Nazad na Oglasi

Draft-Vendimi-mbi-taksat-administrative-lokale

DOCWord dokument135 KB

Preuzmi

KOMUNA E TUZIT
_______________________________________________________________
ADMINISTRATA E TË ARDHURAVE LOKALE PUBLIKE

PROJEKT

VENDIMI

MBI TAKSAT LOKALE ADMINISTRATIVE

Tuz, qershor 2019

Në bazë të nenit 4 të Ligjit mbi taksat administrative ("Fleta zyrtare e Malit të Zi", numër 18/19), nenit 7 paragrafi 1 pika 3 e Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale ("Fleta zyrtare e Malit të Zi", numër 03/19), nenit 38 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale ("Fleta zyrtare e Malit të Zi", numër 02/18) dhe nenit 53 paragrafi 1 alineja 8 të Statutit të Komunës së Tuzit ("Fleta zyrtare e Malit të Zi– dispozitat komunale", numër...) me miratimin paraprak të Qeverisë së Malit të Zi numër: ______, datë________2019, Kuvendi i Komunës së Tuzit, në senacën e mbajtur me ______ të vitit 2019, ka sjellë:

VENDIM

mbi taksat lokale administrative

Lënda

Neni 1

Me këtë vendim përcaktohet pagesa e taksës lokale administrative për shkresa dhe veprime pran organeve të Komunës së Tuzit (në tekstin e mëtejmë: „komuna“).

Përdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore

Neni 2

Të gjitha shprehjet e përdorura në këtë vendim për gjininë mashkullore nënkuptohen edhe për personat fizik të gjinisë femërore.

Tarifat e taksës

Neni 3

Taksat lokale administrative paguhen në lartësinë e cila përcaktohet me Tarifën e taksave lokale administrative e cila është pjesë përbërëse e këtij vendimi (në tekstin e mëtejmë: Tarifa e taksës)

Përkatësia e të ardhurave nga taksat

Neni 4

Taksat administrative lokale janë të ardhura të Buxhetit të Komunës së Tuzi, si dhe pagesa bëhet në llogarinë e pagesës, në përputhje me rregullat e mënyrës së pagesës të të ardhurave publike.

Aplikimi adekuat

Neni 5

Në pikëpamje të tatim-paguesit, fillimit të detyrës tatimore, bazës për përcaktimin e taksës, përcaktimin e vlerës së lëndës, pagesës së taksës, pagesës së detyrimit tatimor, kthimit të taksës, vjetrimit, pagesës së detyrueshme, interesit, lirimit nga pagesa, harmonizimit të lartësisë së taksës si dhe për të gjitha të tjerat që nuk janë të përcaktuara me këtë vendim, përdoren Ligji mbi taksat administrative lokale si dhe Ligji me të cilin rregullohet procedura tatimore.

Neni 6

Për taksat të cilat nuk janë të përcaktuara me tarifën taksore do të përdoret Ligji mbi taksat administrative.

Dispozitat kalimtare

Neni 7

Për shkresa dhe veprime pranë organeve të administratës lokale për të cilat detyra tatimore ka filluar nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi do të paguhet taksa lokale administrative e cila ka qenë e përcaktuar në momentin e fillimit të detyrës tatimore.

Neni 8

Tarifat nga numri Tarifor 18 do të përdoren deri me hyrjen në fuqi të Programit për vendosjen e objekteve të përkohshme të Komunës së Tuzit.

Ndalimi i përdorimit

Neni 9

Me hyrje në fuqi të këtij vendimi ndalohet përdorimi i Vendimit mbi taksat lokale administrative ("Fleta zyrtare- dispozitat komunale", numër 35/18).

Hyrja në fuqi

Neni 10

Ky vendim hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në "Fletën zyrtare të MZ – dispozitat komunale".

KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT

Numër: _______ Kryetari

Tuz,__________ 2019. Fadil Kajoshaj

TARIFA PËR TAKSAT LOKALE ADMINISTRATIVE

Të gjitha pagesat janë të paraqitura në euro (€).

