Nazad na Sjednice

Keshillet-e-Komunes-se-Tuzit

DOCWord dokument77 KB

Preuzmi

Në bazë të nenit 43 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale ("Fleta zyrtare e MZ", nr.02/18) dhe neneve 48, 49, 50 dhe 52 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit – Tuz (“Fleta zyrtare e RMZ- dispozitat e komunës”, nr. 039/17), Kuvendi i komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur më 05.04.2019 sjellë

VENDIM

mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit

të komunës së Tuzit

I – DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtë vendim themelohen trupat punues të Kuvendit të komunës së Tuzit (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi), rregullohet përbërja, fushëveprimi, mënyra e punës dhe e vendosjes të trupave punues, numri i anëtarëve si dhe çështjet e tjera me rëndësi për punën e tyre.

Neni 2

Për shqyrtimin e propozimeve të vendimeve, akteve të tjera dhe çështjeve të tjera të cilat gjenden në rendin e ditës së Kuvendit, themelohen këshilla dhe forume si trupa punues të përhershëm të Kuvendit.

Trupin punues të përhershëm për kryerjen e punëve nga kompetenca e vet, Kuvendi mund ta themeloj edhe me vendim të posaçëm.

Neni 3

Për shqyrtim dhe përpunim të çështjeve të veçanta, gjegjësisht punim të propozimit të aktit të caktuar nga kompetenca e Kuvendit, me vendim të posaçëm, mund të themelohen komisionet si trupa punues të përkohshëm.

II - PËRBËRJA DHE FUSHËVEPRIMI I TRUPAVE PUNUES

Neni 4

Trupi punues ka kryetarin dhe numrin e caktuar të anëtarëve.

Për anëtar të këshillave emërohen këshilltarët e Kuvendit.

Përbërja e këshillit, i përshtatet strukturës partiake të Kuvendit.

Për anëtar të forumeve dhe komisioneve, përveç këshilltarëve, mund të emërohen edhe punëtorët shkencor dhe profesional, si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, me kusht që numri i tyre të mos jetë më i madh se gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të trupave punues.

Këshilltari mund të jetë anëtar i një apo më shumë trupave punues.

Emërimi i kryetarit dhe anëtarëve të trupit punues bëhet në bazë të listës së kandidatëve dhe në përputhje me Rregulloren e punës së Kuvendit.

Listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtar të trupit punues kompetent për zgjedhje dhe emërime e parashtron kryetari i Kuvendit në bazë të propozimit të klubeve të këshilltarëve.

Listën e kandidatëve për kryetar dhe anëtar të trupave të tjerë punues e parashtron trupi punues kompetent për zgjedhje dhe emërime, në bazë të propozimit të klubeve të këshilltarëve.

Neni 5

Trupi punues nga përbërja e vet zgjedh zëvendëskryetarin e trupit punues.

Zëvendëskryetari i trupit punues, në rast të pamundësisë apo mungesës së kryetarit, ka të drejtat e tij, detyrimet dhe përgjegjësitë e përcaktuara me këtë vendim.

Trupi punues ka sekretarin.

Neni 6

Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjat deri me skadimin e mandatit të Kuvendit, përkatësisht deri në ditën e shkarkimit nga detyra për të cilën janë emëruar.

Trupat punues të përhershëm

1. Këshillat e Kuvendit

Neni 7

Këshillat e Kuvendit janë:

1. Këshilli për Statut dhe akte

2. Këshilli për zgjedhje dhe emërime

3. Këshilli për financa, ekonomi dhe zhvillim

4. Këshilli për planifikim dhe rregullim hapësinor, veprimtari komunale dhe banimore, trafik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor

5. Këshilli për veprimtari shoqërore, bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar

2. Forumet e Kuvendit

Neni 8

Forumet e Kuvendit janë:

1. Forumi për propozime të emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve

2. Forumi për çështje të personave me invaliditet dhe parandalim të narkomanisë.

Neni 9

Këshilli për Statut dhe akte

Këshilli për Statut dhe akte ka kryetarin dhe 4 anëtarë.

Anëtarët e këshillit, zakonisht, emërohen nga radha e juristëve të diplomuar.

