Në bazë të nenit 48 të Statutit të komunës në kuadër të Kryeqytetit- Tuz ("Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale" nr.039/17), nenit 4 dhe 10 të Vendimit mbi themelimin e trupave punues të Kuvendit të komunës së Tuzit nr.02-030/19-1878 prej datës 05.04.2019, Kuvendi i komunës së Tuzit në seancën e mbajtur më 15.04.2019 ka sjellë:
VENDIM
MBI EMËRIMIN E KËSHILLIT PËR ZGJEDHJE DHE EMËRIME
Neni 1
Në Këshillin për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të komunës së Tuzit emërohen:
Për kryetar të Këshillit: Gjergj Camaj
Kurse për anëtarë:
1. Vasel Berishaj
2. Mevlludin Dizdareviq
3. Simon Ivezaj
4. Esmina Orahovac
Neni 2
Mandati i kryetarit dhe anëtarëve të trupave punues zgjatë deri në pushimin e mandatit të kuvendit.
Neni 3
Ky vendim hyn në fuqi me ditën e sjelljes dhe do të publikohet në „Fletën zyrtare të Malit të Zi- dispozitat komunale”.
Nr: 02-030/19-2072
Tuz, 15.04.2019
KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT
KRYETARI,
Fadil Kajoshaj