I PARASHTRIMET

Numri tarifor 1

Për kërkesë, lutje, propozim, paraqitje dhe parashtrim tjetër, nëse me këtë vendim nuk është ndryshe e përcaktuar............................................................................................................................2,00

Vërejtje:

Taksa sipas këtij Numri tarifor nuk paguhet për parashtrimet e mëvonshme me të cilat pala kërkon vetëm trajtim më të shpejtë sipas aplikimit të dorëzuar më herët.

Taksa sipas këtij Numri tarifor nuk paguhet për kërkesat për ushtrimin e të drejtës së premitë dhe regreset (inkurajimi i prodhimit bujqësor).

Numri tarifor 2

Për ankesa kundër aktvendimit të cilin e sjellë organi i administratës së Komunës së Tuzit ....................................................................................................................................................................................4,00

Vërejtje:

Taksa sipas këtij Numri tarifor paguhet për aktvendime të sjellura sipas detyrës zyrtare dhe sipas kërkesës së palës, nëse me këtë vendim nuk është ndryshe e përcaktuar.

II PARALAJMËRIMI

Numri tarifor 3

Për paralajmërim me të cilin paguesi ftohet të paguajë taksën ...............................................2,00

III AKTVENDIMET

Numri tarifor 4

Për të gjitha aktvendimet e organit të administratës së Komunës së Tuzit për të cilat nuk është përcaktuar taksë e veçantë.................................................................................................................3,00

Vërejtje:

Nëse sillet një aktvendim sipas kërkesës së më shumë personave, taksa sipas këtij Numri tarifor paguhet aq herë sa ka persona të cilëve u dorëzohet aktvendimi.

Numri tarifor 5

1) Për ankesë kundër vendimit të Administratës Tatimore të Komunës së Tuzit të bërë në procedurën tatimore në shkallë të parë................................................................................8,00

2) Për aktet tatimore të cilat organi i Administratës Tatimore i sjell në procedurën tatimore me kërkesën e palës .....................................................................................................................10,00

Tarifni broj 6

Për mjetet e jashtëzakonshme ..............................................................................................................20,00

IV VËRTETIMET

Numri tarifor 7

Për vërtetimet të cilat lëshohen nga organet e administratës së Komunës së Tuzit nëse me këtë vendim nuk është përcaktuar ndryshe ....................................................................................3,00

Numri tarifor 8

Për certifikata nga evidenca publike të cilat i udhëheqin organet e Administratës së Komunës së Tuzit, përveç për certifikata nga pika Tarifore 13, pika 1,2 dhe 3...................................................................................................................................................................................3,00

V VËRTETIMET, TRANSKRIPTET DHE PËRKTHIMET

Numri tarifor 9

1) Për vërtetimin e nënshkrimit, transkripteve dhe autenticitetin e dorëshkrimit (nga çdo gjysëmtabak orgjinali)..........................................................................................................................2,00;

2) Për vërtetimin e përkthimit paguhet 30% e taksës nga pika 1 e këtij numri tarifor.

Vërejtje:

1) Gjysëmtabak, në kuptim të këtij vendimi, do të thotë një fletë letre në të dyja anët e formatit normal të zyrës ose më të vogël..

2) Nëse dorëshkrimi, gjegjësisht kopja, vërtetimi i të cilës bëhet është në gjuhë të huaj, paguhet taksë e dyfishtë nga ky numër tarifor.

Numri tarifor 10

Për vërtetimin e listës së çmimeve.........................................................................................................3,00

Numri tarifor 11

Për vërtetimin e kontratës........................................................................................................................3,00

Numri 12

Për vërtetimin e autorizimeve, pëlqimeve, deklaratave personale (deklaratë mbi përbërjen e familjes, certifikatën e jetës dhe të ngjashme ...............................................................3,00

VI TAKSAT NGA FUSHA E ADMINISTRATËS SË PËRGJITHSHME

Numri tarifor 13

1) Për certifikatë të martesës .................................................................................................................2,00;

2) Për certifikatë të martesës të destinuara për vende të huaja (certifikatë ndërkombëtare)............................................................................................................................................... 7,00;

3) Për regjistrimin e mëvonshëm në regjistrin martesor sipas kërkesës................................................................................................................................................................7,00;

4) Për shkresa dhe veprime në procedurën e lidhjes martesore:

- në lokalet zyrtare...................................................................................................................................20,00;

- jashtë lokaleve zyrtare.......................................................................................................................100,00

