Nazad na Sjednice

3.Vendim-per-furnizim-me-uje

DOCWord dokument79 KB

Preuzmi

Në bazë të nenit 3 paragrafi 1 pika 1, neni 4 paragrafi 1 dhe neni 15 të Ligjit mbi veprimtaritë komunale (“Fleta Zyrtare e RMZ”, nr. 055/16, 074/16 dhe 02/18) neni 155 të Ligjit mbi ujërat (“Fleta Zyrtare e RMZ”, nr. 27/07 dhe “Fleta Zyrtare e MZ” nr. 073/10, 032/11, 047/11, 048/15, 052/16, 055/16, 002/17, 080/17 dhe 084/18), dhe nenit 27 paragrafi 1 pika 9 dhe nenit 38 paragrafi 1 pika 2 të Ligjit mbi vetëqeverisje lokale (“Fleta zyrtare e MZ” nr.02/18, 34/19) dhe nenit 24 paragrafi 1 pika 9 të Statutit të komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e MZ - dispozitat komunale”, nr. 24/19), Kuvendi i Komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur më 18.07.2019 ka sjellë

VËNDIM

mbi furnizimin publik me ujë

1. DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1

Me këtë vendim përcaktohen mënyrat dhe kushtet e pajisjes me ujë në territorin e Komunës së Tuzit si dhe menaxhimi, shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe mbrojtja e ujësjellësit publik.
Pajisja me ujë në kuptimin e këtij vendimi nënkupton përfshirjen, furnizimin, trajtimin dhe dorëzimin e ujit për pirje dhe nevoja të tjera të shfrytëzuesve të rrjetit të ujësjellësit, deri tek shfrytëzuesit.

Neni 2

Ujësjellësin publik në kuptimin e këtij vendimi e përbëjnë:

- burimet me zonat mbrojtëse;

- stacionet e pompimit me pajisjet e nevojshme elektromakinerike dhe të tjera;

- pajisja për përgatitjen e ujit të pijshëm;

- rrjeta primare dhe sekondare e ujësjellësit me të gjitha pajisjet dhe objektet;

- rezervarët;

- lidhjet nga tubacioni rrugor deri te instrumenti kryesor matës duke përfshirë atë instrument dhe ventilin para ujëmatësit, në kufirin e parcelës urbanistike;

- pusetat dhe instrumentet matëse (në tekstin e mëtejmë: ujëmatësit).

Neni 3

Shfrytëzuesit e shërbimeve në kuptimin e këtij vendimi janë personat fizikë dhe juridik janë objektet e lidhura në sistemet teknike për pajisjen me ujë (në tekstin e mëtejmë: shfrytëzuesit).

Shfrytëzuesi i patundshmërisë (qiramarrës dhe ngjashëm) do të trajtohet si shfrytëzues në kuptimin e këtij vendimi, nëse pronari detyrimin e pagesës të nënshkruar me marrëveshje ja ka kaluar shfrytëzuesit të patundshmërisë dhe të njëjtin ja ka dorëzuar Shoqërisë.

Neni 4

Punët e pajisjes me ujë i kryen shoqëria afariste e cila është e regjistruar për kryerjen e punëve të pajisjes me ujë themelues e të cilës është Komuna (në tekstin e mëtejmë: shoqata).

Me marrëveshje mund të kalohen menaxhimin dhe mirëmbajtja e ujësjellësit te Shoqëria.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me bordin drejtues të ujësjellësit menaxhon sh.p.k “Komunalije/Komunalet” Tuzi. Kryerja e punëve nga paragrafi 1 i këtij neni me vendim të posaçëm i besohet organit kompetent të njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Me qëllim të mbrojtjes së interesit publik Shoqata është e autorizuar të marrin pjesë në kryerjen e mbikëqyrjes profesionale mbi ndërtimin e sistemit për pajisjen me ujë si dhe të gjithë objekteve në përbërje të atij sistemi përderisa nuk është kontrakto i drejtë për drejtë.

Neni 5

Mbi mirëmbajtjen e ujësjellësit publik nënkuptohet mirëmbajtja e rregullt, mirëmbajtja investuese, kryerja e rikonstruktimeve të nevojshme dhe eliminimi i prishjeve, me çfarë sigurohen funksionaliteti i rrjetit stacioneve të pompave dhe pajisjeve të tjera dhe objekteve të ujësjellësit publik, me qëllim të dorëzimit të sasive të mjaftueshme.

