Nazad na Sjednice

procesverbal-naga-seanca-e-13

DOCWord dokument74 KB

Preuzmi

P R O C E V E R B A L

NGA SEANCA E XIII E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

MBAJTUR MË 09.KORRIK 2020.

Seancën e hapi kryetari i Kuvendit, në orën 11.00, i cili i njoftoi të pranishmit lidhur me dorëzimin e raportit të Komisionit zgjedhor të Tuzit mbi plotësimin e vendit të këshilltarit, prandaj në vend të Luigj Dedvukaj i cili ka dhënë dorëheqje në vendin e këshilltarit i është miratuar mandati i këshilltarit Agron Dushaj.

Sekretari i Kuvendit ka bërë evidentimin e prezencës ku munguan: Haxho Dresheviq, Mevludin Dizdareviq, Abedin Axhoviq, Esmina Orahovac.

Krahas këshilltareve në seancë ishin prezent:

Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës;

Ivan Ivanaj, nënkryetar i komunës;

Haris Ramoviq, nënkryetar i komunës;

Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale;

Ismeta Gjoka, sekretare e Sekretariatit për bujqësi dhe zhvillim rural;

Lekë Ivezaj, sekretar i Sekretariatit për planifikim dhe rregullim hapësinorë si dhe punë komunale;

Emin Haxhi, U.D. sekretar i Sekretariatit për financa dhe zhvillim ekonomik;

Elvisa Rexhematoviq, UD drejtore e Drejtorisë për ndërtim prone dhe përfaqësim;

Driton Gjokaj, UD drejtor i Administratës së të ardhurave publike lokale;

Nikolla Camaj, UD i drejtorit ekzekutiv i Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale”;

Rexhep Çunmulaj UD i kryeshefit të Policisë dhe inspekcionit komunal.

Kryetari i Kuvendit ka konstatuar ekzistimin e kuorumit dhe se Kuvendi, në pajtim me Rregulloren, mund të punojë dhe të sjellë vendime të plotë fuqishme.

Në fillim të seancës është miratuar Procesverbali nga seanca e XII e Kuvendit të Komunës së Tuzit me shumicë votash të këshilltarëve të pranishëm.

Para kalimit në miratim të rendit të ditës është propozuar plotësimi i rëndit të ditës me tri pika.

Pikat e rendit të ditës për të cilat propozuesi ka kërkua q ëtë vendosën në rend të ditës sipas procedurës së përshpejtuar të cilat kanë të bëjnë me Propozimin e vendimit mbi dhënien e pëlqimit për kontratën e lidhur mbi besueshmërinë e kryerjes së veprimtarive komunale dhe shfrytëzimin e infrastrukturës komunale dhe mjeteve të tjera në pronësi të Komunës së Tuzit, me sh.p.k. “Komunalno/Komunale”-Tuz, si Propozimvendimin mbi dhënien e pëlqimit në zgjedhjen e drejtorit ekzekutues të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale “-Tuz i arsyetoi propozuesin Nik Gjeloshaj, kryetari i komunës.

Pikën e rendit të ditës për të cilën propozuesi ka kërkuar që të renditet në rëndin e ditës të seancës sipas procedurës së përshpejtuar e cila ka të bëjë me Propozimin e vendimit mbi emërimin e zëvendëses së kryetarit të Komisionit komunal zgjedhor të Tuzit, e arsyetoi propozuesi, këshilltari Mevludin Dizdareviq.

Kuvendi me votat e të gjithë këshilltarëve prezent ka miratuar këtë:

RËDNI I DITËS

1 Pika e parë – Propozim i Vendimit mbi miratimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi vazhdimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të “Komunalno/Komunale”-Tuz;

2 Pika e dytë - Propozim i Vendimit mbi miratimin e Vendimit mbi përcaktimin e kompensimit për punë të organeve drejtuese në institucionet publike dhe shoqëritë në përgjegjësi të kufizuar themelues i të cilëve është Komuna e Tuzit;

3 Pika e tretë - Propozim i Vendimit mbi përcaktimin e Vendimit mbi plotësimin e Vendimit mbi kriteret e hollësishme për shfrytëzimin e mjeteve të rezervës rrjedhëse dhe të përhershme;