VII TAKSAT NGA FUSHA E PLANIFIKIMIT HAPSINOR, NDËRTIMIT TË OBJEKTEVE SI DHE MBROJTJES SË MJEDISIT JETËSOR

Numri tarifor 14

Për aktvendim që autorizon shndërrimin e pjesëve të përbashkëta ose të veçanta të një ndërtese banimi në një hapësirë ose gjegjësisht banesë…………..........………………......….........50,00

Numri tarifor 15

Për aktvendim me të cilin miratohet shembja i objektit ........................................................... 10,00

Numri tarifor 16

Për aktvendim me të cilin miratohet ndërtimi i objektit ndihmës (garazheve, depove, rrethimeve dhe ngjashëm)..........................................................................................................................20,00

Numri tarifor 17

Për lëshimin e aktvendimeve në procedurën e vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor:

- Aktvendim mbi nevojën e hartimit të Elaboratit të vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor....................................................................................................................................................................20,00

- Aktvendimi mbi vëllimin dhe përmbajtjen e Elaboratit mbi vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor.................................................................................................................................................20,00

- Aktvendim mbi dhënien e pëlqimit në Elaboratet mbi vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor ….............................................................................................................................................20,00

VIII TAKSAT NGA FUSHA KOMUNALE

Numri tarifor 18

Për aktvendime me të cilat miratohet vendosja e:

- Objekteve të përkohshme montuese .........................................................................................10,00

- Objekteve tjera të përkohshme....... .............................................................................................50,00

Vërejtje: Me objekte të përkohshme montuese nga ky numër tarifor nënkuptohen: vitrinat, stendat, pajisjet për shitjen e pijeve freskuese, ëmbëlsirave, akulloreve, gështenjave dhe ngjashëm, kazanëve të misrit, konservatorët dhe ngjashëm)

Numri tarifor 19

Për aktvendime me të cilat lejohet vendosja ose ndryshimi i ndërmarrjes ose mbishkrimit …...................…........................................................................................................................................................10,00

Numri tarifor 20

Për aktvendime me të cilat miratohet vendosja e paneleve reklamuese, pajisjeve në fasadat dhe çatitë e ndërtesave të cilat nuk i përkasin Komunës.............................................................50,00

Numri tarifor 21

Për aktvendime me të cilat miratohet vendosja e rrethimeve .………………...…............20,00

Numri tarifor 22

Për aktvendime me të cilat miratohet vendosja e mobileve urbane në sipërfaqet publike – kolona mbrojtëse dekorative, rrethe mbrojtëse, zhardinjere, stola, tenda, çadra për diell, rampa, pajisje për kënde për lodra të fëmijëve dhe ngjashëm.........................................................................................................................................................10,00

Vërejtje: Taksa sipas këtij numri tarifor nuk paguhet për shërbimet publike të themeluara nga Komuna.

Numri tarifor 23

Për aktvendime me të cilat miratohet gërmimi i sipërfaqeve publike (parqeve, parqeve pyjore, tregjeve, brigjeve të liqenit, lumenjve dhe përrenjve, lëndinave rrugore dhe ngjashëm)...........................................................................................................................................................10,00

Numri tarifor 24

Për aktvendime me të cilat miratohet deponimi i materialit ndërtimor në sipërfaqe publike për kryerjen e punëve .........………............................................……………………………………10,00

Numri tarifor 25

Për aktvendime me të cilat përcaktohet shënimi i hyrjeve të reja në ndërtesat e banimit ose ato afariste..................................................................................................................................5,00

Numri tarifor 26

Për dhënien e pëlqimit për regjistrim në regjistrin e mbledhësit ose transportuesit e mbeturinave….....………………………………….........................................……………………………………..20,00

Numri tarifor 27

Për dhënien e pëlqimit në planin e menaxhimit me mbeturinat e ndërtimit brenda kuadrit të autoritetit të organeve të administratës lokale..............................................................20,00

IX TAKSA NGA FUSHA E KOMUNIKACIONIT DHE RRUGËVE

Numri tarifor 28

Për aktvendim me të cilin lëshohet licenca për transportin e pasagjerëve dhe ngarkesave ...................................................................................................................................................................................10,00

Numri tarifor 29

Për aktvendim me të cilin lejohet transporti i jashtëzakonshëm...............................................................................................................................................5,00