Neni 6

Objektet dhe pajisjet e ujësjellësit publik nga neni 2 i këtij vendimi, përveç pusetave ujëmatës, i përmban Shoqëria

2 KUSHTET DHE MËNYRA E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE

Neni 7

Shoqëria është e obliguar që në kushte të rregullta, të gjithë shfrytëzuesve tu ofrojë sasi të mjaftueshme të ujit të rregullt dhe të mundësojë shtypje në vendin e lidhjeve të ujëmatësve me rrjetin publik të ujësjellësit sipas kushteve të cilat janë të paraparë me dispozita të veçanta.

Neni 8

Shoqëria është e obliguar që me shfrytëzuesit e shërbimeve të pajisjes publike me ujë të lidhë marrëveshje të formës së shkruar.

Neni 9

Shoqëria është e obliguar të ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse të parapara për trevat e burimeve në zonën e mbrojtjes sanitare të drejtë për drejtë.

Në rast të ndotjes befasuese ose ndotjes së pakontrolluar të ujit në trevën e burimit, Shoqëria është e obliguar që mbi këtë ti lajmërojë qytetarët, të parandalojë ndikimet dëmtuese në kualitetin dhe rregullsinë higjienike të ujit dhe pas kësaj të lajmërojë mbi rregullsitë.

Mbi arsyet e ndërprerjes së pajisjes me ujë nga paragrafi 2 i këtij neni, shoqëria është obliguar që menjëherë ti lajmërojë shfrytëzuesit.

Neni 10

Ujë për pije i cili u distribuohet qytetarëve përmes ujësjellësit publik në pikëpamje fizike, kimike dhe bakteorologjike duhet ti plotësojë standardet e kualitetit në pajtim me rregullat e vlefshme.

Shoqëria kryen kontrollin mbi rregullsinë higjienike të kualitetit të ujit të pijshëm.
Mbikëqyrja mbi rregullsinë dhe kualitetin e ujit kryhet nga personi i juridik i autorizuar.

Neni 11

Kur për shkak të forcës së mbinatyrshme ose arsyes të cilën nuk ka qenë e mundur të parashikohet ose parandalohet, vjen deri tek zvogëlimi i vëllimit ose ndërprerja e pajisjes me ujë, shoqëria është e obliguar që ujin ta distribuojë në pajtim me rendin e përparësisë të përcaktuar me vendim të veçantë të organit të njësisë së vetëqeverisjes lokale në pajtim me Ligjin dhe menjëherë të ndërmarrë masa në largimin e arsyes së çrregullimit, në mënyrë që të sigurohen distribuomi i vazhdueshëm i ujit.

Në rast të zvogëlimit të vëllimit ose mungesës së ujit në burime në periudhat e thata të vitit, Shoqëria është e obliguar që menjëherë, e më së largu që në afat prej 24 orësh të sjellë planin e veçantë për pajisje me ujë në zonën e Komunës, me pëlqim të organit kompetent të administratës lokale dhe për këtë përmes mjeteve të informimit publik dhe në forma të ndryshme të përshtatshme të lajmërojë shfrytëzuesit.

Neni 12

Nëse ndërprerja në pajisjen me ujë parashikohet për shkak të rekonstruksioneve të planifikuara dhe punëve të tjera në impiantet dhe pajisjes së furnizimit me ujë, Shoqëria është e obliguar që mbi këtë, përmes mjeteve të informimit publik dhe në forma të ndryshme të përshtatshme ti lajmërojë shfrytëzuesit më së voni 3 ditë para ndërprerjes më ujë.

Në rast të prishjes të paparashikuar në ujësjellësin publik shoqëria mundet dhe pa paralajmërim paraprak të ndërpres nga ujësjellësi publik shfrytëzuesit e caktuar, por është e obliguar që menjëherë pas ndërprerjes ti lajmërojë përdoruesit mbi arsyen dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.

Neni 13

Shërbimi i mbrojtjes dhe shpëtimit dhe subjektet e tjera të cilët marrin pjesë në fikjen e zjarrëve kanë të drejtë që për nevojat të fikjes së zjarrëve të shfrytëzojnë ujin nga hidrantët dhe vendet e tjera rrjedhëse në instalimet e ujësjellësit pa kompensim.