Këshilli për Statut dhe akte shqyrton propozimet e dispozitave dhe akteve të tjera të përgjithshme që i miraton Kuvendi nga aspekti i harmonizimit të tyre me ligj dhe dispozita të tjera; përcakton propozimin për interpretimin autentik të vendimeve dhe të akteve të tjera të përgjithshme që i miraton Kuvendi; përgatit propozimin e aktit për ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë së vendimeve dhe akteve të tjera dhe në emër të Kuvendit jep mendim, gjegjësisht përgjigje Gjykatës Kushtetuese në procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të vendimeve dhe akteve të tjera të Kuvendit; i propozon Kuvendit ngritjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjeve apo të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve të tjera, si dhe sjelljen e vendimit ose dispozitave të tjera në rastet kur Kuvendi apo organi tjetër kompetent i komunës nuk ka sjell dispozitën për zbatimin e dispozitave ligjore; shqyrton raportet e përgjithshme të shërbimeve publike, themeluese e të cilave është komuna, në pjesën që ka të bëjë me realizimin e interesit publik, në punën e të cilave pëlqimin e jep Kuvendi; shqyrton çështjet e realizimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në realizimin e vetëqeverisjes lokale; shqyrton raportet e punës të Kryetarit të komunës dhe raportet mbi realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale; përcakton tekstin e spastruar të vendimeve dhe të akteve të tjera të përgjithshme të Kuvendit sipas autorizimit të Kuvendit; kujdeset për përpunimin tekniko - juridik të veçantë të akteve dhe kryen edhe punë të tjera në lidhje me realizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale.

Neni 10

Këshilli për zgjedhje dhe emërime

Këshilli për zgjedhje dhe emërime ka kryetarin dhe 4 anëtarë.

Këshilli për zgjedhje dhe emërime i parashtron Kuvendit propozimin për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e personave të cilët i zgjedh ose emëron Kuvendi, me përjashtim të propozimeve të cilat, në përputhje me dispozitat i paraqesin propozuesit e tjerë të autorizuar; parashtron propozimin e dhënies së pëlqimit ndaj emërimit dhe shkarkimit të personave për të cilët pëlqimin e jep Kuvendi; propozon akte më të cilat rregullohen çështjet e të drejtave dhe detyrave të këshilltarëve dhe vendosë mbi të drejtat dhe detyrimet e funksionarëve lokal; zbaton procedurën për shpallje të qytetarit nderi të komunës dhe ushtron edhe punë të tjera në përputhje më Statut, dispozitat tjera dhe me këtë vendim.

Neni 11

Këshilli për financa, ekonomi dhe zhvillim

Këshilli për financa, ekonomi dhe zhvillim ka kryetarin dhe 6 anëtarë.

Këshilli për financa, ekonomi dhe zhvillim, shqyrton propozimin e vendimit mbi buxhet, propozimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit dhe aktet mbi realizimin e buxhetit, propozimet e vendimeve me të cilat përcaktohen të ardhurat lokale- tatimet, mbitaksat, taksat dhe kompensimet; çështjet që kanë të bëjnë me marrjen e huave, obligimeve dhe dhënien e garancive; shqyrton planet dhe programet e zhvillimit të komunës së Tuzit dhe çështjet me rëndësi për zhvillimin e ekonomisë dhe të bujqësisë dhe për zhvillimin e afarizmit; propozimet për përcaktim të interesit publik për eksproprijim të patundshmërive për nevoja të vetëqeverisjes lokale; shqyrton planin e përmirësimeve kapitale dhe planin investues shumëvjeçar dhe aktet me të cilat propozohet përcaktimi i politikës investuese; shqyrton raportin e punës së kryetarit të komunës dhe raportin mbi realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale nga këto sfera dhe ushtron punë të tjera të përcaktuara me Statut dhe dispozita tjera.

Neni 12

Këshilli për planifikim dhe rregullim hapësinor, veprimtari komunale dhe banimore, trafik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Këshilli për planifikim dhe rregullim hapësinor, veprimtari komunale dhe banimore, trafik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor ka kryetarin dhe 8 anëtarë.

Këshilli për planifikim dhe rregullim hapësinor, veprimtari komunale dhe banimore, trafik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor shqyrton propozimet e vendimeve dhe akteve të tjera të përgjithshme dhe çështje të tjera nga fusha e urbanizmit dhe planifikimit hapësinorë, planet urbanistike dhe hapësinore dhe zbatimin e tyre, programet zhvillimore në këtë sferë; çështjet e rregullimit dhe përdorimit të truallit ndërtimorë (programi afatmesëm dhe njëvjeçar); çështjet të cilat kanë të bëjnë me formimin, funksionimin dhe zhvillimin e shërbimeve publike dhe realizimin e interesit publik në fushë të veprimtarisë komunale; çështjet nga fusha e marrëdhënieve juridiko- pronësore; çështjet të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e sipërfaqeve afariste; pyetje të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e marrëdhënieve banimore dhe programeve zhvillimore në këtë lëmi; gjendjen e rrugëve lokale, rrugëve dhe objekteve të tjera publike, transportin e udhëtarëve në komunikacion urban dhe periferik; mbrojtjen e mjedisit jetësorë; planin e mbrojtjes nga zjarri dhe çështjet e mbrojtjes nga fatkeqësitë elementare dhe gjendjeve të tjera të jashtëzakonshme; shqyrton raportin e punës të kryetarit të komunës dhe realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale në këto sfera dhe kryen dhe punë të tjera me rëndësi për zhvillim dhe avancim të këtyre veprimtarive.