Numri tarifor 30

Për lëshimin e pëlqimeve për lidhjen e rrugëve hyrëse në rrugët komunale dhe të pa kategorizuara në përdorim të përgjithshëm.......................................................................................20,00

Numri tarifor 31

Për dhënien e pëlqimit për vendosjen e tubacioneve, ujësjellësit, kanalizimit, linjave elektrike, telefonike dhe telegrafike në rrugët komunale dhe rrugë të pa kategorizuara në përdorim të përgjithshëm...................................................................................................................30,00

Numri tarifor 32

Për dhënien e pëlqimit për ndërtimin e objekteve komerciale të cilave është u mundësuar qasja nga rrugët komunale dhe të pa kategorizuara në përdorim të përgjithshëm................................................................................................................................................50,00

Numri tarifor 33

Për aktvendime që lejojnë gërmimin e hapësirave publike të destinuara për trafikun e automjeteve dhe këmbësorëve (rrugë, trotuare, shtigje, shëtitore, sheshe dhe ngjashëm.)............................................................................................................................................................30,00

Numri tarifor 34

Për aktvendime me të cilat miratohet vendosja e mobileve urbane (kopshtari, kolona mbrojtëse dhe dekorative, rrethime mbrojtëse, stole, tenda, çadra dielli, rampa dhe të ngjashme) përgjatë rrugëve, parkingjeve publike dhe garazheve, autobusëve dhe ndalesa taksie.....................................................................................................................................................................10,00

Numri tarifor 35

Për aktvendime me të cilat mbyllet rruga për shkak të punëve pranë rrugës.....................................................................................................................................................................10,00

Numri tarifor 36

Për aktvendim me të cilin, në rrugët ku trafiku nuk mund të bëhet për automjete të mallrave dhe automjeteve hyrëse, miraton trafikun vetëm për automjetet kur kryejnë furnizimin e objekte të shitjes me pakicë dhe hotelierike..............................................................10,00

Numri tarifor 37

Për aktvendime me të cilat bëhet rezervimi i vendeve në vende parkingu.......................10,00

X TAKSA NGA FUSHA AFARISTE

Numri tarifor 38

Për aktvendim që miraton punën e aktiviteteve të hotelerive në lokalet afariste.................................................................................................................................................................30,00

Numri tarifor 39

Për aktvendim që miraton punën e aktiviteteve të hotelerive në objekte të përkohshme........................................................................................................................................................20,00

Numri tarifor 40

Për aktvendim që miraton punën e aktiviteteve të hotelerive në objektet e përkohshme montuese..............................................................................................................................................................10,00

Numri tarifor 41

- Për aktvendim të kategorizimit të objektit të hotelerisë, si më poshtë:

- - për restorantet...............................................................................................................................30,00

- për ofrimin e shërbimeve të akomodimit për personat fizik (dhomë, apartamente dhe shtëpi pushimi)......................................................................................................................................10,00

Numri tarifor 42

Për aktvendim që miraton zgjatjen e orëve të punës.............................................................10,00

Numri tarifor 43

Për verifikimin e librit të ankesave në objektet dhe lokalet ku ofrohen shërbime hoteliere dhe turistike...................................................................................................................................................5,00

Numri tarifor 44

Për verifikimin e librit të listës së mysafirëve vendas dhe të huaj që drejtohet nga ata që ofrojnë shërbime të akomodimit në objektet hotelierike..........................................................5,00

Numri tarifor 45

Për verifikimin e librit të listave të mysafirëve të udhëhequra nga persona fizik që ofrojnë shërbime të akomodimit në amvisëri..................................................................................5,00

Numri tarifor 46

Për aktvendim për kryerjen e një aktiviteti pa përdorimin e lokaleve afariste..............10,00

Numri tarifor 47

Për aktvendim për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve turistike në plazh....................................................................................................................................................................20,00

XI TAKSAT NGA FUSHA E BUJQËSISË DHE UJËRAVE

Numri tarifor 48

Për marrjen e vendimit për përcaktimin e përmbushjes së kushteve dhe mënyrën e plotësimit të kushteve së drejtës në ujë:

1) Për aktvendim të përcaktimit të kushteve ujore ...................................................................80,00