Neni 14

Të gjitha punët në pajisjet e ujësjellësit publik i kryen Shoqëria ose tjetër person juridik të cilit i besohen ato punë nga Shoqëria.

Neni 15

Përdoruesit janë të obliguar që instalimet e veta të ujësjellësit ti mirëmbajnë në gjendje të rregullt dhe tu përmbahen rregullave të këtij vendimi.

Neni 16

Pronarët, gjegjësisht bartësit e të drejtave të përdorimit në patundshmëri dhe lidhur në sistemin e ujësjellësit publik në mënyrë të solidarizuar përgjigjen për detyrat të cilat rrjedhin nga ky vendim.

Neni 17

Në rast të ndryshimit të pronarit ose mbartësit të drejtave të shfrytëzimit në patundshmëri të gjitha të drejtat dhe obligimet kalojnë te pronari i ri, gjegjësisht shfrytëzuesi.

Në raste kur ka më shumë pronar të ri, të gjitha të drejtat dhe detyrimet kalojnë tek pronarët e rinj përkatësisht madhësisë së pjesës së pronësisë, gjegjësisht në pronarin të cilin me marrëveshje e caktojnë.

Pronarët e rinj në mënyrë solidarizuese përgjigjen për të gjitha obligimet.

Neni 18

Shpenzimi i ujit në rast të parregullsisë së ujëmatësit përcaktohet sipas shpenzimit të ujit në muajin e njëjtë të vitit paraprak kur ujëmatësi ka qenë i rregullt.

Nëse shpenzimi i ujit nuk mund të përcaktohet sipas paragrafit paraprak, i njëjti do të përcaktohet në bazë të përqindjes së shpenzimit të ujit për 3 muajt e kaluar.

Neni 19

Personave zyrtarë të Shoqërisë me autorizime ose me leje të veçantë të shkruar duhet tu lejohet qasje në patundshmëri, gjegjësisht hapësirave në të cilat ndodhen instalimet, pajisjet dhe vendet shpenzuese të lidhura me ujësjellësin publik me qëllim të kryerjes së punëve të caktuar.

Personat publik të Shoqërisë në rastet nga paragrafi 1 i këtij neni janë të obliguar që përdoruesit ti tregojnë autorizimin gjegjësisht lejen para fillimit të kryerjes së punimeve.

Neni 20

Përdoruesit mund të kërkojnë nga Shoqëria kontrollin e instalimeve dhe pajisjeve të tyre, si dhe kontrollin e shpenzimit të ujit nëse kjo është e realizueshme, e shpërblimi për këtë lloj pune bie në kurriz të përdoruesit.

Mbi kontrollin e kryer të instalimeve, përdoruesit i dorëzohet procesverbali.

Neni 21

Në kohën e restrikcionit të pajisjes me ujë, është e ndaluar çdo keqpërdorim dhe çdo shpenzim joracional i ujit, (vaditja e kopshteve, sipërfaqeve të bujqësisë, larja e veturave, mbushja e baseneve dhe ngjashëm).

Neni 22

Është e ndaluar përdorimi i ujit në mënyrë të paautorizuar, e veçanërisht.

- dëmtimin ose heqjen e ujëmatësit ose vulave të plumbit nga vendet e shpenzimit;

- ndarja e degës para ujëmatësit (lidhje ilegale);

- hapja e valvolave në lidhje ose para ujëmatësit të mbyllur nga ana e Shoqërisë;

- pajisja e patundshmërive të tjera me ujë, pa lejen e Shoqërisë;

- marrja e ujit paautorizim nga hidrantët e zjarrfikësve;

- marrja e ujit nga çesmat publike për qëllime të tjera, përveç se për pirje;

- kryerjen e punëve në zonat e mbrojtura të burimeve lidhjen individuale me ose pa ujëmatës në ujësjellësin publik;

- kryerjen e punëve të paautorizuara të furnizimit me ujë;

- shfrytëzimin e ujit përmes lidhjeve të paregjistruara;

- kthimin e ujëmatësve në drejtimin e kundërt nga drejtimi për matjen e shpenzimit të ujit.

Neni 23

Shfrytëzuesit janë të obliguar që me qëllim të parandalimit të shpenzimit joracional të ujit rregullisht mirëmbajnë në gjendje të rregullt instalimet e ujësjellësit dhe vendeve rrjedhëse.

