Në bazë të nenit 39 paragrafi 2 dhe nenit 59 paragrafi 2 e në lidhje me nenin 154 paragrafi 2 dhe 4 të Ligjit mbi mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve (“Fleta zyrtare e MZ”, nr.27/13, 1/15, 42/15, 47/15, 56/16, 66/16, 1/17, 31/17, 42/17 dhe 50/17), nenit 27 paragrafi 1 pika 15 dhe nenit 32 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fleta zyrtare e Malit të Zi”, nr. 2/18) dhe nenit 20 paragrafi 1 pika 15 dhe nenit 53 paragrafi 1 pika 2 të Statutit të Komunës të Tuzit (“Fleta zyrtare e MZ-dispozitat komunale”, nr. 24/19), Kuvendi i komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur më 18.07.2019, ka sjell:
VENDIM
mbi të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve
I-DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë Vendim përcaktohen llojet e të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve të cilat i siguron Komuna e (në tekstin e mëtejmë: Komuna e Tuzit), kushtet, mënyra dhe procedura për realizimin e tyre.
Të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve i realizon individi apo familja, sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar më këtë Vendim.
Neni 2
Sasia dhe vëllimi i realizimit të drejtave të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve të definuara me këtë vendim, përcaktohen varësisht nga mjetet e Buxhetit të Komunës së Tuzit të parapara për atë qellim.
Neni 3
Të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve mund ti realizojnë parashtruesit e kërkesës me vendbanim në territorin e komunës së Tuzit.
Neni 4
Procedura për realizimin e të drejtave për përfitime materiale dhe shërbime në përputhje me këtë Vendim, kryhen nga organi kompetent i administratës së komunës të Tuzit për çështje të mirëqenies sociale (në tekstin e mëtejmë: organi kompetent).
Neni 5
Të gjitha shprehjet që në këtë vendim përdorën për personat fizik në gjininë mashkullore përfshijnë të njëjtat shprehje në gjininë femërore.
II TË DREJTAT DHE SHËRBIMET NGA MBROJTJA SOCIALE DHE E FËMIJËVE
Neni 6
Të drejtat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve në kuptim të këtij Vendimi janë:
• Ndihma e njëhershme
• Dhuratë për fëmijën e porsalindur
• Ndihma financiare në arsim dhe perfeksionim.
Ndihma e njëhershme
Neni 7
Ndihma e njëhershme financiare përfshin, ndihmë financiare dhe ndihmë në natyrë (produkte ushqimore, veshmbathje, ngrohje, sende për higjiene personale, etj.)
Ndihma e njëhershme financiare miratohet sipas rregullit në para, mirëpo mund të zëvendësohet me vlerë ekuivalente edhe në gjëra dhe shërbime.
Neni 8
Të drejtë për ndihmë të njëhershme nga neni 7 i këtij Vendimi mund të realizoj familja apo individi në raste si në vijim:
• për plotësimin e nevojave themelore jetësore;
• nevojave tjera të shkaktuara në bazë të gjendjes dhe situatës specifike (invaliditeti i rënd, sëmundje, vdekje, fatkeqësi natyrore, etj) dhe
• në situata tjera në bazë të vlerësimit të organit kompetent, nëse ekzistojnë arsye për dhënien e ndihmës së njëhershme.
Plotësimi i nevojave themelore jetësore në kuptimin e këtij Vendimi konsiderohet: furnizimi me ushqim, veshja e nevojshme, ngrohja, mjete për higjiene personale, si dhe nevojat tjera për amvisëri për të cilat organi kompetent konsideron që janë të nevojshme.
Neni 9
Të drejtën në ndihmë të njëhershme, individi apo familja mund ta realizojnë më se shumti dy herë gjatë vitit kalendarik, më atë që shuma individuale e kësaj të drejte nuk mund të jetë më e madhe se një pagë minimale e llogaritur në muajin në të cilin ndihma miratohet.
E drejta në ndihmë të njëhershme mund të realizohet edhe më shumë se dy herë në vitin kalendarik, por mjetet e përgjithshme në ketë bazë mos të kalojnë dyfishin e shumës së pagës minimale të llogaritur në muajin në të cilin ndihma miratohet.
Përjashtimisht në raste nga neni 8 paragrafi 1 alineja 2 i këtij Vendimi, kryetari i Komunës mund të miratojë ndihmën e njëhershme financiare, familjes apo individit në shumë deri në katërfishin e pagës minimale gjatë vitit kalendarik.
Dhuratë për fëmijën e porsalindur
Neni 10
Të drejtë për dhuratë ka fëmija i porsalindur me kusht që njeri nga prindërit të këtë vendbanimin në territorin e komunës së Tuzit.
Vlerën e parave të dhuratës e përcakton kryetari i komunës, në përputhje me mjetet në Buxhetin që janë në disponim.