2) Për aktvendim për përcaktimin e pëlqimit ujor .....................................................................80,00

3) Për aktvendim për lëshimin e lejes ujore ................................................................................200,00

Numri tarifor 49

Për aktvendim mbi shndërrimin e truallit bujqësorë.................................................................50,00

ARSYETIM

I BAZA JURIDIKE

Baza juridike për sjelljen e Vendimit mbi taksat lokale administrative është e përmbajtur në dispozitat e Ligjit mbi taksat administrative ("Fleta zyrtare", numër 18/19), Ligjit mbi financimin e vetëqeverisjes lokale ("Fleta zyrtare", numër 03/19), Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale („Fleta zyrtare“, numër 02/18), dhe Statutit të Komunës së Tuzit („Fleta zyrtare – dispozitat komunale“, numër ...).

Neni 4 i Ligjit mbi taksat administrative përcakton që tarifën për taksën administrative nga kompetencat e komunës, Kryeqytetit, komunës në kuadër të Kryeqytetit si dhe Qytetit mbretëror e përcakton organi kompetent i komunës, me miratimin e Qeverisës së Malit të Zi.

Neni 7 paragrafi 1 pika 3 e Ligjit mbi finansimin e vetëqeverisjes lokale përshkruan që të ardhurat personale të komunës janë taksat lokale administrative, në përputhje me ligjin.

Neni 38 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale përshkruan që Kuvendi i Komunës paraqet dhe përcakton tatimet komunale, tarifat, kompensimet si dhe të ardhurat e tjera personale.

Neni 53 paragrafi 1 alineja 8 e Statutit të Komunës së Tuzit përshkruan që Kuvendi i Komunës paraqet dhe përcakton tatimet komunale, tarifat, kompensimet si dhe të ardhurat e tjera personale, derisa neni 53 paragrafi 1 alineja 2 përshkruan aktet që Kuvendi i sjellë në kryerjen e detyrës nga fushëveprimi i tij.

II ARSYEJA E SJELLJES

Kuvendi i Malit të Zi me 6 mars të vitit 2019 ka sjellë Ligjin mbi taksat administrative. Me nenin 24 të Ligjit është përcaktuar që komunat janë të detyruara që rregulloret e tyre t’i harmonizojnë me të njëjtin deri më 31 korrik të vitit 2019, ashtu që filluam me punimin e këtij vendimi.

III PËRMBAJTJA E VENDIMIT

Me këtë vendim është përcaktuar lënda, ppërdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore, si bëhet përcaktimi i lartësisë së taksës administrative, që të ardhurat nga taksa janë pjesë e buxhetit të Komunës, aplikimi adekuat për të gjitha që nuk janë të përcaktuara me ketë vendim, e janë të rregulluara me ligj.

Me dispozitat kalimtare të vendimit të propozuar është përcaktuar mënyra e pagesës së taksës për shkresa dhe veprime pranë organeve të administratës lokale për të cilat detyra e pagesës së taksës ka filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, si dhe numri tarifor 18 do të zbatohet deri në hyrjen në fuqi të Programit për vendosjen e objekteve të përkohshme, për arsye se në përputhje me aktvendimet nga Ligji mbi planifikimin hapësinorë dhe ndërtimin e objekteve, do të bëhet pagesa e kompensimit në procedurën e lëshimit të lejes për vendosjen e objekteve të përkohshme, në pajtim me rregulloren e Qeverisë së Malit të Zi me të cilën është përcaktuar lartësia e këtij kompensimi.

Pjesë përbërëse e këtij vendimi është edhe tarifa e Taksës, me të cilën janë të përshkruara taksat administrative të cilat paguhen për shkresa dhe veprime pranë organeve të administratës lokale. Për shkresat dhe veprimet të cilat janë të ngjashme, shkresat dhe veprimet pranë organeve të administratës shtetërore, tarifat janë të përcaktuara deri në shumën që është e përcaktuar me Ligj, derisa për shkresa dhe veprime pranë organeve të administratës lokale, në bazë të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale si dhe rregullave të tjera materiale, të cilat nuk janë të përshkruara me Ligjin mbi taksat administrative, janë të përcaktuara taksat në kufijtë të cilët Ligji i përshkruan për shkresa dhe veprime pranë organeve të administratës shtetërore.