Në rast se Shoqëria konstaton mangësi ose parregullsi në instalime ose pajisje është i obliguar që mbi këtë të paralajmërojë përdoruesin dhe ti caktojë afatin për kthimin e instalimit, gjegjësisht pajisjes në gjendjen e rregullt.

3. LIDHJA NË UJËSJELLËSIN PUBLIK

Neni 24

Pronarët e objekteve në trevat me ujësjellës publik të ndërtuar janë të obliguar që patundshmëritë ta lidhin në ujësjellësin publik në pajtim me rregulloren e kësaj rregullore dhe Ligji.

Neni 25

Instalimet e ujësjellësit të përdoruesit lidhen e me ujësjellësin publik në vendin e lidhjes me ujëmatësin.

Lidhja e ujësjellësit mund të jetë e përhershme dhe e përkohshme.

Neni 26

Lidhja e përkohshme në ujësjellës jepet për nevojat e objekteve të përkohshme, për vendndërtime për plantacione bujqësore.

Kërkesa për kyçje të përkohshme në ujësjellës gjegjësisht për kyçje në rrjetin e ujësjellësit në objekt e jep pronari ose qiramarrësi.

Me kërkesë nga neni 2 i këtij paragrafi jepet edhe leja gjegjësisht vërtetimi i organit kompetent.

Me skadimin e nevojës për shfrytëzimin për të cilin është marrë vendimi për vendosjen e objektit të përkohshëm, shfrytëzuesi është i obliguar që kyçjen e përkohshme ta lajmërojë.

Instalimi i aparateve të pompimit ose hidroforëve në instalim e ujësjellësit shfrytëzuesit mund ta bëjnë vetëm me kushte dhe në bazë të pëlqimit me të cilin e parasheh Shoqëria.

Neni 27

Me kërkesën e organit administrativ gjegjësisht organit të qeverisjes lokale kompetent për punën e rregullimi të hapësirës, Shoqëria i jep kushtet për punimin e dokumentacionit teknik.

Kushtet nga neni 1 i këtij paragrafi në veçanti përmbajnë të dhënat për pozitën e rrjetit aktual të ujësjellësit dhe kapaciteteve të saja, kushtet në të cilat është e lejuar qasja lokacioni i ujëmatësve, si dhe të dhëna tjera me rëndësi për punimin e dokumentacionit teknik.

Shoqëria është e obliguar që me kërkesë nga neni 1 i këtij paragrafi të vendosë në afat prej 7 ditësh prej ditës së dhënies së kërkesës.

Për dhënien e kushteve të neni 1 të këtij paragrafi nuk paguhet taksë, kompensim gjegjësisht shpenzime tjera për dhënie.


Neni 28

Shoqëria qasjen nga neni 2 paragrafi 1 alineja 6 i instalon vetëm në bazë të lejes së ndërtimit dhe dokumentacionit teknik në përputhshmëri me Ligjin, ose me ndonjë rregullore tjetër me të cilin rregullohet çështja e objektit për ndërtim.


Neni 29

Objekti individual i banimit i cili qaset në ujësjellësin publik duhet të ketë ujëmatës i cili duhet të gjendet jashtë objektit sipas kushteve të parapara nga Shoqëria.

Objekti në pronësi të qiramarrësit, duhet të ketë për çdo hyrje ujëmatës kryesorë i cili ndodhet jashtë objektit sipas kushteve të parapara nga Shoqëria.

Investitorët e objektit nga neni 2 i këtij paragrafi janë të obliguar që për çdo pjesë të veçantë të objektit ta instalojnë ujëmatësin e veçantë në të cilin qasje duhet të jetë nga hapësira e përbashkëta.

Neni 30

Shoqëria bën kyçjen e objektit publik të ujësjellësit publik në bazë të kërkesës së shkruar.
Përveç kërkesës nga neni 1 i këtij paragrafi investitori i paraqet: lejen për ndërtim, certifikatë nga projekti i instalimit të ujësjellësit të objektit dhe vërtetimin për pagesë në emër të qasjes në rrjetë.

Qasja duhet të kryhet më së largu 15 ditë prej ditës së pranimit të kërkesës.

Neni 31

Ujëmatësit duhet të jenë të vendosur në puset e veçanta të mbyllura e cila kryhet në shpenzim të investitorit.

Pusi duhet të kryhet sipas kushteve nga neni 27 paragrafi 2 i këtij vendimi.