Neni 11
E drejta në dhuratë për fëmijë të porsalindur realizohet nga: njëri prej prindërve, prindit adoptues, kujdestarit, prindit kujdestar ose personit të cilit i është besuar fëmija në kujdes, duke paraqitur një kërkesë organit kompetent me të cilin është i detyruar të paraqesë një kopje të letërnjoftimit dhe vërtetimin e regjistrimit të fëmijës së porsalindur në librin amëz të të lindurve.
E drejta për dhuratë për fëmijë të porsalindur i takon deri në mbushjen e vitit të parë të jetës.
Përmbajtja e pako-dhuratës, dorëzimi dhe çështjet të tjera rregullohen me Kontratë ndërmjet komunës së Tuzit qytetit si porositës dhe furnizues, përmes procedurës së prokurimit publik.
Ndihma financiare për arsim dhe perfeksionim
Neni 12
Të drejtë për libra shkollorë kanë nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore në territorin e Komunës së Tuzit, të cilët janë të regjistruar në afat të duhur.
Furnizimi i librave shkollor bëhet në bazë të të dhënave të cilat organit kompetent ju sjellin shkollat fillore nga paragrafi 1 i këtij neni.
Porositja e teksteve shkollore dhe çështjet e tjera rregullohen me Kontratë ndërmjet Komunës së Tuzit si porositësit dhe furnizuesit përmes procedurës së prokurimit publik.
Neni 13
Shfrytëzuesit e ndihmës financiare për blerjen e furnizimeve shkollore mund të jenë fëmijë të moshës fillore, të cilët këtë lloj ndihme nuk e realizojnë sipas ndonjë baze tjetër, prindërit e të cilëve janë shfrytëzues të sigurimit material të familjes.
Neni 14
Kryetari i Komunës në bazë të një kërkese të arsyetuar, mund të miratojë individit ndihmën e njëhershme sociale për shpenzimet gjatë studimeve, për perfeksionim në fushën e arsimit, sportit, kulturës, artit dhe fushave të tjera, deri në dyfishin e pagës minimale gjatë vitit kalendarik.
III SHËRBIMET
Neni 15
Shërbimi në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve është:
• ndihma dhe përkujdesja në shtëpi
Ndihma dhe përkujdesja në shtëpi
Neni 16
Ndihma dhe përkujdesja në shtëpi u sigurohet personave që, për shkak të moshës, sëmundjes kronike apo invaliditetit, kanë aftësi të kufizuara fizike dhe psikike për të kënaqur nevojat e përditshme personale dhe jetësore.
Neni 17
Shfrytëzuesit e ndihmës dhe përkujdesjes në shtëpi janë:
• të moshuarit dhe personat e pafuqishëm (femrat mbi 60 vjeç dhe burrat më të vjetër se 65 vjeç) në amvisëri një ose më shumë anëtarësh me kusht që:
• në bazë të ndryshimeve të përhershme të shëndetit i nevojitet ndihma e domosdoshme e personit tjetër;
• nuk ka mundësi që ndihmën dhe përkujdesjen ta sigurojë bashkëshorti apo fëmijët;
• nuk ka mundësi që ndihmën dhe përkujdesjen ta siguroj në ndonjë formë tjetër (me marrëveshje për përkujdesje të përjetshme);
Prioritet në dhënien e ndihmës në shtëpi e kanë personat që nuk kanë të afërm të cilët sipas ligjit janë të detyrueshëm që të përkujdesen për të (personat që jetojnë vetëm).
Në veçanti të drejtën nga paragrafi 1 i këtij neni në bazë të kushteve të parapara mundë ta realizoj edhe personi më i ri se 65 vjeç nëse behet fjalë për person që jeton vetëm dhe nën invaliditet.
Neni 18
E drejta në ndihmë në shtëpi në kuptimin ë këtij Vendimi përfshin:
1) Blerjen e ushqimit, përgatitjen e ushqimit dhe ndihmën gjatë të ushqyerit;
2) Ndihmë gjatë lëvizjes;
3) Ndihmë gjatë mirëmbajtjes së higjienës dhe higjienës së hapësirës;
4) Ndihmë gjatë ngrohjes së hapësirës;
5) Asistencë gjatë blerjes së gazetave dhe librave dhe pagesës së faturave për energji, telefon, shërbime, etj;
6) Ndërmjetësimi në ofrimin e llojeve të ndryshme të shërbimeve për mirëmbajtjen e banesës dhe pajisjeve shtëpiake;
7) Blerja dhe marrja e medikamenteve dhe përcjellja në vizita mjekësore.
Neni 19
Ofrimin e ndihmës në shtëpi e organizon dhe zbaton organi kompetent nga neni 4 i këtij Vendimi.
Organi kompetent, nëse është e nevojshme, do të ofrojë asistencë në dhënien e ndihmës në shtëpi, nëpërmjet një procedure të prokurimit publik, ftesës publike ose partneritetit publiko-privat, në përputhje me ligjin.
Neni 20
Shfrytëzuesit e dhënies së ndihmës dhe përkujdesjes në shtëpi marrin pjesë në pagesën e shpenzimeve.
