RAPORT
Nga diskutimi publik i kryer me rast të Propozim Vendimit për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizikë
Me Konkulimin numër 01-031/19-5346 nga data 09.09.2019, Kryetari i Komunës së Tuzit, në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi vetëqeverisje lokale dhe Vendimit mbi pjesëmarrjen e popullatës lokale në kryerjen e punëve publike, ka përcaktuar Propozim për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizikë me Programin e diskutimit publik i cili është shpallur në faqen e internetit të Komunës së Tuzit www.tuzi.org.me dhe u është dorëzuar këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Tuzit.
Propozim Vendimi për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizikë është vënë në diskutim publik prej 15 ditësh, duke filluar nga 09.09.2019 përfundimisht me 23.09.2019.
Me program të përcaktuar është organizuar diskutimi publik qendror në lokalet e Kuvendit të Komunës së Tuzit më 19.09.2019 me fillim në ora 10.
Diskutimi publik në formë elektronike, të shkruar dhe me gojë e ka zbatuar Komuna e Tuzit. Gjatë diskutimit publik , qytetarëve dhe pjesëmarrëseve tjerë u është dhënë mundësia e të shprehurit me shkrim, në formë elektornike dhe me gojë.
Përfaqësuas i përpunuesve kanë qenë z. Emin Haxhi, sekretari i Sekretariatit për financa dhe zhvillim ekonomik i cili ka marrë fjalën hyrëse mbi Propozimin e vendimit përkatëse. Është dhënë shpjegimi se Propozim Vendimi për mbitatim në tatimin e të ardhurave të personave fizikë është dhënë në bazë të nenit 7 paragrafi 1 pika 2 dhe nenit 8 të Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale (“Fleta zyrtare e MZ”, nr. 3/19) dhe nenit 38 paragrafi 1 pika 8 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fleta zyrtare e MZ”, nr. 2/18 dhe 34/19) dhe nenit 53 paragrafi 1 pika 8 të Statutit të Komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e MZ- dispozitat
komunale”, nr. 24/19).
Diskutimet e pjesëmarrësve të diskutimit publik:
Agron Dushaj, kur ka të bëjnë me shkallën e mbitatimit në tatimin e të ardhurave të personave fizikë propozon ulje kur ka të bëjnë me persona juridik, derisa kur ka të bëjnë me persona fizik sugjeron që të shtohet shkalla progresive e mbitatimit në tatimin e të ardhurave të personave fizikë në varësi të të ardhurave personale.
PËRGJIGJE:
Nuk pranohet. Shkalla e mbitatimit në tatimin e të ardhurave të personave fizikë është përshkruar në bazë të nenit 8 të Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale (“Fleta zyrtare e MZ”, nr. 3/19) me të cilin është përshkruar që komuna mundet personave juridik dhe fizikë të cilët kryejn shërbim në territorin e komunës të dëtyrojë të bëjnë pagesë të mbitatimit në tatimin e personave fizikë në shkallë prej 13% të detyrës tatimore.
Punoi: Danijella Gjelaj, dipl.ecc