Neni 32

Pusin për ujëmatës e mirëmban shfrytëzuesi në shpenzim të tij dhe kujdeset që ajo gjithherë të jetë e pastër dhe të ketë qasje në të.

Instalimi, largimi, zhvendosja, mirëmbajtja dhe ndreqja e ujëmatësit dhe armaturës së ujëmatësit e kryen Shoqëria.

Shfrytëzuesi paguan vlerën e ujëmatësit dhe armaturës gjatë instalimit të tij.


Neni 33

Pusin për ujëmatës shfrytëzuesi është i obliguar tja adaptojë kushteve të parapara në afat prej 30 ditësh prej ditës së pranimit të vërejtjes nga Shoqëria.

Nëse në afatin e caktuar pusi nuk adaptohet furnizimi me ujë do të ndërpritet derisa mos të bihet në gjendjen e paraparë.

Shpenzimet e qasjes dhe qasjes së sërishme në ujësjellësin publik i mban shfrytëzuesi.

4. MIRËMBAJTJA E QASJES NË RRJET

Neni 34

Qasja e realizuar dhe ujëmatësi i instaluar kalohen në mbikëqyrje të Shoqërisë, me ç’rast Shoqëria merr obligim në mirëmbajtjen e tyre.

Neni 35

Shpenzimet e largimit të dëmit të shkaktuar në qasjen e ujëmatësit nga ana e shfrytëzuesit ose personit i cili është përgjegjës me Ligj për të i mban shfrytëzuesi.


Neni 36

Mirëmbajtja e ujëmatësit nënkupton: ndreqjen e ujëmatësit, bashdarimin e ujëmatësit dhe mirëmbajtjen e ventileve para ujëmatësit.

Shoqëria është e detyrueshme të bëjë kontrollin dhe bashdarimin e ujëmatësit me rregullat e veçanta.

Neni 37

Shfrytëzuesi mundet të insistojë që të hetohet saktësia e ujëmatësit.

Kërkesa dorëzohet në formë të shkruar.

Shoqëria është e obliguar të veprojë sipas kërkesës në afat prej 8 ditësh prej ditës së dorëzimit të kërkesës.

Nëse vërtetohet se ujëmatësi është i parregullt sasia e ujit të shfrytëzuar llogaritet në bazë të shpenzimit mesatar për të njëjtën periudhë për vitin e kaluar, gjegjësisht sipas shpenzimit nga muaji i kaluar i vitit të kaluar në qoftë se nuk ka të dhëna për shpenzimin për vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

Shpenzimet e verifikimit të rregullsisë së ujëmatësit i mban Shoqëria përveç në rast kur vërtetohet se ujësjellësi ishte i rregullt.

Në rastin nga neni 3 i këtij paragrafi të gjitha shpenzimet e kontrollit si dhe shpenzimet e demontimit të ujëmatësit i mban shfrytëzuesi.

Neni 38

Për intervenim në rrjetin e ujësjellësit, qasjen dhe ujëmatësin nuk është e nevojshme pëlqimi/leja e pronarit të patundshmërisë, por shoqëria është e obliguar që për punimet e parapara paraprakisht ta njoftojë.

Nëse bëhet fjalë për punime urgjence Shoqëria ka të drejtë që menjëherë të fillojë me punime e pronarin ta njoftojë gjatë zhvillimit të punimeve.

Neni 39

Çdo prishje në qasje ose ujëmatës dhe në armaturën e sajë, shfrytëzuesi është i obliguar që menjëherë ta njoftojë shoqërinë.

Shoqëria është e obliguar që në fat prej 48 orësh të marrë masa për largimin e defektit.

5. INSTALIMET E UJËSJELLËSIT DHE APARATET NË OBJEKTE

Neni 40

Brendësia e instilacionit fillon nga ujëmatësi dhe përfshin ndarjet kryesore të tubave të ujësjellësit dhe hyrjeve të tjera për çdo aparat të shpenzimit.

Mirëmbajtja e instilacioneve nga neni paraprak bie në barrën e shfrytëzuesit.

Neni 41

Instalimet e objektit të ujësjellësit duhet të jenë të mbrojtura nga ndikimi i jashtëm i temperaturave dhe prishjeve fizike.