Neni 13

Këshilli për veprimtari shoqërore, bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar

Këshilli për veprimtari shoqërore, bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar ka kryetarin dhe 6 anëtarë.

Shqyrton planet dhe programet nga fusha e sportit dhe kulturës; çështjet që kanë të bëjnë me themelimin, funksionimin dhe zhvillimin e shërbimeve publike në sferën e kulturës, sportit dhe mbrojtjes sociale dhe fëmijërore nga kompetenca e komunës dhe realizimin e interesit publik në këto sfera; shqyrton çështjet e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në trevën e komunës; çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarin e përgjithshme nga fusha e edukatës, bibliotekarisë, botimit dhe arkivimit; çështjet e formave plotësuese të mbrojtjes sociale dhe të ndihmës për persona në gjendje të nevojës sociale; përkujdesjes shoqërore të fëmijëve dhe të rinisë; çështjet e informimit të popullatës lokale; bashkëpunimit me organizatat joqeveritare; shqyrton raportin e punës të kryetarit të komunës dhe realizimin e funksioneve të vetëqeverisjes lokale në këto sfera; çështjet e bashkëpunimit ndërkomunal, parashtron propozim Kuvendit për vendosjen e bashkëpunimit dhe bashkëngjitjen me bashkësitë lokale dhe asociacionet e shteteve tjera dhe mbi themelimin e baskisë ndërkomunale.

Neni 14

Forumi për propozime të emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve

Forumi për propozime të emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve ka kryetarin dhe 8 anëtarë.

Kryetari dhe 4 anëtarë emërohen nga radha e këshilltarëve të Kuvendit, kurse 4 anëtarë janë nga radha e punëtorëve profesional, shkencorë dhe kulturorë.

Forumi për propozime të emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve inicion procedurën për dhënien apo ndërrimin e emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve, në bazë të dhënave mbi vendbanime, rrugë dhe sheshe të paemëruara dhe karakteristikave të tyre urbanistike të cilat i merr nga organi i qeverisjes lokale kompetent për punë të planifikimit dhe rregullimit hapësinorë dhe në bazë të inicimeve të qytetarëve, bashkësive lokale dhe subjekteve të interesuar; pranon mendimin e bashkësisë lokale në territor të cilës gjendet vendbanimi, rruga apo sheshi të cilit i caktohet emri, dhe sipas nevoje edhe mendimet e institucioneve profesionale, shkencore dhe kulturore; propozon Kuvendit dhënien apo ndërrimin e emrave të vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve.

Neni 15

Forumi për çështje të personave me invaliditet dhe parandalim të narkomanisë

Forumi për çështje të personave me invaliditet dhe parandalim të narkomanisë ka kryetarin dhe 8 anëtarë.

Kryetari dhe 4 anëtarë emërohen nga radhët e këshilltarëve të Kuvendit, një anëtar është kujdestari i organit të administratës lokale kompetent për punët e përkujdesjes sociale, një prej anëtarëve është përfaqësuesi i organizatës se personave me invaliditet, dhe dy anëtarë nga radha e punëtorëve profesional dhe shkencor.

Forumi për çështje të personave me invaliditet dhe parandalim të narkomanisë shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për përkushtim të organizuar dhe kualitativ dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për ndihmë personave me invaliditet dhe ngritjen e standardeve të kualitetit të jetës dhe punës së tyre dhe posaçërisht: që të plotësohen të drejtat e përcaktuara me ligj dhe me standarde ndërkombëtare të personave me invaliditet; që me aktet e Kuvendit të komunës të sigurohen, gjegjësisht të përmirësohen tërësisht kushtet e jetesës për këta persona, posaçërisht në fusha të planifikimit dhe rregullimit hapësinorë, veprimtari komunale dhe veprimtari shoqërore; që të iniciohen masat dhe aktivitetet për avancimin e të drejtave të personave me invaliditet; informimi i opinionit mbi të drejtat, mundësitë dhe nevojat e personave me invaliditet; realizimin e të drejtave të tjera të rëndësishme për statusin e këtyre personave.

