Nazad na Sjednice

1.Vendimi-per-kompensim-keshilltareve-1

DOCWord dokument32 KB

Preuzmi

Në bazë të nenit 38 paragrafi 1 pika2 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale (“Fleta zyrtare e Malit të Zi”, nr. 2/18), nenit 48 të Statutit të Komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale”,nr.24/19), Kuvendi i Komunës së Tuzit, në seancën e mbajtur më 18.07.2019 ka sjell

VENDIM

mbi kompensimin e këshilltarëve në Kuvendin e komunës së Tuzit

Neni 1

Më këtë vendim përcaktohen kushtet dhe lartësia e kompensimit dhe e të ardhurave të tjera të këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Tuzit, lidhur më kryerjen e funksionit të këshilltarit.

Neni 2

Të gjitha shprehjet që në këtë vendim përdorën për personat fizik në gjininë mashkullore përfshijnë të njëjtat shprehje në gjininë femërore.

Neni 3

Këshilltarët e Kuvendit e Komunës së Tuzit kanë të drejtë për kompensim si vijon:

• për kryerjen e funksionit të këshilltarit- shtesa e këshilltarit;

• për pjesëmarrje gjatë martesës.

Neni 4

Kompensimi nga neni 3 alinea 1 e këtij vendimi caktohet në lartësi prej 150,00 euro në muaj.

Kompensimi nga neni 3 alinea 2 e këtij vendimi, do të paguhet për çdo ditë të pjesëmarrjes në martesë, në shumën e një kompensimi ditor për një udhëtim zyrtar në vend.

Neni 5

Pagesa e kompensimi nga neni 3 alinea 1 e këtij vendimi nuk do të paguhet në raste si në vijim:

1. mungesës së paarsyeshme nga mbledhja;

2. bojkoti i punës së kuvendit.

Pagesa e kompensimit nga paragrafi paraprak, pika 1 dhe 2, nuk do tu paguhet këshilltarëve për muajin në të cilin kanë munguar nga mbledhja, gjegjësisht, për muajt e zgjatjes së bojkotit, deri në prezencën e sërishme ne mbledhjet e Kuvendit.

Neni 6

Të drejtën e kompensimit në lartësinë e mëditjes për udhëtim zyrtar në vende kanë anëtarët e trupave punues të cilët i formon Kuvendi i Komunës së Tuzit e të cilët nuk janë këshilltarë.

Pagesa e kompensimit nga paragrafi 1 i këtij neni paguhet për çdo ditë të prezencës në seancën e trupit punues.

Neni 7

Punët lidhur më pagesën i kryen organi kompetent për kontabilitet, sipas urdhrit të sekretarit të Kuvendit të Komunës së Tuzit, në bazë të evidencës zyrtare, me së voni deri më 10 të muajit të ardhëm nga muaji për të cilin bëhet pagesa.

Neni 8

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ndalohet përdorimi i Vendimit mbi mbi kompensimin e këshilltarëve në Kuvendin e komunës në kuadër të Kryeqytetit -Tuz ("Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale", nr. 13/18).

Neni 9

Ky vendim hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në "Fletën zyrtare të Malit të Zi-dispozitat komunale".

Numër: 02-030/19-4060

Tuz, 18.07.2019

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

Kryetari,

Fadil Kajoshaj