Neni 42

Tubat e ujësjellësit sipas rregullit nuk mund të kryqëzohen me kanalizime për ujëra të zeza e nëse ajo duhet të bëhet atëherë tubacionet duhet të kalojnë për në tubacion mbrojtës dhe sipas kushteve nga neni 27 paragrafi 2 i këtij vendimi.

Me qëllim të mbrojtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe pengimit të prishjes rripi i mbrojtjes sanitare përcaktohet si ml poshtë:

- rreth tubacionit të ujësjellësit kryesor dhe në varësit nga konfiguracioni i terrenit bëhet nga 2 metra nga themeli i ujësjellësit nga të dy anët ndërsa nga tubacioni ujësjellës për furnizim me ujë deri në 200 banore nga 1 metër nga baza nga të dy anët;
- rreth tubacioneve të ujësjellësit 3m nga boshti në të dy anët;

Në rripin e mbrojtjes nuk lejohet ndërtimi i objekteve, vendosja e pajisjeve dhe kryerja e punimeve të cilat në çfarë do mënyrë mund të ndotin ujin ose të rrezikojnë stabilitetin e tubacionit të ujësjellësit.

Të gjitha punët në mbrojtjen e tubacioneve të ujësjellësit, impiantëve dhe pajisjeve i kryen Shoqëria, ose kontakto tjetër nën mbikëqyrjen e Shoqërisë e në kurriz të investuesit.

6. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SHOQËRISË

Neni 43

Shoqëria është e detyruar që në mënyrë të veçantë të:

- Në mënyrë të përhershme dhe të rregullt të kryej punët e furnizimit me ujë në territorin e Komunës ku është i ndërtuar ujësjellësi publik dhe i është kaluar në menaxhim shoqërisë,

- Mirëmban në gjendje funksionale dhe të rregullt ujësjellësin me të gjitha objektet dhe pajisjet,

- Planifikon dhe propozon modernizimin, zgjerimin dhe përshtatjen e kapacitetit të ujësjellësit publik në pajtim me nevojat dhe planet zhvillimore të Komunës,

- Planifikon dhe përshtat planet e veta me dokumentet planore të Komunës,

- Kryen kyçjen e objekteve në ujësjellësin publik në afat prej 15 ditësh prej ditës së dorëzimit të kërkesës, nëse janë të plotësuar të gjitha kushtet e parapara, dhe

- Të eliminojë defektet në rrjetin e ujësjellësit në afat prej 48 orësh.

Neni 44

Shoqëria përkohësisht do t’ia shkurtojë pajisjen me ujë në kushtet vijuese:

- Nëse ndërlidh pajisje pompimi ose hidrofor në ujësjellësin publik në kundërshtim me nenin 27 të këtij vendimi;

- Nëse ujëmatësin e rrotullon në anën e kundër të rrjedhës që shërben për matje;

- Nëse me vetiniciative ndërlidhë në ujësjellësin publik ujë prej burimi tjetër;

- Nëse gjendja e instilacionit të shtëpisë së ujësjellësit rrezikon ndërtesën ose shkakton dëme objekteve të tjera;

- Nëse krijohet dëm ose problem në instilacionin shtëpiak;

- Nëse në lidhjen e ujësjellësit paraqitet tensioni elektrik;

- Nëse në mënyrë joracionale shfrytëzon ujin në kohën e restrikcionit;

- Nëse në mënyrë të paligjshme ndërlidhet në rrjetin e ujësjellësit;

- Nëse pamundëson për çfarë do arsye lexuesin e ujëmatësit më gjatë se dy muaj;

- Nëse ndërmerr çfarë do punimi dëmtues në lidhjen e ujësjellësit;

- Nëse pa pëlqimin e Shoqërisë në instalimin lidhës të shtëpisë ndërlidhë të tjetër personi juridik apo fizik;

- Nëse në afat prej dy muajsh, nuk paguan kompensimin për ujin e shpenzuar edhe kundrejt pranimit të llogarive;

- Nëse brenda afatit të paraparë nuk kyçet në sistemin kanalizues;

- Me urdhër të shërbimit inspektues.

Neni 45

Pas eliminimit të shkakut për të cilin ka ardhur deri te shkurtimi i përkohshëm i ofrimit të shërbimeve, Shoqëria është e obliguar të vazhdojë ofrimin e shërbimeve menjëherë, e më së largu në afat prej 24 orësh nga eliminimi i arsyes së ndërprerjes.