Forumi për çështje të personave me invaliditet dhe parandalim të narkomanisë shqyrton propozimin e programit vjetor dhe afatmesëm të aktiviteteve për parandalimin e narkomanisë dhe realizimin e tyre; bashkëpunon me organet dhe institucionet kompetente me qëllim të veprimtarisë së përbashkët në parandalimin dhe luftimin e narkomanisë; shqyrton edhe çështjet tjera me rëndësi për luftimin e kësaj sëmundjeje të varësisë.

Trupat punues të përkohshëm

Neni 16

Komisionet, si trupa punues të përkohshëm, themelohen për kryerjen e punëve të caktuara për nevoja të Kuvendit dhe mandati i tyre skadon ditën e kryerjes së punës, respektivisht të detyrës për të cilën janë themeluar.

Me vendimin mbi themelimin e komisionit përcaktohen përbërja, detyrat dhe afati për kryerjen e detyrës.

III MËNYRA E PUNËS DHE E VENDOSJES

Neni 17

Trupi punues punon në seanca.

Seancën e trupit punues e thirr kryetari i trupit punues, propozon rendin e ditës dhe kryeson seancën.

Kryetari i trupit punues është i detyruar që të thërras mbledhjen e trupit punues në bazë të kërkesës së kryetarit të Kuvendit apo këtë e propozon 1/3 e anëtarëve te trupit punues duke theksuar çështjet për të cilat do të diskutohet.

Në qoftë se kryetari nuk e thërret seancën e trupit punues atëherë kur është i detyruar që ta bëj atë, seancën e trupit punues do ta thërrasë kryetari i Kuvendit.

Neni 18

Thirrja e trupit punues në seancë, bashkë më propozimin e rendit të ditës u dërgohet anëtarëve të forumit të punës jo më vonë se 7 ditë para datës së mbajtjes së seancës.

Përjashtimisht, në raste urgjente, kryetari i trupit punues mund të thërrasë seancën e trupit punues brenda afatit më të shkurtë se 7 ditë por është i detyruar që anëtarët e forumit të punës t’i informojë lidhur me çështjet që do të shqyrtohen në atë seancë, kurse në seancë ka për detyrë të arsyetojë shkaqet për thirrjen e seancës brenda afatit më të shkurtër se afati i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.

Neni 19

Trupi punues është i detyruar të shqyrtojë çdo çështje nga fushëveprimi i vet.

Neni 20

Trupi punues punon nëse në seancë marrin pjesë shumica e anëtarëve të trupit punues, kurse vendimet sjellën me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.

Nëse numri i anëtarëve të emëruar të trupit punues është më i vogël se përbërja e plotë, ajo përbërje, me kusht që të jenë prezent më shumë se gjysma e anëtarëve të forumit të punës, konsiderohet përbërje e plotë në kuptimin e kuorumit për punë dhe vendosje.

Nëse trupi punues nuk e ka shumicën e nevojshme për punë, për arsye të mungesës apo pamundësisë të ndonjë anëtari – këshilltari, anëtarin që mungon mund ta zëvendësojë, me të drejtën e vendosjes, kryetari i klubit të këshilltarëve ose anëtari i klubit të cilin e cakton klubi.

Neni 21

Kryetari i trupit punues harmonizon punën e trupit punues, më punën e Kuvendit dhe të trupave të tjerë punues.

Kryetari dhe sekretari i trupit punues e organizojnë punën e trupit punues.

Kryetari i trupit punues bashkëpunon me kryetarin e Kuvendit, me kryetarët e trupave të tjerë punues, në lidhje me çështjet nga fushëveprimi i trupit punues.

Kryetari i trupit punues kujdeset për zbatimin e konkluzioneve të trupit punues dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me Rregulloren e punës së Kuvendit dhe më këtë vendim.

Neni 22

Trupat punues bashkëpunojnë reciprokisht lidhur më çështjet që paraqesin interes të përbashkët dhe mund të mbajnë seanca të përbashkëta, në bazë të marrëveshjes së kryetarëve të trupave punues.

Në rast të mbajtjes së seancës së përbashkët, secili trup punues deklarohet dhe merr vendim veç e veç.

Neni 23

Në punën e trupit punues marrin pjesë përfaqësuesit e propozuesit të aktit dhe parashtruesit e amendamenteve në propozimin e aktit, si dhe përfaqësuesit sipas informatave, raporteve dhe materialeve tjera, që shqyrtohen në seancë.

Nëse përfaqësuesi i propozuesit nuk është prezent në seancë, shqyrtimi i atij akti, gjegjësisht materiali, shtyhet.