4 Pika e katërt – Propozimi i Vendimi mbi përcaktimin e Vendimit mbi shumën, mënyrën përllogaritjen dhe pagesën e kontributit të anëtarësisë ndaj organizatës turistike të Tuzit;

5 Pika e pestë - Propozimi i Vendimit mbi miratimin e llogarisë Përfundimtare të buxhetit të Komunës së Tuzit për vitin 2019;

6 Pika e gjashtë – Propozimi i Vendimit mbi përcaktimin e Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore të Komunës së Tuzit për vitin 2020 të parapara për bujqësinë;

7 Pika e shtatë – Propozimvendimi mbi qasjen në hartimin e Planit lokal për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Komunës së Tuzit për vitin 2020-2024;

8 Pika e tetë – Propozimvendimi mbi qasjen në hartimin e planit për menaxhimin e monumenteve natyrore “Kanjoni i Cemit “ për periudhën 2020-2025;

9 Pika e nëntë – Propozimi i Konkludimit mbi miratimin e Raportit mbi gjendjen e pronës në Komunën e Tuzit për vitin 2019;

10 Pika e dhjetë – Propozimvendimi mbi përcaktimin e interesit publik për shpronësimin e plotë të patundshmërinë në KK Tuz për shkak të ndërtimit të rreth rrotullimit pranë kishës katolike në Tuz, në pajtim me aktvendimin urbanistik gjeneral të Tuzit;

11 Pika e njëmbëdhjetë – Popozimvendimi mbi vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme të karakterit montues në territorin e Komunës së Tuzit;

12 Pika e dymbëdhjetë - Propozimvendimi mbi sjelljen e Planit të objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Tuzit;

13 Pika e trembëdhjetë – Propozimvendimi mbi pjesëmarrjen e përfaqësueseve të OJQ-ve në gupet punuese;

14 Pika e katërmbëdhjetë – Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në kontratën mbi financim dhe menaxhimin e Klubit futbollistik “Deçiq”.

15 Pika e pesëmbëdhjetë - Propozimi i Vendimit mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të shkaktuara me rastin e pandemisë COVID-19 në Komunën e Tuzit;

16 Pika e gjashtëmbëdhjetë – Raport mbi punën e kryetarit të Komunës së Tuzit në realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale për vitin 2019 me propozimin e Përfundimit mbi miratimin e të njëjtës;

17 Pika e shtatëmbëdhjetë – Propozimi i Programit të punës së Kuvendit të Komunës së Tuzit për vitin 2020;

18 Pika e tetëmbëdhjetë – Propozim i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit për lidhjen e kontratës mbi kontrollimin e kryerjes së veprimtarive komunale dhe shfrytëzimin e infrastrukturës dhe mjeteve të tjera në pronësi të Komunës së Tuzit, me sh.pk. “Komunalno/Komunale” Tuz;

19 Pika e nëntëmbëdhjetë – Propozim i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunla” Tuz;

20 Pika e njëzetë – Propozim i Vendimit mbi emërimin e zëvendëses së kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit;

Punën e seancës e kanë përcjellur edhe përfaqësuesi e informimit publik.

1. Pika e parë – Propozim i Vendimit mbi miratimin e Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi vazhdimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit ekzekutiv të “Komunalno/Komunale”-Tuz;

Vërejtjet hyrëse dhe arsyetimi në lidhje me pikën e pare të rëndit të ditës e ka dhënën propozuesi kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Në diskutim sipas pikës së pare të rendit të ditës morën pjesë: Simon Ivezaj, Elvir Kajosheviq, Nik Gjeloshaj dhe Fadil Kajoshaj.

Pas diskutimit u kalua në votim.

Këtë propozimvendim kuvendi e miratoi me votim:

(votuan 19 këshilltarë/e, 19 ishin PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

2. Pika e dytë - Propozim i Vendimit mbi miratimin e Vendimit mbi përcaktimin e kompensimit për punë të organeve drejtuese në institucionet publike dhe shoqëritë në përgjegjësi të kufizuar themelues i të cilëve është Komuna e Tuzit;

Vërejtjet hyrëse për këtë,për pikën e tretë dhe të katërt të rëndit të ditës si dhe përgjigjet dhe sqarimet në pyetjet e pjesëmarrësve në diskutim i ka dhënë Emin Haxhi U.D. sekretari për financa dhe zhvillim ekonomik.