Shpenzimet e shkurtimit të ofrimit të përkohshëm të shërbimeve (ndërprerjes dhe rilidhjes) në rastet nga neni 44 i këtij vendimi i bartë përdoruesi.

Neni 46

Shoqëria është e obliguar të, në kushte të rregullta, të kryej pajisjen me ujë për nevoja të përbashkëta dhe atë:

Larjen dhe spërkatjen e rrugëve dhe vaditjen e sipërfaqeve të gjelbra.

Kushtet dhe mënyra e pajisjes me ujë për nevojat nga paragrafi më lartë përcaktohen me marrëveshje të cilën Shoqëria e lidhë me përdoruesin e shërbimeve.

7. TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E PËRDORUESVE TË SHËRBIMEVE

Neni 47

Përdoruesi mund ta shfrytëzojë ekskluzivisht për nevoja të amvisërisë, lokalit afarist, gjegjësisht sipas destinimit të përcaktuar me marrëveshje.

Neni 48

Investitorët e objekteve në pronësinë e etazhit janë të obliguar, pas fitimit të lejes së nevojshme për objekt, t’ia dorëzojnë Shoqërisë nga një kopje të marrëveshjes së nënshkruar mbi shitblerjen e pjesës së veçantë të ndërtesës së banimit ose lokalit afarist, me qëllim të regjistrimit të pronarit në evidencën e përdoruesit.

Neni 49

Përdoruesi mund të anulojë shfrytëzimin e shërbimit të furnizimit me ujë me kërkesë të shkruar së paku 15 ditë përpara ndërprerjes së shfrytëzimit. Përdoruesi është i obliguar që Shoqërisë t’ia paguaj çmimin për shërbimin e kryer deri në ndërprerjen e përdorimit të këtij shërbimi.

Neni 50

Përdoruesi është i obliguar që Shoqërisë në formë të shkruar t’ia paraqesë të gjitha ndryshimet me vlerë për ofrimin e shërbimeve (ndryshimi i pronarit, numrit të anëtarëve të amvisërisë, mungesës së përkohshme dhe ngjashëm)në afat prej 7 ditësh prej ditës që ngjanë ndryshimi duke ofruar kopjen e dokumentit të vlefshëm me të cilin faktohet ndryshimi.

Në rast të ndryshimit të përdoruesit ( për shkak të ndryshimit të pronarit dhe ngjashëm), përdoruesi i deritashëm mbetet në statusin e përdoruesit dhe paguesit deri në fund të muajit rrjedhës.

Nëse përdoruesi të cilin Shoqëria e shënon në evidencë të përdoruesve brenda afatit nuk dorëzon dokumentin valid me të cilën dëshmohet ndryshimi nga paragrafi 1 i këtij neni, ka detyrimin e pagesës së shërbimit të ofruar deri në momentin e dorëzimit të dokumenteve.

Në rast të vdekjes së përdoruesit të deritashëm, ndryshimet nga paragrafi 1 i këtij neni janë të obliguar t’i paraqesin pasardhësit e tij/saj.

Para kryerjes së çdo veprimi në personin e përdoruesit, përdoruesi i deritashëm është i obliguar që ti shlyej të gjitha detyrimet e arritura.

8. LLOGARITJA DHE PAGESA E SHËRBIMEVE TË KRYERA

Neni 51

Përdoruesi paguan çmimin e caktuar të shërbimeve e cila përfshinë elementet në vijim:

- Abonimin për gatishmërinë e terrenit të rrjetit të ujësjellësit dhe instrumenteve matëse,

- Çmimin e ujit të shpenzuar,

Çmimin nga paragrafi 1 alineja 2 e përcakton organi menaxhues i Shoqërisë, çmimoren në pajtim me Ligjin.

Në çmimore dhe çmim nga paragrafi 2 i këtij neni pëlqimin e jep Kuvendi i Komunës.

Neni 52

Sasia e ujit të shpenzuar përcaktohet përmes leximit të ujëmatësit.

Sasitë e shpenzuara të ujit i vërtetojnë punëtorët e autorizuar të Shoqërisë në bazë të ndryshimit të dallimit numëruesin e ujëmatësit në fund dhe në fillimi të periudhës së leximit.

Neni 53

Shfrytëzuar është i obliguar që të mundësojë leximin e ujëmatësit dhe ka të drejtë të marrë pjesë në lexim.

