Nazad na Sjednice

4.-Keshilli-per-planifikim-...-1

DOCWord dokument31 KB

Preuzmi

Në bazë të nenit 48 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz ("Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale" nr.039/17), nenit 4 dhe 12 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit nr.02-030/19-1878 prej datës 05.04.2019, e në përputhje me listën e kandidatëve të cilën e ka dorëzuar Këshilli për zgjedhje dhe emërime, Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 15.04.2019 ka sjellë

VENDIM

MBI EMËRIMIN E KRYETARIT DHE ANËTARËVE TË KËSHILLIT PËR PLANIFIKIM DHE RREGULLIM HAPËSINOR, VEPRIMTARI KOMUNALE DHE TË BANIMIT, KOMUNIKACIONIT SI DHE MBROJTJES SË MJEDISIT JETËSOR

Neni 1

Në Këshillin për planifikim dhe rregullim hapësinor, veprimtari komunale dhe të banimit, komunikacionit si dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:

Për kryetar të Këshillit: dr Halil Dukoviq

Kurse për anëtarë:

1. Albina Dreshaj,

2. Marko Lucgjonaj,

3. Smail Çunmulaj,

4. Sulejman Beqaj,

5. Fatmir Beqiraj,

6. Nikolla Gegaj,

7. Mirza Pepiq,

8. Shtjefan Camaj.

Neni 2

Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjatë deri në pushimin e mandatit të kuvendit.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.

Nr: 02-030/19-2075

Tuz, 15.04.2019

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

KRYETARI,

Fadil Kajoshaj