Kryetari i këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim ekonomik Enis Gjokaj ka arsyetuar Raportin e trupit punues sipas këtyre pikave.

Nuk ka pas të interesuar për diskutim.

Ky Vendim u miratua nga ana e kuvendit përmes votimit :

(votuan 18 këshilltarë/e, 18 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

3. Pika e tretë - Propozim i Vendimit mbi përcaktimin e Vendimit mbi plotësimin e Vendimit mbi kriteret e hollësishme për shfrytëzimin e mjeteve të rezervës rrjedhëse dhe të përhershme;

Nuk pati interesim për diskutim.

Kuvendi e miratoi këtë Vendim përmes votimit:

(votuan 24 këshilltarë/e, 24 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

4. Pika e katërt – Propozimi i Vendimi mbi përcaktimin e Vendimit mbi shumën, mënyrën përllogaritjen dhe pagesën e kontributit të anëtarësisë ndaj organizatës turistike të Tuzit;

Nuk pati të interesuar për diskutim.

Kuvendi miratoi këtë Vendim përmes votimit:

(votuan 18 këshilltarë/e, 18 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

5. Pika e pestë - Propozimi i Vendimit mbi miratimin e llogarisë Përfundimtare të buxhetit të Komunës së Tuzit për vitin 2019;

Vërejtjet hyrëse për këtë, për pikën e tretë dhe të katërt të rëndit të ditës si dhe përgjigjet dhe sqarimet në pyetjet e pjesëmarrësve në diskutim i ka dhënë Emin Haxhi U.D. sekretari për financa dhe zhvillim ekonomik.

Kryetari i këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim ekonomik Enis Gjokaj ka arsyetuar Raportin e trupit punues sipas këtyre pikave.

Në diskutime morën pjesë: Elvir Kajosheviq, Enis Gjokaj, Simon Ivezaj, Lindita Gjonaj dhe Halil Dukoviq. Pas diskutimeve, kuvendi miratoi Vendimit përmes votimit.

Kuvendi ka miratuar këtë Vëndim përmes votimit:

(votuan 19 këshilltarë/e, 19 ishin PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

6. Pika e gjashtë – Propozimi i Vendimit mbi përcaktimin e Vendimit mbi kushtet, mënyrën dhe dinamikën e shpërndarjes së mjeteve buxhetore të Komunës së Tuzit për vitin 2020 të parapara për bujqësinë;

Vërejtjet hyrëse për këtë pike dhe pikën e shtatë dhe tetë të rendit të ditës si dhe përgjigjet dhe sqarimet në pyetjet e pjesëmarrësve në diskutim i ka dhënë Ismeta Gjoka U.D. sekretare për bujqësi dhe zhvillim rural.

Kryetari i këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim ekonomik Enis Gjokaj ka arsyetuar Raportin e trupit punues sipas këtyre pikave.

Lidhur me pikën e gjashtë, shtatë dhe të tetë në diskutim morën pjesë: Halil Dukoviq, Adnan Pepiq, Enis Gjokaj, Shtjefën Camaj, Elvir Kajosheviq, Samir Axhoviq, Sulejman Beqaj dhe Vasel Berishaj.

Në diskutim gjithashtu morën pjesë: kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj dhe kryetari i kuvendit Fadil Kajoshaj.

Kuvendi miratoi pikën e gjashtë, shtatë dhe të tetë përmes votimit:

(votuan 26 këshilltarë/e, 26 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

7. Pika e shtatë – Propozimvendimi mbi qasjen në hartimin e Planit lokal për mbrojtjen e mjedisit jetësor të Komunës së Tuzit për vitin 2020-2024;

(votuan 26 këshilltarë/e, 26 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

8. Pika e tetë – Propozimvendimi mbi qasjen në hartimin e planit për menaxhimin e monumenteve natyrore “Kanjoni i Cemit “ për periudhën 2020-2025;

(votuan 26 këshilltarë/e, 26 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

9. Pika e nëntë – Propozimi i Konkludimit mbi miratimin e Raportit mbi gjendjen e pronës në Komunën e Tuzit për vitin 2019;

Vërejtjet hyrëse për pikën 9 dhe 10 të rendit të ditës si dhe përgjigjet dhe sqarimet në pyetjet e pjesëmarrësve në diskutim i dha Elvisa Rexhematoviq.