Leximi bëhet sipas orarit të cilin e cakton Shoqëria.

Me qëllim të kontrollimit të instalimeve, kur kjo është e nevojshme, leximi mund të bëhet edhe në kohë tjetër, me paralajmërim të përdoruesit ose përfaqësuesit të autorizuar të tij..

Neni 54

Për objektet në pronësinë etazhore, në të cilat pjesët e veçanta të objektit nuk kanë ujëmatës, sasia ujit të shpenzuar shpërndahet sipas numrit të përdoruesve të pjesës së veçantë.

Neni 55

Nëse në objektet në të cilat ekziston ujëmatësi kryesor dhe ujëmatësi i veçantë të instaluar bashkë me miratimin e mëparshëm të Shoqërisë, sasia e ujit të shpenzuar përdoruesve u matet me leximin e ujëmatësve të posaçëm.

Nëse ekziston ndryshimi në gjendjen e shpenzimit mes ujëmatësit kryesorë dhe shumës së konsumit nga ujëmatësit e veçantë, të njëjtën e paguan Kuvendi i banorëve ose në mënyrë solidare të gjithë banorët.

Neni 56

Ankesën në llogaritjen e ujit të shpenzuar përdoruesi të ja raportojë shoqërisë në formë të shkruar në afat dhe mënyrë të përcaktuar me Ligj.

Shoqëria është e obliguar që pas ankesës të vendosi në afatin dhe mënyrën e paraparë me Ligj dhe për këtë ta lajmërojë përdoruesin.


Neni 57

Llogaritjen e sasisë së shpenzuar të ujit, kur përdoruesi pamundëson leximin e ujëmatësit e përcakton Shoqëria në pajtime nenin 18 të këtij vendimi.

Neni 58

Pagesa e ujit të shpenzuar kryhet në afat prej 8ditësh nga dita e pranimit të faturës.
Pagesa bëhet në xhirollogarinë e Shoqërisë.

Uji i shpenzuar për nevojat e përbashkëta (larje dhe spërkatje të rrugëve, vaditje të hapësirave publike dhe ngjashëm) paguhet sipas çmimit të marrëveshjes së përdoruesit dhe Shoqërisë.

Neni 59

Përdoruesit e ujit të cilët vërtetohet se janë lidhur paautorizim në rrjetin e ujësjellësit janë të obliguar të paguajnë dëmin që i kanë bërë Shoqërisë për shkak të shfrytëzimit të palejuar të ujit.

Shoqëria para suspendimit të përdoruesit i cili është lidhur paautorizim do ta përcaktojë dëmin në bazë të lëshimit hidraulik të ujëmatësve gjatë gjithë periudhës që ka ekzistuar lidhja jolegale.

Në rast të pamundësisë së përcaktimit të periudhës së lidhjes jolegale llogaritja bëhet për periudhën e kaluar 3 mujore.

Dëmin e llogaritur përdoruesi është i obliguar ta kompensojë para se të fitojë të drejtën për kyçje.

Neni 60

Shoqëria është e obliguar të parandalojë rriedhjën e ujit. Në rast të shpenzimit përtej normave Shoqëria mundet që në kërkesë të përdoruesve të kryejë kontrollin e instilacioneve shtëpiake të ujësjellësit dhe kontrollin e shpenzimit të ujit me qëllim të dhënies së udhëzimeve të nevojshme për kursimin e ujit.

Përdoruesit janë të obliguar që tu përmbahen këshillave të fituara për kursimin e ujit.

9. MBIKËQYRJA

Neni 61

Mbikëqyrën administrative, për realizimin e këtij vendimi e kryen organi i administratës lokale kompetent për punët banimore komunale.

Mbikëqyrjen inspektuese e kryen shërbimi i Policisë komunale.


10. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 62

Shoqëria është e obliguar që të përshtatë punën e sajë dhe aktet e përgjithshme me dispozitat e këtij vendimit në afat prej 60 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi e këtij vendimi.

Neni 63

Shoqëria është e obliguar që me përdoruesit e deritashëm të furnizimit publik me ujë të lidhë marrëveshje nga neni 8 i këtij vendimi, në afat prej 12 muajsh.

Neni 64

Ky vendim hy në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Fletën zyrtare të Malit të Zi – dispozitat komunale”.

Numër: 02-030/19-4077

Tuz, 18.07.2019

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

Kryetari,

Fadil Kajoshaj