zi – dispozitat komunale”, numër 32/19 prej më 08.08.2019), mbas nenit 7 shtohet neni 7a i cili thotë:

„Shuma maksimale e mjeteve të ndara për një organizatë sportive nuk mund të kalojë shumën prej 20% nga shuma totale e Buxhetit të Komunës për financimin e sportit të paraparë sipas Konkursit publik.

Eprori i organit kompetent për sportin, miraton bashkëfinancimin e programit të punës të organizatave sportive e cila është me rëndësi të veçantë për prezantimin e Komunës brenda dhe jashtë shtetit nëse aplikuesi plotëson së paku dy kushte që kanë të bëjnë me:

-masivitetin e klubit,

-traditën e të vepruarit

-nxitjen e zhvillimit të sportit për femra

-pjesëmarrje në turnetë shtetërore/evropiane/ botërore

-organizime të turneve Brenda dhe jashtë vendit.”

Neni 2

Pas nenit 8 shtohet neni 8a i cili thotë:

„Klubet mbi të cilat Komuna ushtron të drejtat e themelimit, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për konkursin publik, por mënyra e financimit të tyre, si dhe dinamika e pagesës dhe çështjet e tjera përcaktohen me një kontratë të veçantë të cilën në emër të Komunës e nënshkruan kryetari i Komunës.”

Neni 3

Në nenin 13 paragrafi 1 fjalët „Organi i administratës lokale kompetent për sport” ndryshohen dhe bëjnë: „Kryetari i Komunës”.

Neni 4

Ky Vendim hynë në fuqi me ditën e tetë nga dita e publikimit në „Fletën zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.

Numër: 02-030/21-8491

Tuz, 17.06.2021

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI,

Fadil Kajoshaj