Në diskutim sipas këtyre pikave mori pjesë këshilltari Naser Krkanoviq dhe kryetari i komunës Nik Gjeloshaj.

Kuvendi i ka miratuar këtë Konkludim përmes votimit.

(votuan 18 këshilltarë/e, 18 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

10.  Pika e dhjetë – Propozimvendimi mbi përcaktimin e interesit publik për shpronësimin e plotë të patundshmërinë në KK Tuz për shkak të ndërtimit të rreth rrotullimit pranë kishës katolike në Tuz, në pajtim me aktvendimin urbanistik gjeneral të Tuzit;

Në diskutim sipas kësaj pikë morën pjesë: Halli Dukoviq, Smail Çunmulaj, Enis Gjokaj, Mirza Pepiq, Shtjefën Camaj, Gjergj Camaj, Elvir Kajosheviq, Simon Camaj, Mevludin Dizdareviq, Pashko Gjokaj, Samir Axhoviq si dhe Nik Gjeloshaj dhe Fadil Kajoshaj.

Kuvendi e miratoi ketë Vendim përmes Votimit:

(votuan 21 këshilltarë/e, 19 këshilltarë/e PËR, 2 kundër, nuk pati të përmbajtur).

11. Pika e njëmbëdhjetë – Popozimvendimi mbi vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme të karakterit montues në territorin e Komunës së Tuzit;

Vërejtjet hyrëse lidhur me pikën 11 dhe 12 të rëndit të ditës si dhe përgjigjet dhe sqarimet në pyetjet e pjesëmarrësve në diskutim i dha Lekë Ivezaj.

Në diskutim muer pjesë këshilltari Smail Çunmulaj.

Kuvendi miratoi këtë Vendim përmes votimit:

(votuan 19 këshilltarë/e, 19 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

12.  Pika e dymbëdhjetë - Propozimvendimi mbi sjelljen e Planit të objekteve të përkohshme në territorin e Komunës së Tuzit;

Nuk pati të interesuar për diskutime.

Kuvendi e miratoi këtë Vendim përmes votimin:

(votuan 24 këshilltarë/e, 24 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

13. Pika e trembëdhjetë – Propozimvendimi mbi pjesëmarrjen e përfaqësueseve të OJQ-ve në gupet punuese;

Nuk pati të interesuar për pjesëmarrje në diskutim.

Kuvendi miratoi Vendimin përmes votimit:

(votuan 21 këshilltarë/e, 21 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

14.  Pika e katërmbëdhjetë – Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në kontratën mbi financim dhe menaxhimin e Klubit futbollistik “Deçiq”;

Prezantimin e kësaj pike e bëri propozuesi Nik Gjeloshaj.

Në diskutim morën pjesë: Mirza Pepiq, Halil Dukoviq, Smail Çunmulaj, Adnan Pepiq, Enis Gjokaj, Vasel Berishaj, Agron Dushaj, Simon Ivezaj dhe Nik Gjeloshaj.

Pas diskutimeve, Kuvendi miratoi këtë Vendim përmes votimit:

(votuan 25 këshilltarë/e, 25 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

15.  Pika e pesëmbëdhjetë - Propozimi i Vendimit mbi masat për zbutjen e pasojave financiare të shkaktuara me rastin e pandemisë COVID-19 në Komunën e Tuzit;

Prezantimin hyrës të kësaj pike të rendit të ditës e pati propozuesi Nik Gjeloshaj.

Kryetari i këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim ekonomik Enis Gjokaj ka arsyetuar Raportin e trupit punues sipas këtyre pikave.

Në diskutim lidhur me këtë pikë morën pjesë:

Enis Gjokaj, Elizabeta Camaj, Maliq Çunmulaj, Elvir Kajosheviq, Vasel Berishaj, dhe Nik Gjeloshaj.

Kuvendi miratoi këtë Vendim përmes votimit:

(votuan 22 këshilltarë/e, 22 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

16. Pika e gjashtëmbëdhjetë – Raport mbi punën e kryetarit të Komunës së Tuzit në realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale për vitin 2019 me propozimin e Përfundimit mbi miratimin e të njëjtës;

Prezantimin hyrës të kësaj pike të rendit të ditës e pati propozuesi Nik Gjeloshaj.