Në punën e trupit punues, sipas ftesës mund të marrin pjesë përfaqësuesit e organit të administratës lokale dhe shërbimeve publike dhe të tjera themelues i të cilave është Komuna e Tuzit, punëtorët shkencor dhe profesional, pa të drejtë vendosjeje.

Neni 24

Trupi punues gjatë ushtrimit të punëve nga fushëveprimi i vet mund të kërkoj nga organet e administratës lokale dhe shërbimeve publike të dhënat dhe informatat me rëndësi për punën e vet.

Neni 25

Trupi punues i parashtron raport Kuvendit, i cili përmban mendimin dhe propozimin e trupit punues.

Trupi punues në raport mund t’i propozojë Kuvendit që propozimin e vendimit apo aktit tjetër ta miratojë apo mos ta miratojë.

Trupi punues përmes parashtrimit të amendamenteve, mund t’i propozoj Kuvendit që propozimin e vendimit apo aktit tjetër ta miratojë në tekstin e ndryshuar në krahasim me tekstin të cilin e ka parashtruar propozuesi.

Trupi punues në raport mund t’i propozojë Kuvendit që informatën, raportin dhe materialin tjetër me masat e propozuara, gjegjësisht konkludimet t’i miratojë apo mos t’i miratojë ose të propozojë ndryshimin dhe plotësimin e masave dhe konkludimeve.

Neni 26

Në qoftë se qëndrimet apo propozimet e anëtarëve të veçantë të trupit punues dallojnë nga qëndrimi i miratuar i forumit të punës, këto qëndrime respektivisht propozime, futen në raportin për Kuvend, në qoftë se këtë e kërkojnë anëtarët e forumit të punës të cilët e kanë veçuar mendimin e vet.

Në raport konstatohet nëse propozuesi e ka harmonizuar qëndrimin e vet me propozimet dhe konkluzionet e miratuara të trupit punues respektivisht konstatohen arsyet për të cilat propozuesi nuk është pajtuar më këto propozime dhe konkluzione.

Trupi punues i paraqet raport Kuvendit edhe në rastin kur mendimet dhe propozimet janë të ndara, respektivisht kur nuk kanë fituar shumicën e nevojshme.

Trupat punuese të cilat mbajnë seancë të përbashkët i parashtrojnë Kuvendit raportin e përbashkët i cili përmban mendimet dhe propozimet. Nëse sipas disa çështjeve të cilat i shqyrtojnë, mendimet dhe propozimet janë të ndryshme, raporti i përbashkët përmban mendimet dhe propozimet e secilit trup punues.

Kryetari i trupit punues nënshkruan raportin e trupit punues dhe është përgjegjës për përmbajtjen e tij.

Raportin e përbashkët e nënshkruajnë kryetarët e atyre trupave punues.

Neni 27

Trupi punues cakton raportuesin i cili, me kërkesën e Kuvendit apo me iniciativën e vet, do ta arsyetojë mendimin dhe propozimin e trupit punues.

Raportuesi, në seancën e Kuvendit, në përputhje më qëndrimet që ka marrë trupi punues në emër të trupit punues deklarohet rreth çështjeve në lidhje me mendimin respektivisht me propozimin e trupit punues dhe nuk mund ta ndryshojë propozimin apo të heqë dorë nga qëndrimi i trupit punues, nëse trupit punues nuk e ka autorizuar për një gjë të tillë.

Neni 28

Mbi punën në seancën e trupit punues mbahet procesverbali.

Procesverbali përmban të dhëna themelore mbi punën në seancë, mbi çështjet që janë shqyrtuar, si dhe mbi mendimet dhe qëndrimet që i ka miratuar trupit punues, mbi çdo mendim të veçuar dhe emrin e raportuesit.

Procesverbali miratohet në seancën e parë të ardhshme.

Procesverbali nga seanca e përbashkët e trupave punues miratohet në seancën e parë të ardhshme të trupit punues i cili ka mbajtur seancë të përbashkët.

Procesverbali i miratuar nënshkruhet nga kryetari dhe sekretari i trupit punues, kurse nga seanca e përbashkët nga kryetarët dhe sekretarët e trupave punues.


IV - DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

Neni 29

Me hyrje në fuqi të këtij vendimi, pushon së vlejturi Vendimi mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz (“Fleta zyrtare e MZ-dispozitat komunale” nr. 08/18)

Neni 30

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në “Fletën zyrtare të Malit të Zi – dispozitat e komunës”.

Numër: 02-030/19-1878

Tuz, 05.04.2019

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI,

Fadil Kajoshaj