Kostoja bazë e shërbimeve të asistencës në shtëpi është: pagat e punonjësve bruto për aktivitetet e asistencës për banim në përputhje me ligjin dhe kostot materiale që lidhen me organizimin dhe sigurimin e ndihmës në shtëpi.
Neni 21
Çmimi i orës së ofrimit të shërbimeve të ndihmës në shtëpi, përcaktohet ashtu që bruto paga e rritur për 25% në bazë të shpenzimeve materiale, ndahet me numrin total të orëve të parashikuara të punës në këto punë gjatë muajit.
Neni 22
Niveli i pjesëmarrjes së shfrytëzuesit në shpenzime të dhënies së ndihmës në shtëpi përcaktohet varësisht nga të ardhurat për anëtarë të amvisërisë në krahasim me shumën e pagës minimale për muajin në të cilin ofrohet shërbimi në bazë të radhitjes graduale si në vijim:
Të ardhurat mujore për anëtar të amvisërisë % e pjesëmarrjes në çmim për orë
1. Prej një deri në dy paga minimale 30%
2. Prej dy deri në tri paga minimale 50%
3. Përmbi tri paga minimale 80%
Të ardhurat e përgjithshme të familjes përcaktohen në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve.
Neni 23
Pjesëmarrja në shpenzimet në dhënien e ndihmës në shtëpi, shfrytëzuesi apo i afërmi i tij pagua në llogarinë e Buxhetit të Komunës së Tuzit më së vonit deri me 10 të muajit për muajin e kaluar.
Shfrytëzuesi i së drejtës për ndihmë në shtëpi është i detyruar të raportojë çdo ndryshim faktesh që ndikojnë në realizimin e mëtejshëm të të drejtave, jo më vonë se 15 ditë nga data e ndryshimit.
Neni 24
Nga pagimi i pjesëmarrjes për dhënien e ndihmës në shtëpi janë të liruar shfrytëzuesit:
• të ardhurat e të cilëve, në bazë të anëtareve të familjes, janë më të vogla se një pagë minimale e punës në Mal të Zi;
• të cilët janë të vetëm dhe jetojnë nën qira ose kanë ndryshime të përhershme shëndetësore (të verbrit, paraplegjikët etj.).
Neni 25
Nëse shfrytëzuesi i dhënies së ndihmës në shtëpi nuk ka të ardhura ose të ardhurat e tij nuk janë të nevojshme për mbulimin e shpenzimeve të kësaj ndihme e ka të afërm të cilët sipas ligjit janë të detyruar të marrin pjesë në përkujdesjen e tij, pjesëmarrja e të afërmeve përcaktohet në të njëjtën mënyrë si për shfrytëzuesin.
Neni 26
Nëse shfrytëzuesi i dhënies së ndihmës në shtëpi disponon me ndonjë patundshmëri mundet me të njëjtën të marrë pjesë në shpenzimet e shfrytëzimit të ndihmës me kusht që të drejtat dhe detyrimet e ndërsjellta mes të shfrytëzuesit dhe ofruesit të shërbimit të rregullohen me marrëveshje të veçantë.
Neni 27
E drejta në ndihmë në shtëpi ndërpritet:
• me kërkesë të shfrytëzuesit ose të afërmit të tij i cili sipas ligjit është i detyruar të marre pjesë në mbajtjen e tij;
• në rast të mospagesës së pjesëmarrjes në shpenzimet e ndihmës më larg se 60 ditë dhe
• në raste të tjera.
IV- PROCEDURA PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS NGA MBROJTJA SOCIALE DHE E FËMIJËVE
Neni 28
Procedurën për realizimin e së drejtës nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve e përcaktuar me këtë Vendim e kryen organi kompetent në kuadër të punëve të veta ose në bazë të kërkesës së personit gjegjësisht përfaqësuesit juridik ose kujdestarit të tij.
Kërkesa dorëzohet në formular të paraparë të cilit i bashkëngjiten faktet mbi gjendjen të cilën e kanë shkaktuar nevojën sociale (të dhënat mbi të ardhurat totale, numri i anëtareve të amvisërisë, gjendja shëndetësore etj.)
Dorëzuesi i kërkesës është i përgjegjshëm për saktësinë e të dhënave që shkruan në formular nga paragrafi 2 i këtij neni.
Neni 29
Në bazë të kërkesave për arritjen e ndihmës se njëhershme financiare, e në bazë të të dhënave të bashkuara më parë mbi ekzistimin e rrethanave të treguara në kërkesë, vendos organi kompetent.
Neni 30
Në bazë të kërkesave për arritjen e së drejtës për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, vendos organi kompetent, në bazë të provave dhe fakteve të siguruara duke inspektuar gjendjen socio-ekonomike dhe shëndetësore të aplikantit, gjegjësisht kryetari i komunës në rastin nga neni 8 paragrafi 1 pika2.
V- DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 31
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi pushon së vlejturi vendimi nr. 013/18 od 20.04.2018.godine.
Neni 32
Ky Vendim hynë në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në “Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat e komunës”.
Numër: 02-030/19-4073
Tuz, 18.07.2019
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
Kryetari,
Fadil Kajoshaj