Në diskutim lidhur me këtë pikë mori pjesë këshilltari Enis Gjokaj.

Pas përfundimit të diskutimit, Kuvendi miratoi këtë Raport përmes votimit:

(votuan 19 këshilltarë/e, 19 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

17. Pika e shtatëmbëdhjetë – Propozimi i Programit të punës së Kuvendit të Komunës së Tuzit për vitin 2020;

Prezantimin hyrës të kësaj pike të rendit të ditës e pati propozuesi Fadil Kajoshaj, kryetar i Kuvendit.

Për diskutime lidhur me këtë pikë nuk pati të interesuar.

Kuvendi miratoi këtë Program përmes votimit:

(votuan 19 këshilltarë/e, 19 këshilltarë/e PËR, kundër dhe të përmbajtur nuk pati).

18. Pika e tetëmbëdhjetë – Propozim i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit për lidhjen e kontratës mbi kontrollimin e kryerjes së veprimtarive komunale dhe shfrytëzimin e infrastrukturës dhe mjeteve të tjera në pronësi të Komunës së Tuzit, me sh.pk. “Komunalno/Komunale” Tuz;

Vërejtjet hyrëse lidhur me këtë pikë i bëri Nikolla Camaj, U.D i drejtorit të ekzekutiv të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunale” Tuz.

Në diskutim lidhur me këtë pikë morën pjesë: Enis Gjokaj, Elvir Kjaosheviq, Halil Dukoviq, Simon Ivezaj, Adnan Pepiq, Shtjefen Camaj, Samir Axhoviq, Fadil Kajoshaj.

Në diskutim mori pjesë edhe kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj, U.D drejtori i “Komunalno/Komunale” Tuz, Nikolla Camaj.

Pas diskutimeve, Kuvendi miratoi këtë Vendim përmes votimit:

(votuan 23 këshilltarë/e, 19 këshilltarë/e PËR, kundër nuk pati , 4 ishin të përmbajtur).

19. Pika e nëntëmbëdhjetë – Propozim i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në zgjedhjen e drejtorit ekzekutiv të Shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Komunalno/Komunla” Tuz;

Prezantimin hyrës të kësaj pike të rendit të ditës e pati propozuesi Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës .

Nuk pati të interesuar për pjesëmarrje në diskutim.

Kuvendi miratoi këtë propozim të Vendimit përmes votimit:

(votuan 24 këshilltarë/e, 19 këshilltarë/e PËR, kundër nuk pati , 5 ishin të përmbajtur).

20. Pika e njëzetë – Propozim i Vendimit mbi emërimin e zëvendëses së kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Tuzit;

Prezantimin hyrës të kësaj pike të rendit të ditës e pati propozuesi Mevludin Dizdareviq.

Nuk pati të interesuar për diskutim lidhur me këtë pikë.

Kuvendi miratoi këtë Vendim përmes votimit:

(votuan 24 këshilltarë/e, 24 këshilltarë/e PËR, kundër dhe abstenime nuk pati).

➢  Këshilltari Elvir Kajosheviq drejt Sherbimit të policisë komunale dhe inspekcionit, ka parashtruar një pyetje të këshilltarit, në përmbajtjen e së cilës i kërkon Policisë dhe inspekcionit komunal që të tregojë se çfarë është bërë lidhur me hedhjen e mbeturinave komunale dhe ndezjen e tyre në territorin e bashkësisë lokale të Dinoshës.

Duke qënë se gjatë diskutimeve është trajtuar kjo problematikë, këshilltari Kajosheviq theksoi se nuk ka nevojë që të jepen sqarime të tjera lidhur me këtë çështje.

Pas përfundimit të punës sipas rëndit të ditës, kryetari i Kuvendit e deklaroi të përfunduar seancën e XIII të Kuvendit të Komunës së Tuzit, më datë 09. 06.2020.

_________________________________

➢ Kjo seancë është e incizuar me zë dhe me video pamje.

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

SEKRETAR I KUVENDIT KRYETAR I KUVENDIT

Alibašić Nermin Fadil Kajoshaj